Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
13°
26-01-2012 | 12:08 CET
SHKRUAN
Agon Maliqi

Shkolla ligjore dhe beteja pėr Prizrenin

Agon Maliqi

Pasi qė mė 14 janar dha dajak nė stilin e Lukashenkos dhe ua pėrēoi kundėrshtarėve politikė njė mesazh frikėsues, nė protestėn e dytė, kryeministri Thaēi u tėrhoq nga strategjia e kėrbaēit.

Dhuna e tepruar e policisė irritoi gjerėsisht shoqėrinė, duke pėrfshirė edhe ata qė s'janė mbėshtetės tė VV-sė. Ky fakt duhet ta ketė shtyrė kryeministrin qė tė rimendohej pėr qasjen agresive dhe kundėrligjore ndaj protestave.

Edhe vetė thelbin e mosmarrėveshjes (ēėshtjen e mocionit) ai e ēoi aty ku duhej - nė Kuvend, duke ia eliminuar kėshtu VV-sė argumentin legjitim se qeveria nuk po i zbatonte vendimet e institucionit mė tė lartė tė shtetit.

Pėr Thaēin, ligji mbetet njė leckė e pėrdorshme vetėm nė rastet e pėrshtatshmėrisė politike. Dashuria e tij retorike pėr rendin institucional, e shpėrfaqur zhurmshėm para protestės sė parė, e bėn tė pamundur gjetjen e ndonjė sinonimi mė tė pėrshtatshėm dhe mė tė fortė pėr fjalėn hipokrizi.

Ēfarė e pengon kryeministrin qė, pėr shembull, t'i vėrsulė forcat e rendit drejt vjedhėsve tė votės apo cubave tė parasė publike?

Zbutja e Thaēit megjithatė nxjerr sheshit diēka pozitive. Ndoshta s'mund tė flasim pėr ndonjė pėrmirėsim tė tijin tė sinqertė, por gjithsesi ėshtė i dukshėm njėfarė emancipimi i vockėl i shoqėrisė.

Kam pėrshtypjen se reagimet e opinionit, qofshin kėto komentet e ndryshme nėpėr media, apo edhe protestat si ajo e organizuar nga OJQ-tė, po e arrijnė njėfarė efekti nė frenimin e impulseve tė shfrenuara tė politikanėve. U pėrēua dhe u pranua mesazhi se dhuna ėshtė e papranueshme.

Nė kėtė drejtim, njėlloj pozitive sa zbutja e Thaēit ishe edhe tėrheqja e VV-sė nga protesta, e sidomos vendimi i saj pėr ta dėrguar ēėshtjen e mocionit nė Gjykatė Kushtetuese.

Sikur edhe agjenda politike e VV-sė tė ndiqte kėtė trajektore tė moderimit, duke u shkundur nga botėkuptimet dogmatike dhe regresive, atėherė Kosova do tė fitonte jo vetėm njė opozitė tė vėrtetė ndaj pushtetit (gjė qė VV-ja tashmė ėshtė), por edhe njė alternativė mė tė mirė kundėr tij.

Por tė kthehemi te sundimi i ligjit.

Gjatė dy viteve tė fundit, pėr shkak tė njė vargu zhvillimesh dramatike politike, shoqėria jonė kolektivisht kaloi nėpėr njėfarė shkolle ligjore.

Shkarkimi i dy presidentėve nga Gjykata Kushtetuese, por edhe disa vendime tė tjera tė saja (si psh. kthimi i ligjit pėr privilegjet e deputetėve), jo vetėm qė na mėsuan pėr rėndėsinė e pushteteve tė ndara, por edhe na vetėdijesuan pėr hapėsirėn (sado tė kufizuar) qė ekziston pėr t'i kanalizuar betejat politike pėrmes mekanizmave tė sistemit.

Vendimi i VV-sė pėr t'iu drejtuar GJK-sė ėshtė indikacion i kėsaj rritjeje tė besueshmėrisė ndaj sistemit dhe tė krijon pėrshtypjen se ne megjithatė po ndėrtojmė shtet; se mund t'i ndjekim bindjet tona duke e forcuar njėkohėsisht logjikėn e shtetit ligjor.

Natyrisht, shumė njerėz (sidomos tifozėt partiakė), janė cinikė dhe pėrēmues ndaj atyre qė i japin prioritet sundimit tė ligjit para agjendave politike ("liberal naivė", na quajnė). Kjo s'ėshtė e habitshme. Edhe nė sport askush nuk bėn tifozllėk pėr arbitrin.

Matrapazėt flasin me cinizėm pėr sundimin e ligjit meqė ai u pengon nė pėrpjekjet pėr tė abuzuar me pushtetin.

