31-07-2010 | 18:17 CET
SHKRUAN
Mimoza Kusari

Ministria e Shitjes apo e Ekonomisė

Seanca e fundit e Parlamentit tė Kosovės ishte model i saktė i (mos) funksionimit tė institucioneve tė Kosovės me tė gjitha tė metat dhe shkeljet tė cilat ndodhin nė baza ditore nė jetėn institucionale dhe vendimmarrėse nė Kosovė.

Prej retorikės demagogjike tė kryeministrit ,nė mbrojtje tė shitjes sė PTK-sė e deri te miratimi nė “parim” tė kėsaj strategjie, pėr ta kthyer atė prapė nė Parlamentin e Kosovės nė shtator.

Njė humbje, e cila kthehet nė fitore nė “parim”, e planit tė Qeverisė pėr privatizimin e ndėrmarrjes publike mė profitabile nė Kosovė, tregon pėr mungesėn e debatit demokratik dhe vendimeve tė cilat merren vetėm tek njė rreth i ngushtė i strukturės qeverisėse e pastaj vulosen nė Parlamentin e Kosovės, pa debat dhe pa ndonjė vlerė tė shtuar nga institucioni mė i lartė legjislativ nė vend.

Nganjėherė fitohet pėrshtypja se vendimmarrėsit nė Kosovė nuk e kanė as idenė mė tė vogėl kė pėrfaqėsojnė dhe pėr interesat e kujt punojnė.

Rasti i fundit i strategjisė sė shitjes sė PTK-se ngėrthen nė vete shumė anomali.

Prej arsyetimeve kryesore tė cilat prezantohen nė favor tė shitjes, ėshtė ai i ndalimit tė korrupsionit dhe ndikimit politik nė kėtė ndėrmarrje.

Sikur kėto fakte t’i prezantonte opozita, ndoshta edhe do tė kishte kuptim, por kėto fakte prezantohen nga pozita edhe atė hiē me ulėt se vetė Kryeministri i Kosovės dhe Ministri i Ekonomisė dhe Financave.

Gati sa nuk harrohen pėrgjegjėsitė e tė dy institucioneve. I pari harron se ėshtė vete kreu i Qeverisė dhe me vete ka tė gjithė mekanizmin institucional pėr tė ndėrruar kahe tė aferave korruptive duke zbatuar qeverisjen e drejtė, rrjedhimisht duke larguar ndikimin politik.

Ndėrsa, Ministrinė e Ekonomisė dhe Financave e obligon ligji pėr tė mbikėqyrur punėn e kėtyre ndėrmarrjeve dhe nėse ato nuk pėrforcojnė si duhet, do tė zbatohet seria e masave pėr tė ndryshuar situatėn.

Nė vend tė zbatimit tė kėtyre masave, MEF zgjedh zgjidhjen qė ata e konsiderojnė mė tė mirėn, atė tė shitjes. Gjithmonė nė arsyetim tė pėrmirėsimit tė situatės ekonomike nė vend.

Sikur kjo Ministri tė merrej me ēėshtje ekonomike, ata sė pari do tė

pėrpilonin strategjinė nacionale pėr zhvillim, duke koordinuar tė gjithė dikasterėt pėrgjegjės dhe do tė prezantonin caqet e rritjes sė ekonomisė duke pėrmirėsuar klimėn e biznesit privat dhe publik nė Kosovė.

Qeveria arsyetohet se dėshiron ta shesė PTK-nė pėr tė larguar ndikimin e politikės nga ekonomia. Kjo Qeveri nuk e ka as mė tė voglin vullnet pėr tė bėrė njė gjė tė tillė.

Fakti se prej muajit mars nuk janė nė gjendje tė zgjedhin drejtor tė doganave tė Kosovės, e tregon qėllimin e Qeverise pėr tė ndikuar tek institucioni i cili i sjell mė sė shumti tė hyra buxhetit tė Kosovės.

Mos tė harrojmė se ėshtė pikėrisht kjo strukturė qeverisėse e cila deshi ta largojė drejtorin aktual tė doganave me tė ardhur nė fuqi.

Po tė mos tė ishin zyrat ndėrkombėtare edhe do tė kishin sukses, por nuk patėn. Kjo Qeveri mori njė seri masash pėr ndėrhyrje nė ekonomi, diku patėn sukses pėr pėrfitim tė tyre, ndėrsa diku jo.

Megjithatė, fakti se shitja ėshtė hapi i parė qė mendohet tė zbatohet nė ndėrmarrje profitabile, nuk kujton asgjė tjetėr veēse vetė strukturėn e ekonomisė kosovare. Nė Kosovė, shpesh thuhet se nuk ka aktivitet tjetėr ekonomik, apo nuk ka ekonomi tė mirėfillte ka vetėm tregti.

Tregtia ėshtė aktiviteti kryesore ekonomik dhe pėrbėn gati gjysmėn e ekonomisė kosovare.

Nėse Ministria e Ekonomisė dhe Financave nuk merret me ekonomi, por vetėm me njė segment tė ekonomisė, atė tė tregtisė, atėherė pse duhet tė ekzistojė emri ekonomi nė emėrimin e kėsaj Ministrie?

