| Prishtinė | ![]() |
| 13° |

Albin Kurti
Asnjė shtet, popullsia e tė cilit ka qenė gati 100% pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian, nuk ka hyrė nė BE. Vetėm atėherė kur ekziston njė pėrqindje e konsiderueshme e kundėrshtarėve tė aderimit nė BE, disi piqen kushtet pėr tė hyrė nė BE. Kėsisoj, nėse e gjithė popullsia jonė ėshtė pėr inkuadrim tė Kosovės nė BE, kjo vetėm sa paraqet njė garanci shtesė qė nuk do tė inkuadrohemi nė BE.
Nė vitet e 90-ta, thuajse tė gjithė kroatėt ishin pėr anėtarėsimin e Kroacisė nė BE. Por, atėbotė Kroacia ishte aq larg prej BE-sė. Kroacisė iu deshėn mė shumė se dy dekada pavarėsi tė shpallur dhe mbi 16 vjet prej se pėrfundoi lufta atje, qė ti bashkohet familjes sė Bashkimit Evropian. Tė dielėn qė shkoi, nė referendumin e organizuar, 66% tė qytetarėve tė Kroacisė u deklaruan PĖR anėtarėsim nė BE.
Megjithatė, kjo shumicė prej dy tė tretave ishte shumicė e pakicės prej 44% qė dolėn nė referendum. Rrjedhimisht, PĖR anėtarėsimin e Kroacisė nė BE votuan mė pak se 30% tė trupit elektoral qė do tė thotė se as ēdo i treti qytetar i moshės madhore nė Kroaci nuk votoi PĖR hyrjen e shtetit tė tyre nė BE.
Ngjashėm ėshtė situata edhe me shtetet qė mė herėt u bėnė anėtare tė BE-sė. Kėshtu, Finlanda votoi PĖR anėtarėsim nė BE me 57% tė 71% tė trupit tė vet elektoral, Estonia me 67% tė 64%, Austria me 67% tė 82%, Ēekia me 77% tė 55% etj. Pra, referendumet janė mbajtur atėherė kur kishte debate jo tė lehta rreth anėtarėsimit nė BE, e nė tė cilat subjektet e ndryshme politike e shoqėrore kanė argumentuar pėr e kundėr anėtarėsimit tė vendit tė tyre.
Nė ato debate publike e parlamentare janė shoshitur gjerė e gjatė pėrparėsitė e mangėsitė, dobitė dhe dėmet e anėtarėsimit nė BE. Pra, kėto shtete nė prag tė anėtarėsimit tė tyre e kanė trajtuar Bashkimin Evropian si interes tė kalkulueshėm dhe jo thjesht si vlerė tė padiskutueshme. Prej ēėshtjeve tė sigurisė kombėtare dhe sovranitetit shtetėror e deri te ndikimet nė degėt mė tė ngushta tė industrisė janė trajtuar nga pikėpamja e asaj qė fiton ose humbet shteti i veēantė atėherė kur anėtarėsohet nė BE.
Qytetarėt i kanė pėrcjellė ato diskutime dhe kanė marrė edhe vetė ata pjesė nė to nė forma tė ndryshme para se ti drejtohen kutive tė votimit nė referendum. Tė rralla janė rastet, e ndoshta edhe nuk ka ndonjė shembull tjetėr pėrpos Sllovenisė, kur pėr njė shtet mund tė thuhet qė mė shumė se gjysma e trupit elektoral tė tij ka votuar PĖR anėtarėsimin e atij vendi nė BE.
Mbase edhe smund tė jetė ndryshe. Vetėm njė shoqėri qė e ka tė zhvilluar mendimin kritik, vetėm njė qytetari dhe shtet ku opozita pėr asnjė ēėshtje, qoftė ajo edhe pėr atė tė inkuadrimit nė BE, nuk ėshtė as e margjinalizuar dhe as e vogėl, arrin tė inkuadrohet nė Bashkimin Evropian.
