| Prishtinė | ![]() |
| -9° |

Ky ėshtė koncepti nėn tė cilin do tė paketohet trysnia pėr bisedime tė reja mes Prishtinės dhe Beogradit. Kur? Brenda kėtij muaji, menjėherė pasi Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė tė mbyllė siparin e (njėrit prej shumė akteve) dramės shumėvjeēare mes Kosovės dhe Serbisė. Nuk duket se GJND do tė jetė njė epilog, por veē njė kapitull nė betejėn e njohjes qė po zhvillohet nga dy vendet. Dy ēėshtje ngrihen si fillim: ēfarė qėndrimi do tė mbajė GJND dhe ēfarė do tė pėrmbajė "normalizimi"?
Tė parės i dha pėrgjigje njė tryezė 'elefantėsh', - ekspertė tė sė drejtės ndėrkombėtare me reputacion tė padiskutueshėm, - organizuar fundjavėn e kaluar nga instituti RISK dhe Qendra pėr Studime Evropiane nė Universitetin Gent. Fjala pėrgjigje nuk ėshtė e duhura, megjithatė. Nė njė marrėdhėnie gati obsesive me numrin 3, secili nga ekspertėt ndėrtoi tre skenarė tė asaj ēka mund tė pėrpilojė GJND, duke prognozuar se opinioni i formuluar nė Hagė do tė jetė ambivalent, me hapėsirė pėr interpretime tė gjera. Ēka do tė lėrė njėjtė tė pakėnaqura apo tė kėnaqura tė dyja palėt. Sidoqoftė, ai do tė hapė krahun pėr pėrshpejtimin e njohjeve nga njė numėr shtetesh qė nuk kanė mundur ta bėjnė ende.
Me kaq sapo kemi ezauruar lajmin e mirė. Lajmi jo aq i mirė ka tė bėjė me uljen rishtas nė tryezėn e bisedimeve tė politikanėve tė tė dy vendeve. Nė vetvete jo lajm i keq, mund tė shndėrrohet nė tė tillė nėse nuk pėrcaktohen qartė pėrmbajtja dhe qėndrimet.
Rekomandimi i ekspertėve dhe i njė numri evropolitikanėsh ėshtė qė Kosova tė ketė qasje proaktive: t'i kėrkojė vetė bisedimet. Nė njėrėn anė, ky nuk ėshtė rekomandim pėr tu hedhur poshtė. Pėrveē se njė praktikė e njohur dhe e nevojshme nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, qasja proaktive ėshtė edhe njė mėnyrė pėr tė diktuar agjendėn e bisedimeve. Ēėshtja e tė zhdukurve, liria e lėvizjes, sistemi energjetik e tė tjera probleme nuk zgjidhen vetiu! Mirėpo, zor qė bisedimet, pavarėsisht se kush merr nismėn t'i iniciojė, do tė kufizohen nė vetėm kėto tema. Veriu i Kosovės do tė bėhet herėt a vonė kryefjalė e tryezės. Aktualisht po dėgjojmė deklarata pėr 'status special', 'rregullime tė kufijve', 'shkėmbime territoriale'.
Tė gjitha kėto mund tė ishin opsione; asnjė nga variantet e mėsipėrm nuk ka pse tė konsiderohet tabu. Ne e dimė qė Mitrovica ėshtė jashtė kontrollit tė Prishtinės zyrtare prej vitesh tashmė. E kemi tė qartė se po thith energji dhe burime teksa gjendja atje alienon prioritetet qeverisėse. Kuptojmė se popullata serbe aty nuk e njeh dhe as nuk dėshiron tė njohė autoritetin e Prishtinės zyrtare. Jemi stėrvitur tė analizojmė se kur dhe pse nisin trazirat nė veri.