Mė mirė tė hiqet ky emėrim dhe te mbahet vetėm ai i Financave, duke besuar se kjo punė mund te pėrmirėsohet nė tė ardhmen.

Ministria e Ekonomisė nė Kosovė ishte dashur tė pėrgatisė politika tė cilat forcojnė ekonominė, rrisin punėsimin dhe prodhimin.

Pėr tregti apo shitje nuk na duhen 237 punėtorė sa punėson kjo Ministri. Gjithashtu nuk na duhet ndikimi politik jo vetėm nė PTK por as nė Dogana, prandaj nėse Qeveria e ka seriozisht se dėshiron ta largojė ndikimin e saj nga ekonomia le tė na dėshmojė duke e zgjedhur mė tė mirin dhe me jo politikun nė krye tė Doganave e pastaj ndoshta mund tė bindemi se nuk ėshtė tregtia e vetmja sferė e interesit tė kėsaj Qeverie.

Me aksionet e deritashme ky ėshtė i vetmi konkluzion tek i cili mund tė vijmė, shitblerja nga kjo qeveri.

Nota: 3.1/5 (15 votë/a)

Germanwings
KOMENTET
drenoda (Kosovƫ): 06-08-2010 17:35
Mimoza procesin e privatizimit mund ta kritikoin partit e majta,ju akr deklaroheni si parti e djathtƫ-liberale,kryetari i partis suajƫ ƫshtƫ biznesmen,edhe ju si kryetare e odes ekonomike amerikane keni qen lobiste e bizneseve.nShtetet qe na kan perkrah per Ƨlirimin dhe pavarsin e Kosoves i kan imponu disa rregulla te lojes jo vetem ne politik por edhe nƫ ekonomi.nEdhe ju po tƫ ishit nƫ pushtet do ta privatizonit PTK
Shkelzen Gashi (Prishtine): 04-08-2010 01:02
Gramosi, shume i chartt.
gjurmuesi (Prishtine): 03-08-2010 14:12
Sugjerimi i Mimozes per nje Ministri te Financave te ndare nga ajo Ekonomike koincidon me ate te Beq Cufajt ne shkrimin e tij "Leter ministrit te Ekonomise dhe Finacave"!?nnMe pagese apo jo, shume e vobekte dhe e tejdukshme eshte tendeca e "rojeve te nates" qe ta devijojne debatin prej atyre qe jane pergjegjes te Mimoza dhe personaliteti i saj.
Gramosi (Prishtine): 03-08-2010 12:38
Leje leje mimize se nuk ishe kerkah hiq. Ti po shkojshe kah te fryn era.
Optimisti ne EULEX (Prishtine): 03-08-2010 12:09
MEF duhet te mbyllet dhe me kete format mos te ekzistoje. Nese dikush duhet te hetohet eshte Ministri Shala qe duhet ti prije listes. Gjithe pasuria ne kurriz te popullit te Kosoves duhet me tregu prej ku ka ardhe.nKjo qeveri krejt kosoven e ka qite ne shitje, vetem me shpetu per vete dhe per te zezat qe i kane be deri tash.
NGA RUBRIKA

Pėr kosovarėt Blair ėshtė hero i vėrtetė

"Mbreti ka vdekur, rroftė mbreti" ėshtė njė frazė pėr monarkinė, por tingėllon e vėrtetė edhe n...

Investimi nė infrastrukturė, ēelės pėr integrimin e veriut

Prej muajsh po vėrtitet sėrish ideja e ndarjes sė Kosovės dhe shkėputjes sė veriut. Pasiviteti ...

Zhvillimi i privatizimit

Politikanė vendės e ndėrkombėtarė thonė qė ndėrmarrjet publike duhet tė shiten meqė po vidhen. ...

Loja politike serbe

Tani qė dita e seancės sė OKB-sė pėr Kosovėn po afron dhe kur parashikohet me gjasė njė humbje e tekstit serb, - njė humbje e Serbisė nė pėrplasjen e dytė me Perėndimin, - nė terrenin e shteteve drejtpėrdrejt tė interesuara po shihen zhvillime. Protagonizmi i tepruar me nota g...

Etika e avokatisė nuk lejon marketing me mbishkrime

Kushtetuta e Republikės sė Kosovės (2008) e pėrkufizon avokaturėn (advocatura) si “profesion tė pavarur qė ofron shėrbime sikur ėshtė e rregulluar me ligj” (neni 111.1.). Ndėrkaq, Ligji mbi avokaturėn dhe ndihmėn juridike (2008), si “lex specialis”, duke detajuar funksionin e avo...
TOPI mrena reklama
Trembelat

Prapanicė sikurse J.Lo

Nė pėrpjekje pėr ta bėrė prapanicėn e saj mė tė ngritur, kėngėtarja Mutua Buena ėshtė futur nėn briskun e kirurgut pėr tė vendosur...

Romeo Ferraris Fiat 500C Sardinia

Nga punėtoria Romeo Ferraris vjen Fiat 500C Sardinia i ri, i cili do tė prodhohet nė vetėm 50 kopje, ndėrsa pėr momentin ēmimi i t...

Shia LeBeouf, aktori mė profitabil

Nė kėto kohėra krize, industria amerikane e filmit si duket ėshtė e vetmja qė nuk duhet tė brengoset pėr ēdo dollarė tė shpenzuar,...
Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info