| Prishtinė | ![]() |
| 18° |

Albin Kurti
Sipas Fondit Monetar Ndėrkombėtar, nė tre vjetėt e fundit ēmimet e ushqimit nė botė, nė pėrgjithėsi, janė ngritur pėr 61%. Nga ana tjetėr, qytetarėt e Kosovės i shpenzojnė rreth 70% tė tė ardhurave tė tyre mujore pėr ushqim. Shėnimi i parė tregon qė kriza financiare globale doemos ka pasur edhe pasoja sociale nė rritje.
Ēmimet e larta tė prodhimeve ushqimore kanė bėrė qė miliona njerėz tė shtresės sė mesme tė bien nė shtresėn e varfėr, ndėrkaq edhe mė shumė se aq qė i pėrkisnin shtresės sė varfėr tė hyjnė nė varfėri tė thellė, ku ushqimi i pamjaftueshėm dhe uria kronike rrėnojnė shėndetin e popullsisė dhe shkaktojnė vdekje tė parakohshme.
Ndėrkaq, fakti i dytė qė thotė se qytetarėt e Kosovės, marrė nė tėrėsi dhe mesatarisht, harxhojnė 70% tė parave tė tyre pėr ushqim, nuk tregon qė ata ushqehen mirė apo qė blejnė prodhime ushqimore tė shtrenjta. Pėrkundrazi, kjo na rrėfen pėr jetėn e qytetarėve tė Kosovės qė ėshtė kryesisht mbijetesė: pasi qė i shpenzojnė paratė pėr ushqime elementare atyre nuk u mbetet as njė e treta e tė ardhurave pėr gjėra tė tjera. Kėsisoj, jemi nė rang mė tė ulėt sesa qytetarėt perėndimorė shumica dėrrmuese e tė cilėve pėrkundėr krizės vazhdojnė tė harxhojnė mė sė shumti para pėr transport e banim, mė parė se pėr ushqim.
Sido qė tė jetė, nė kėtė krizė qė sa vie e thellohet jo vetėm te ne, mė sė miri po gjenden vendet qė prodhojnė, pra vendet qė krijojnė vlerė tė shtuar pėrmes prodhimit vendės nė kontrast nga profiti qė sigurohej prej degėve tė tjera tė ekonomisė siē janė shėrbimet apo financat. Prodhimi vetjak po dėshmohet si kyē nė tejkalimin e suksesshėm tė kėsaj krize qė nisi nė shtator tė vitit 2008, e sė cilės duket se tash pėr tash ia kemi parė vetėm fillimin. Njėkohėsisht, prodhimi vendės ėshtė shumė mė i pėrshtatshėm edhe pėr sa i pėrket zvogėlimit tė ndotjes sė ambientit pėr shkak se njė pjesė e konsiderueshme e ndotjes vjen pikėrisht prej transportit tė madh qė ėshtė karakteristik pėr importin e mallrave nga vendet e huaja.
Shtetet me qeveri tė menēura dhe tė ndershme po i forcojnė prodhuesit e tyre vendorė sepse forcimi i tyre mandej po pėrkthehet nė forcim tė shtetit. Investimi nė prodhues tė vendit po vėrtetohet si i levėrdishėm. Edhe te ne, prodhuesi i fuqishėm i Kosovės do ta forconte shtetin e Kosovės. Mirėpo, kėtė gjė duket se nuk e do Qeveria e Kosovės. Sepse ajo e ushtron pushtetin e vet nė llogari tė shtetit tė Kosovės. Ky pushtet do shtet tė dobėt qė tė jetė vetė i fortė. I kėtillė ėshtė modeli qeverisės nė Kosovė; e kėtillė ėshtė mynxyra qė e ka pllakosur popullin e Kosovės.
Varėsinė e dikurshme politike e institucionale tė Kosovės nga Serbia, kjo Qeveri po na e mirėmban si varėsi ekonomike dhe tregtare tė Kosovės nga Serbia. E, varėsia ekonomike e tregtare, herėt a vonė, bėhet (sėrish) varėsi politike.
Qeverisė sė Kosovės mė kollaj i vjen qė ta mbushė buxhetin e Kosovės nė kufi, pra nga doganat qė taksojnė importin. Mė shumė se 12 vjet pas pėrfundimit tė luftės, edhe mė tutje tre ēereku i buxhetit tė Kosovės realizohet nėpėr kufijtė e vendit. Arka e shtetit mbushet nė kufijtė e shtetit. Kjo Qeveri pėrton ndryshe, nuk di ndryshe apo s'ka interes ndryshe?
