| Prishtinė | ![]() |
| -9° |

Vendimi kėshillėdhėnės i GJND-sė u shpall mė 22 korrik, duke u transmetuar drejtpėrsėdrejti nga mediet nė mbarė botėn. I pritur me mjaft interes, por edhe me njėfarė shqetėsimi prej palėve nė gjykim: tė Serbisė, palės paditėse dhe Kosovės, ky vendim u prit, u pėrjetua, u kuptua dhe u interpretua, natyrshėm, nė mėnyrė jo vetėm tė ndryshme, por edhe tė kundėrta. Serbia, qė shpenzoi shumė potenciale politike, diplomatike, monetare e shpirtėrore dhe arriti, duke e konsideruar sukses, vėnien nė lėvizje tė GJND-sė me miratimin e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė priste, e sigurt, njė vendim qė do ta pėrdorte si vendim tė formės sė prerė pėr tė frenuar dhe, mundėsisht pėr tė zhbėrė nė opinionin ndėrkombėtar pavarėsinė e Kosovės. Kjo nuk ndodhi, madje nuk u shfaq as nė mėnyrė ekuivokale.
Iluzioni, i ushqyer e i amplifikuar fuqishėm nė kuadėr tė Republikės sė Serbisė, i pėrcjellė nė kosto tė lartė shpenzimesh materiale nė mbarė Globin pėr, pothuajse, njė vit veprimtarie intensive, u shkėrmoq qė nė fillimet e leximit tė vendimit nga Presidenti i GJND-sė, Hisashi Owada. Pas gati 90 minutash, qė zgjati ky lexim publik, iluzioni i serbėve u shndėrrua nė deliluzion. Deliri i pritshėm euforik serb nė mė pak se 100 minuta, precipitoi nė pėrjetimin e njė fatkeqėsie.
Nė kėtė kėndvėshtrim, qėndrimet dhe reagimet e pėrfaqėsuesve mė tė lartė tė piramidės shtetėrore tė Serbisė pas dhėnies sė Vendimit nga GJND-ja janė tė natyrshme dhe tė kuptueshme si pėrjetime edhe me karakter emocional. As nuk pritej dhe as nuk do tė ishte e besueshme qė Tadiq dhe Jeremiq jo vetėm ta mirėprisnin, por dhe tė mos linin asnjė shtegpėr tu ndjerė tė humbur nė njė garė tė nisur nga ata vetė. Ndaj edhe reagimet e tyre mė tė para qenė tė pėrmbledhura nė dyfjalėshin: Ne nuk e njohim, qė, pėr reaksionin, shkaktoi dyfjalėshin e Presidentit tė Kosovės: Pavarėsia u bekua.
Ky qėndrim pėrballės u evidentua mediatikisht edhe nga aleatėt ndėrkombėtarė tė tė dy palėve, qė ju nėnshtruan gjykimit tė GJND-sė. Ēdo ditė pėrmenden nga mediet deklarimet e pėrfaqėsuesve tė lartė tė shteteve, qė, nė vazhdimėsinė e deklaratės sė fundit kanė qenė pro apo kundėr ēėshtjes Kosovė. Deklarimet e bėra deri tashmė prej tyre dhe qė ende nuk po rreshtin, krijojnė pėrshtypjen e vlerėsuesve tė njė beteje nga fitimtarėt dhe humbėsit.
Unė nuk do tė dėshiroja tė isha gabuar, por mendoj se nė vendimin e Hagės, megjithėse ishte njė akt formal drejtėsie nuk pati fitues dhe humbės. I qėndroj kėtij mendimi sepse edhe pas 22 korrikut, Kosova nuk fitoi asgjė me shume nga sa kishte fituar faktikisht para mė se 10-vjetėve dhe ligjėrisht e ndėrkombėtarisht para mė se dy vjetėsh edhe Serbia nuk humbi asgjė mė tepėr nga ēkishte humbur nė po tė njėjtat afate. Kosova nuk e fitoi pavarėsinė me shpalljen e vendimit tė GJND-sė, sikurse edhe Serbia nuk mund ta humbte tė humburėn nė kėtė vendim.
Nisur nga sa mė sipėr, mė ka mbetur nė kujtesė deklarimi i mėnjanshėm (mė 22 korrik), i baroneshės Katalinė Ashton, pėrfaqėsueses sė lartė tė BE-sė pėr Ēėshtjet e Jashtme dhe Politike tė Sigurisė: Opinioni kėshillues hap njė faqe tė re. Fokusi duhet tė vendoset nė tė ardhmen. E ardhmja e Serbisė dhe e Kosovės janė nė BE..
