| Prishtinė | ![]() |
| 18° |

Andrea Lorenzo Capussela
Nė ēdo pėrvjetor tė shpalljes sė pavarėsisė, institucioni i presidentit tė Kosovės ka falur dhjetėra kriminelė. Po afrohet i katėrti, dhe unė besoj se kjo ēėshtje duhet tė diskutohet.
Amnistitė dhe faljet janė masa tė jashtėzakonshme sepse demokracitė priren ti besojnė ligjeve dhe gjykatave tė tyre.
Amnistitė zakonisht vendosen nga parlamentet, dhe nė pėrgjithėsi e respektojnė parimin e barazisė, sepse ato vlejnė pėr tė gjithė ata qė janė nė tė njėjtėn situatė. Anasjelltas, faljet janė tė parapara pėr rastet nė tė cilat zbatimi i ligjit ka rėnė nė konflikt me nocionin e drejtėsisė tė njė shoqėrie: ato, zakonisht prerogativė e kreut tė shtetit, janė aq tė lidhura me karakterin specifik tė secilit rast saqė elementi i barazisė zakonisht svjen nė shprehje.
Kushtetuta e Kosovės nuk lejon amnistitė, pėr shkak tė dyshimeve se mėshira mund tė abuzohet, por i lejon presidentit tė falė nė raste individuale, njė kompetencė e posaēme thotė ligji e cila ėshtė e menduar jo si mjet rutine, por si njė mjet rrallė i pėrdorshėm pėr tė shpėrblyer shfaqjet e jashtėzakonshme tė karakterit dhe sjelljes, apo pėr tė adresuar ēėshtjet serioze humanitare.
Presidenti ka falur 72 kriminelė mė 2009, 62 mė 2010, dhe 103 mė 2011, ēdo herė nėpėrmjet tė njė dekreti tė vetėm. Mesatarja ėshtė 79 falje nė vit, qė ėshtė ekuivalente e 5.4% tė popullatės sė burgjeve (1.450 mė 2010), dhe i bie se falet ēdo i 18-ti kriminel. Pėr krahasim, nė Itali mesatarja vjeēare ėshtė 3.4%, ekuivalente e 0.005% tė popullatės sė burgjeve (67.961 mė 2011), dhe i bie se falet ēdo i 19.988-i kriminel. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė katėr herė mė tė rrepta se Italia.
Kosova ėshtė (nė kuptimin e plotė tė fjalės) njėmijė herė mė e mėshirshme. Po ashtu, presidentėt italianė dhe veēanėrisht ata amerikane rrallė falin dėnimet me burgim, derisa Kosova fal vetėm ato, dhe pėrderisa presidentėt amerikanė nuk kanė falur askėnd nė katėr prej njėmbėdhjetė vjetėve tė fundit, Kosova ka falur edhe kur nuk ka pasur president (dekreti i 2011-ės ishte nėnshkruar nga ushtruesi i detyrės sė presidentit, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi).
Qartazi kėto janė amnisti tė maskuara, tė kamufluara si falje vetėm pėr tė tejkaluar kushtetutėn, dhe janė mė tė kėqija sesa amnistitė e vėrteta (hipotetike), sepse tė falurit zgjidhen nė mėnyrė arbitrare nga presidenti, dhe nuk zgjidhen sipas kriterit tė pėrgjithshėm tė vėnė nga Parlamenti pas njė debati tė hapur dhe nė pėrputhje me parimin e barazisė. Shumė prej faljeve gjithashtu shkelin ndarjen e pushteteve, sepse janė falur personat qė kishin kėrkuar pėr lirim tė hershėm nga burgu, mbi bazėn e sjelljes sė mirė, dhe qė ishin refuzuar nga autoriteti gjyqėsor: presidenti me efekt i ka hedhur poshtė kėto vendime. Kėto janė shkelje flagrante tė ligjit dhe tė kushtetutės.
Unė besoj se problemi parėsor i Kosovės ėshtė dobėsia e sundimit tė ligjit, e cila i dėmton institucionet e saj, e ngulfat ekonominė e saj, e dėmton besueshmėrinė ndėrkombėtare tė saj dhe i gėrryen themelet e kontratės sociale: pėrveē manipulimeve tė dukshme ashiqare nė zgjedhje, qė po ashtu kanė ndodhur nė Kosovė, ėshtė vėshtirė tė imagjinohet njė sfidė mė e fuqishme simbolike pėr bash nocionin e sundimit tė ligjit se lirimi i paligjshėm dhe arbitrar i dhjetėra kriminelėve ēdo vit nga kreu i shtetit.
Dhe, natyrisht, amnistitė e shumta dhe tė pėrsėritura gjenerojnė mė shumė krim, shkalla e tė cilit veēse ėshtė e lartė nė Kosovė, pikėrisht pėr shkak se ai rrallė ndėshkohet: me kėtė ritėm, gjatė katėr vjetėve ēdo kriminel ka gjasa prej mė shumė se 20% pėr tu falur.