Jemi tė vetėdijshėm se decentralizimi sipas pakos Ahtisari ishte merkantilist nga ana jonė duke qenė se synonte ruajtjen e integritetit territorial tė Kosovės. Por, pyetja qė ngrihet, e qė patjetėr duhet t'i japim pėrgjigje ėshtė "a jemi tė gatshėm pėr njė 'zgjidhje finale?'". A jemi pra tė pėrgatitur pėr njė 'pėrshtatje' tė territoreve, qė do tė hidhte nė ujė ndoshta pakon Ahtisari dhe do tė arrinte me konsensus (nė rastin mė fatlum) njė marrėveshje pėr ndryshime sipas tė cilave Mitrovica veriore i bashkohet Serbisė, zonat shqiptare tė Luginės sė Preshevės i kalojnė Kosovės e mė pas, me njė marrėveshje tė pėrbashkėt Kosova dhe Shqipėria vendosin tė ndėrtojnė shtetin e pėrbashkėt federal?
Ne mund ta zgjerojmė fantazinė - tek e fundit, a nuk ėshtė e vėrtetė qė politikėbėrjes i paraprin vizioni? Mirėpo njė sens realizmi vetėruajtės na pėrkujton se nuk jemi as pėrafėrsisht tė gatshėm tė bisedojmė pėr asnjė nga kėto tema sot. Thellėsisht besoj se Shqipėria dhe Kosova kanė njė tė ardhme bashkė, por aktualisht shoh se ato kanė shumė rrugė pėr tė bėrė pėr t'u afruar nė frontin legjislativ, ekonomik, social, kulturor dhe politik.
Cilido variant tjetėr qė do na ngujonte nė tryezėn e bisedimeve, do tė kishte pėr finale mė pak nga ēdo parashtrohej nė zanafillė, sipas njė logjike dhe metodologjie tė njohur tė negociatave. Do tė pėrfundonim qė "njė status special pėr Mitrovicėn" tė na linte pa tė; qė "shkėmbimi i territoreve" tė rezultonte me tkurrjen nė veri dhe moszgjerimin nė lindje.
Kėsisoj, njė moratorium 10-vjeēar pėr Mitrovicėn duket se bėhet domosdoshmėri. Regjistrim i popullsisė, projekte tė zhvillimit social, infuzion i fuqishėm ekonomik, politikė e sigurisė do tė duhej tė ishin komponentėt jo tė 'statusit special' por tė 'planit special' pėr Mitrovicėn! Njė zhvendosje e thjeshtė linguistike sjell dobi lehtėsisht tė imagjinueshme praktike...
Njė rezolutė e Kuvendit tė Kosovės qė autorizon fillimin e bisedimeve pėr ēėshtje teknike e qė njėherėsh kėrkon moratorium mbi veriun, do t'i disiplinonte tė gjithė pretendentėt pėr pushtet - kėta tė mazhorancės dhe ata tė opozitės, - qė tė mos lėvizin nga piketat e shėnuara pėr pėrfitime tė politikės ditore.
Nuk kemi asnjė ngut tė shtojmė nė menynė e tryezės sė bisedimeve tema qė nuk janė nė avantazhin tonė; dinamikat e njė 10-vjeēari mund tė stabilizojnė shumėēka e mbi tė gjitha tė na japin kohė tė rregullojmė punėt brenda shtėpisė.
(Autorja ėshtė kolumniste e rregullte gazetės Zėri)
antigona (prishtine): 13-07-2010 14:47
Bardhi ((en pllazh)): 11-07-2010 22:39
Toni (Prishtine): 09-07-2010 19:19
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
Komuna jam unė
Mospastrimi i rrugėve tė Prishtinės dhe teorizimet ekonomike
Thėngjilli i Kosovės dhe Kosova Thėngjilli
Nazimi, Naimi....
Intelektualėt dhe zagarėt
Republika e Shatėrvanit
Fizioterapeuti Kamishi
Marrja e turpit
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs
Kuvendi i kukullave
Marketingu ministror i vikendit
Fizioterapeuti Kamishi | 48 vota
A po doket me babėn? | 41 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 28 vota
Shpėrndarja e fajit | 23 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 21 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 11 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Ēka po thonė gazetat | 7 vota
Nazimi, Naimi.... | 6 vota
Komuna jam unė | 5 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 