Pėrderisa dėshirohet nė mėnyrė absolute anėtarėsimi nė BE, ai shtet dhe populli i tij do tė presin e dėshirojnė edhe shumė gjatė njė anėtarėsim tė tillė.
Filozofia moderne konsiderohet se nis pikėrisht me Rene Dekartin, i cili na mėson qė rruga pėr tek e vėrteta ėshtė ajo e metodės sė dyshimit sistematik.
Ky ėshtė edhe gurthemeli i filozofisė kontinentale evropiane, i cili e ngrit nė piedestal kritikėn pėrmes racionalistėve dhe mandej vetėm sa e pėrforcon atė duke ua kundėrvėnė atyre empiristėt. Tash duket qė kjo shprehet mu te rezultatet e refrendumeve pėr anėtarėsim tė shteteve tė veēanta nė Bashkimin Evropian, popullsitė e tė cilave vazhdimisht dyshojnė derisa dakordohen nė fund pėr tiu bashkangjitur BE-sė.
Anėtarėsimi nė BE rreshtohet gjithsesi nė anėn e mendimit kritik pėrkundrejt uniformitetit tė konsensusit. Ata pajtohen sepse ka jo pak prej atyre qė nuk janė pajtuar.
Mungesa e mbėshtetjes absolute pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian ėshtė dėshmi edhe e njė lloj vetėrespekti tė shteteve qė i bashkohen BE-sė. Njė lloj vetėpėrmbajtje para anėtarėsimit ėshtė treguar si shenjė e pjekurisė pėr anėtarsim dhe e ka pėrshpejtuar anėtarėsimin.
Nė BE nuk hyn pse e do BE-nė, por pse e respekton veten. Vetėm kur ta respektosh veten tė do BE-ja. Vetėrespekti na shfaqet si kusht pėr respekt tė ndėrsjelltė. Dhe, vetėm atėherė, me rastin e anėtarėsimit tė njė shteti nė BE, kemi edhe interesin e dyanshėm. Nga respekti e dashuria e njėanshme ka interes tė njėanshėm qė smund tė shndėrrohet nė marrėveshje tė pėrbashkėt me BE-nė dhe as anėtarėsim nė BE.
Kosova nuk mund tė anėtarėsohet nė BE duke e dashur e respektuar mė shumė BE-nė sesa vetveten. Kjo ėshtė nė kundėrshtim me idenė e BE-sė dhe mėnyrėn e zgjerimit tė saj. Prandaj, fakti se ne himnit tonė ia vėmė emrin Evropa tregon se sa larg jemi anėtarėsimit nė BE.
I gjithė investimi i Kosovės pėr anėtarėsim nė BE konsiston te pėrmirėsimi i imazhit. Fjalėt qė thuhen, tekstet qė shkruhen, sjelljet qė praktikohen dhe paratė qė harxhohen vihen nė funksion tė imazhit sa mė tė mirė tė Kosovės, ndėrkohė qė krejt kėto nuk bėjnė as 1% tė pėrshtypjes qė krijojnė korrupsioni, kontrabanda e kriminaliteti, varfėria, papunėsia e arsmimi i dobėt, bisedimet vetėposhtėruese me Serbinė, moskontrollimi i kufijve e mungesa e integritetit territorial.
Ne pėrpiqemi tė dukemi ashtu qysh besojmė se ėshtė mirė tė dukemi pėr syrin e Brukselit, teksa vetėzbrazemi nga vullneti dhe pajisemi me sytė e tjetrit qė duam tė na pranojė. E, qasje mė tė sigurt pėr tė mos na pranuar sbesoj tė ketė.
Mendojmė qė nėse nuk ka protesta e greva, atėherė nė Bruksel do tė thonė qė ky vend spaska probleme dhe, rrjedhimisht, do tė na ftojnė tė anėtarėsohemi. E shpėrfillim faktin qė Brukseli shikon shifrat tona socio-ekonomike, politike, administrative e ato tė sigurisė, e tė cilat rrėfejnė pėr njė realitet krejt tjetėrfare prej atij qė e portretizojnė qeveritarėt e buzėqeshur. Dhe, kur kihen parasysh ato shifra, atėherė ne dukemi shumė keq mu pse nuk protestojmė e nuk bėjmė greva.