Nė anėn tjetėr, janė idealistėt dogmat, "zotėruesit e tė vėrtetave supreme" - ata qė mendojnė se idetė dhe teoritė e tyre vlejnė mė shumė se votat e sovranit. Kėtyre sundimi i ligjit u shfaqet si pengesė nė pėrpjekjet pėr t'ia imponuar bindjet shoqėrisė.

Por ja qė pėr rregullat ia vlen tė luftohet, edhe nėse tė gjitha palėt tė shajnė si arbitrin nė njė ndeshje sportive.

Rendi ligjor – ky konsensus elementar i shoqėrisė qė rregullon marrėdhėniet ndėrnjerėzore – pėrbėn thelbin e demokracisė liberale, parakushtin e ēfarėdo pėrparimi dhe gurthemelin e civilizimit modern.

Nė shtete tė brishta si Kosova, ky rend ligjor ėshtė si njė kullė prej letre e cila mund tė shembet lehtėsisht nga frymėt rrėmbyese tė politikės.

Javėn e kaluar kėsaj kulle i frynė tė gjithė. Nuk ka ndonjė dallim mes dėshirės sė VV-sė pėr ta marrė ligjin nė duart e veta dhe injorimit qė Thaēi i bėri vendimeve tė Kuvendit.

Nxjerrja e mosmarrėveshjeve politike pėrtej kornizave tė ligjit nuk ēon askund pėrveēse nė dhunė e nė rastin mė ekstrem nė luftė civile.

Shqipėrisė iu deshėn ngjarjet e 97-ės qė ta nxirrte kėtė mėsim. Do tė varet nga palėt politike, e sidomos nga institucionet e pavarura si GJK-ja, nėse ne do ta tejkalojmė kėtė "vit shkollor" pa dhimbje, por vetėm duke e forcuar shtetin.

Beteja e radhės pėr forcimin e shtetit ligjor, me karakter lokal por edhe kombėtar, do tė zhvillohet kėtė tė diel nė Prizren.

Atje, pėrmes tė drejtės kushtetuese tė protestės, njė grup qytetarėsh do ta kundėrshtojnė njė ligj absurd qė Kuvendi miratoi pėr qendrėn historike tė qytetit. Ky ligj esencialisht i lė liritė e prizrenasve nėn mėshirėn e institucioneve fetare si Kisha Ortodokse Serbe.

Pėr ta kundėrshtuar kėtė ligj tė panevojshėm – njė ligj i cili, siē argumenton bindshėm Hajrulla Ēeku, nuk ėshtė as nė pėrputhje as me Kushtetutėn, as me Pakon e Ahtisaarit e as me vullnetin e qytetarėve tė Prizrenit – kėta tė fundit po i sosin tė gjitha mekanizmat brenda sistemit.

Injorimi i nismave tė tilla nga ana e qeverisė ėshtė akt po aq shtetrrėnues sa disa prej veprimeve tė VV-sė. Nė anėn tjetėr, njė fitore eventuale e qytetarėve tė Prizrenit pėrbrenda sistemit jo vetėm qė do ta largonte njė ligj absurd, por do t'ia shtonte njė tullė betoni, sado tė vogėl, mureve tė kullės sonė prej letre.

Duhet kuptuar pėrfundimisht se janė pikėrisht kėto mure dhe kėto tulla ato qė shėrbejnė si garanci tė lirive dhe tė drejtave tona.

3.6/5 (16 votë/a)

Status quo ante

Albin Kurti Grupi Parlamentar i PDK-sė nuk arriti qė ta kthejė mbrapsht mocionin e Kuvendit tė Kosovės qė rezultoi nga interpelanca me zėvendėskryeministren Edita Tahiri tė enjten qė shkoi. Pika e parė e kėtij mocioni i kushtėzon bisedimet e mėtutjeshme me Serbinė me zgjidhjen...

Cenimi i lirisė sė shprehjes dhe tė medieve

Baton Haxhiu Lidhur me statusin ligjor tė Udhėzuesit 3 tė KPM-sė dhe shkeljes sė lirisė sė fjalės, mungesėn e Ombudspersonit pėr tė mbrojtur opinionin publik nga KPM-ja dhe Ligji Zgjedhor kundėrkushtetues, AGPK-ja ka heshtur pashpjegueshėm nė rastin mė flagrant tė cenimit tė ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Alb-etarja

Muharrem Nitaj Shqipėria dhe Kosova sot, ende nuk kanė arritur tė krijojnė asgjė mė tė pėrba...

Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?

Zejdush Kastrati Pas takimit tė ditės sė hėnė tė kryeministrit Hashim Thaēi me zėvendėskryem...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51