Do tė ishte nė kundėrshtim me frymėn politike, ekonomike, integruese e globaliste, qė po sundojnė fillimshekullin XXI, Kosova dhe Serbia tė garojnė, tė gėzojnė apo tė trishtohen pėr fitoren apo pėr humbjen, sipas mentaliteteve anakronike nacionaliste tė shek. XIX-XX. Interesat e popujve tanė, tė shqiptarėve dhe tė serbėve dhe tė qytetarėve tanė nė barazi ligjore e faktike tė etnive si nė Kosovė dhe nė Serbi na nxisin dhe na detyrojnė si dy shtete tė pavarur, tė realizojnė, pėrmes bisedimeve tė drejtpėrdrejta e mirėbesuese, bashkėrisht:
Raporte tė mira e tė frytshme tė fqinjėsisė shtetėrore mes nesh.
Barazi dhe njohje tė tė drejtave ligjore e reale tė pakicės serbe nė Kosovė dhe tė minoritetit shqiptar nė Serbi, nė pėrputhje me Konventėn Evropiane pėr Minoritetet.
Mirėkuptimin dhe kontributin e pėrbashkėt tė Kosovės dhe tė Serbisė pėr ruajtjen e stabilitetit dhe tė paqes nė rajonin e Ballkanit.
Pėrshpejtim tė hapave pėr mirėqenie tė tė gjithė qytetarėve si nė Serbi dhe nė Kosovė.
Reduktim tė proceseve pėr integrim, sė pari, tė Serbisė dhe pak mė vonė, tė Kosovės nė strukturat euroatlantike dhe nė BE.
Integrimi sa mė shpejt dhe dinjitoz tė Ballkanit Perėndimor nė BE pėr tė bėrė e pėr tė qenė pjesė vitale dhe kontribuuese e Bashkėsisė Evropiane.
Pavarėsia e konfirmuar, anėtarėsimi nė OKB, standardet vepruese demokratike, anėtarėsimi nė NATO dhe pėrfshirja nė familjen e madhe evropiane, jo vetėm do tu detyrojė e do tė nxisė shtetin e Kosovės tė respektojė e rijetėsojė nė pėrputhje me reciprocitetin e fqinjėsisė raportet mes nesh, pra, edhe do ti forcojė e do ti bėjė mė efektive, mė tė vlefshme raportet mes nesh.
Mendimin kėshillėdhėnės i GJND-sė duhet mirėkuptuar e shfrytėzuar si nga Kosova dhe nga Serbia si njė shans, qė u ofrohet si shqiptarėve, ashtu edhe tė serbėve. Ēdo shfaqje nė pėrmasa shtetėrore dhe ndėrkombėtare pėr tiu kundėrvėnė vajtueshėm ose pėr ti thurur lavde kėtij vendimi, duke u vetėshpallur tė persekutuar apo ngadhėnjimtare nuk do tė bėjė asgjė mė tepėr veē zgjatjes sė amullisė sė politikės, ekonomisė, zgjidhjes sė problemeve sociale e sundimit tė ligjit si nė Serbi dhe nė Kosovė dhe, njėherėsh, shqetėsimit evropian dhe ndėrkombėtar pėr stabilitetin dhe paqen nė Ballkan.
Llapjani (Tabet e Llapashticƫs): 31-07-2010 19:12
S.Krasniqi (Biel): 31-07-2010 11:05
Fatosi (Qyshk): 31-07-2010 10:24
Bashkim (Shajne): 30-07-2010 09:54
demokrat (helsinki): 30-07-2010 00:03
lumja (Shqipni): 29-07-2010 18:28
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
Komuna jam unė
Mospastrimi i rrugėve tė Prishtinės dhe teorizimet ekonomike
Thėngjilli i Kosovės dhe Kosova Thėngjilli
Nazimi, Naimi....
Intelektualėt dhe zagarėt
Republika e Shatėrvanit
Fizioterapeuti Kamishi
Marrja e turpit
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs
Kuvendi i kukullave
Marketingu ministror i vikendit
Fizioterapeuti Kamishi | 47 vota
A po doket me babėn? | 41 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 28 vota
Shpėrndarja e fajit | 23 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 21 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 11 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Ēka po thonė gazetat | 7 vota
Nazimi, Naimi.... | 6 vota
Komuna jam unė | 5 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 