Njė gjendje si kjo e Kosovės me kėtė mjerim social, pasiguri politike e stagnim ekonomik, nėse kombinohet me mungesė tė reagimit aktiv qytetar, shoqėror e institucional, do tė na e spostojė madje edhe tė shumėpėrfolurin liberalizim tė vizave.
Thjesht, kur zyrtarėt nga Brukseli e shohin heshtjen kosovare ndaj realitetit tė zymtė nė vend, ata kurrė sdo ta bėjnė as liberalizimin e vizave pėr Kosovėn se lėre diē mė shumė: mendimi i vetėm qė atyre do tu sillet nė kokė ėshtė qė qytetarėt e Kosovės janė tė qetė sepse po pėrgatiten ta braktisin vendin me shansin e parė qė do tua japė liberalizimi i vizave. Janė protestat, peticionet, grevat e demonstratat nė Kosovė si shprehje e pakėkaqėisė sė qytetarėve qė duan ndryshime ajo qė do ta pėrshpejtonte liberalizimin e vizave pėr Kosovėn. Sepse, asisoj, sinjali qė do tė dėrgohej do tė ishte ai i njė qytetarie qė ka vendosur tė jetojė nė Kosovė dhe pėr kėtė arsye dėshiron qė ta pėrmirėsojė Kosovėn dhe jetėn nė tė.
Le tė mos harrojmė qė Kosova nuk e fitoi pavarėsinė pse dukej bukur por pse dukej keq. Lufta qė u zhvillua, vuajtjet e humbjet tona, janė rruga e gjatė qė u kalua drejt pavarėsisė. Mandej, pavarėsia qė u shpall para katėr vjetėsh ishte veēse zbritje prej pavarėsisė, e cila edhe ishte e drejtė jona por edhe e meritonim. Ata qė sjanė mė, dėshmorėt e martirėt e kombit, e sollėn pavarėsinė e Kosovės, kurse qeveritarėt e ndryshėm e zvogėluan atė nė llojin dhe nivelin e pavarėsisė tė tillė ēfarė ajo u shpall nė vitin 2008. Zbritja nuk ka mbaruar. Ajo sdo tė pėrfundojė pa u ngritur qytetaria.
Nė shtetin e pavarur tė Kosovės nuk kemi as liri tė Republikės dhe as liri brenda Republikės. Madje, liria brenda Republikės po shtypet nė mėnyrė qė liria e Republikės tė zvogėlohet. Qeveria lufton me aq zell tė madh protestat paqėsore dhe lirinė pėr to brenda Republikės, ashtu qė pastaj nė bisedime me Serbinė ta zvogėlojė lirinė e Republikės dhe vetė Republikėn.
Alberti (Prishtin): 31-01-2012 22:11
Fati (Vjene): 31-01-2012 12:32
Besim BE-ja (Respektistan): 27-01-2012 09:37
fatmiri (Londer): 26-01-2012 12:07
Burim (Prishtine): 26-01-2012 09:36
patrioti me zemer te thyer (londer): 25-01-2012 23:18
Luka (Te Kroni): 25-01-2012 21:07
burri (germany): 25-01-2012 20:37
alban (kosove): 25-01-2012 19:42
Bler (Germany): 25-01-2012 19:32
iliri (zvicerr): 25-01-2012 18:55
Pejoni (Holande): 25-01-2012 17:48
Agroni (Prishtine): 25-01-2012 17:43
dani (eurgrop): 25-01-2012 16:27
Kqyr Me Sy Se S\'asht Per Ty (Peje): 25-01-2012 15:39
lexuesi (prishtine): 25-01-2012 15:34
Endrit (prishtine): 25-01-2012 14:46
gjilan(asi) (gjilan): 25-01-2012 14:45
Bekimi (Mitrovicë): 25-01-2012 14:25
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 