Mediet kanė raportuar se presidenti i ka dhėnė kėto amnisti tė paligjshme dhe tė pamoralshme pėr tė shėnuar pėrvjetorin e shpalljes sė pavarėsisė. Mesazhi i supozuar mund tė mos jetė i menduar, por ėshtė i tmerrshėm.
E, megjithatė, asnjė fjalė nuk ėshtė thėnė pėr kėto amnisti. Zyra Civile Ndėrkombėtare (ICO) dhe Misioni i Bashkimit Evropian pėr Sundimin e Ligjit (EULEX), duhet tė kishin intervenuar, sepse e para mbikėqyr Kosovėn, ndėrsa e dyta shpenzon dhjetėra miliona nga paratė e BE-sė pikėrisht pėr tė ēuar kriminelėt nė burg. Ata nuk intervenuar sepse preferojnė qėndrueshmėri politike dhe sepse qartazi padronėt e tyre nė BE dhe SHBA nuk u kanė bėrė trysni pėr tė vepruar.
Amnistitė sishin pjesė e problemeve tė punės sime: kam mėsuar shumė vonė pėr amnistitė e dy vjetėve tė parė dhe i kam kėrkuar ICO-sė ti ndalojė nė vitin e tretė. Nuk pata sukses, sepse ky rast pasqyron aq mirė tregimin e Kosovės ku rregullat janė tė mira, por shpesh shpėrfillen nga institucionet. Duke e ngritur kėtė ēėshtje, kolegėt e mi do tė kishin rėnė nė kontradiktė me shumicėn e gjėrave qė kanė thėnė nė katėr vjetėt e fundit; kėtė nuk mund ta bėnin, sepse kur Perandoresha viziton njė fshat tė Potemkinit, shikimi prapa fasadės ėshtė gabim i pafalshėm.
Por, mbikėqyrėsit ndėrkombėtarė mund tė rrezikonin tė mos intervenonin edhe sepse amnistitė nuk ndeshnin nė kritika nga mediet apo shoqėria civile: heshtja e tyre dėshmon se sa e pambrojtur ėshtė Kosova para abuzimit tė pushtetit publik, dhe sugjeron nėse shihet bashkė me reagimet e dobėta kundėr manipulimeve zgjedhore nė fund tė 2010-ės se elektorati beson qė sistemi ėshtė i paaftė pėr ti korrigjuar gabimet e tij. Kjo mund tė nėnkuptojė se Kosova, e cila vuan nga varfėria dhe papunėsia shumė e lartė, ėshtė mė pak e qėndrueshme politikisht sesa duket.
Kėshtu, kėto amnisti tė papranueshme janė vetėm manifestim i problemeve tė thella nė qeverisjen e Kosovės dhe nė cilėsinė e demokracisė sė saj.
Anėtarėt e elitės sė Kosovės, pėrfshirė ata qė tani janė nė opozitė, me shumė gjasė tashmė i kanė dėrguar presidentes sė vendit listat e tyre tė personave qė do tė falen mė 17 shkurt tė kėtij viti: tė afėrmit, miqtė, klientėt dhe mbase edhe ata qė e meritojnė me tė vėrtetė. Nuk duhet tė pritet shumė nga ICO-ja: maksimumi, ata do tė mundohen tė ndikojnė qė tė ulet numri i faljeve (qė ėshtė e pakuptimtė nėse merret parasysh madhėsia e ēfarėdo numri mė tė madh se 1 apo 2, krahasuar me shembujt amerikanė dhe italianė), dhe mund tė sugjerojnė shtyrjen e faljeve, pėr tė shmangur lidhjen me Ditėn e Pavarėsisė.
Presidentja e re ka qenė zyrtare e lartė policore dhe duket tė jetė mė e mirė sesa paraardhėsit e saj. Por, asaj ende i mungon ndikimi politik, dhe nėse ajo do tė pėrpiqet tė ndjekė ligjin, ajo me gjasė do tė dėshtojė: vetėm ambasada e Shteteve tė Bashkuara mund ti japė asaj mbėshtetje tė mjaftueshme pėr ti rezistuar trysnive me tė cilat do tė pėrballet. Nėse ajo do tė dėshtojė, ajo ende mund ti bėjė njė shėrbim bashkėqytetarėve tė saj, duke dhėnė dorėheqje dhe duke shpjeguar arsyen e njė vendimi tė tillė.
Leon (Prishtine): 25-01-2012 10:27
Andrea Lorenzo Capussela (Milano): 24-01-2012 23:30
dardi (gjenev): 24-01-2012 23:11
anaK (Kosove): 24-01-2012 23:02
hoxha (Prizren): 24-01-2012 20:56
samia (prishtine): 24-01-2012 19:49
Kakistokrati (Peje): 24-01-2012 17:13
Sem Luma (Gjermani): 24-01-2012 15:51
MELOS (Prishtine): 24-01-2012 15:40
Skenderi (Kosove): 24-01-2012 12:41
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 