Tė trija kėto, por ama nė kohė tė ndryshme. Mbase nė fillim, para njė dekade, as qė kanė ditur ndryshe, mė pastaj kanė pėrtuar qė tė ndryshojnė mėnyrėn me tė cilėn u familjarizuan sė tepėrmi, dhe, nė fund, as kanė pasur interes qė tė veprojnė ndryshe, pėr shkak se tashmė po pėrfitonin aq shumė pėr veten e tyre pikėrisht me kėtė mėnyrė.
Pika e dytė e vendimit tė 7 dhjetorit tė vitit 2011, tė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, e qė tash njihet si vendimi pėr reciprocitet tė plotė me Serbinė, thotė qė Ministria e Tregtisė dhe Industrisė duhet ta nxisė dhe udhėheq bashkėpunimin me prodhuesit vendor dhe ndėrmarrjet tregtare pėr gjetjen e zėvendėsimeve pėr produktet e importuara nga Serbia. Asgjė, ama bash asgjė, s'ėshtė bėrė gjer mė sot nė kėtė drejtim. Mbase edhe s'ka mundur tė jetė ndryshe: kjo Ministri qysh nė emėrtimin e saj sė pari e vendos tregtinė e pastaj industrinė. E, kur i ipet pėrparėsi tregtisė, s'mbetet mė fort vend pėr industrinė, apo jo?
Makthi i prodhuesve vendės nė Kosovė vazhdon tė jetė Serbia. Sidomos tani qė u provua dobia e reciprocitetit tregtar me Serbinė prej 26 korrikut e deri mė 15 shtator 2011. Pasha ato 50 ditė nė gjithė kėto 12 vjet, shprehen prodhuesit vendės nė Kosovė. Sot, mielli, qumėshti, uji, ėmbėlsirat, deterxhentet, barnat e tullat vijnė nė sasi enorme nga Serbia. Prodhuesit bujqėsorė, zejtarė e industrialė tė Kosovės po bėhen tė pashpresė.
Serbia i subvencionon prodhuesit e saj qė duke vėrshuar Kosovėn me mallrat e tyre e uzurpojnė tregun e Kosovės. Mbi 7 miliardė euro i ka vjelur ajo nga qytetarėt e Kosovės, tė shndėrruar nė konsumatorė tė Serbisė. Nė anėn tjetėr, Serbia nuk njeh asnjė dokument tė prodhuesve tė Kosovės, qė do tė dėshironin ta pėrdorin Serbinė si treg ose si vend transit pėr eksportet e tyre.
Pėrveē masakrave tė shumta qė lanė mbi 12.000 civilė tė vrarė gjatė luftės, Serbia ka rrėnuar, dėmtuar ose djegur 120.000 shtėpi tė shqiptarėve nė Kosovė, ka vrarė 60% tė bagėtive dhe i ka djegur ose plaēkitur shumicėn e traktorėve qė posedonin bujqit shqiptarė. Pra, ajo ka synuar tė eliminojė jo vetėm mundėsitė banuese jetėsore tė shqiptarėve tė Kosovės, por edhe potencialin e tyre prodhues zhvillimor. Serbia qė dikur na deshi si tokė tė djegur sot na pėrdor si konsumatorė tė tregut tė saj.
Qeveria e Kosovės i rri asaj gatitu: atėherė kur Serbisė ia hap kufirin sėrish, atėherė kur Serbisė ia toleron strukturat ilegale sėrish, atėherė kur Serbisė i shkon nė bisedime sėrish.
Prodhuesit e Kosovės janė kryesisht prodhues tė mallrave ushqimore. Kosova ėshtė njė vend qė shpenzon mė sė shumti nė ushqim mu pse ėshtė kaq e varfėr. Jetojmė nė njė botė tė cilėn kriza e pandalshme po e bėn pėrherė e mė tė varfėr. Bllokimi i mallrave tė Serbisė nė kufi, si njė ndėr aspektet e reciprocitetit me Serbinė, pėrveēse parimor e i drejtė ėshtė gjithsesi edhe i dobishėm.
Dini45 (Gjermani): 13-01-2012 11:56
Fati (Vjene): 12-01-2012 14:30
no comment (prishtinw): 12-01-2012 10:22
Felixi (Peje): 11-01-2012 19:19
dikushi (Kosova): 11-01-2012 17:32
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 