| Prishtinė | ![]() |
| -8° |

Kjo fjali ėshtė thėnė dhe ėshtė shkruar prej nesh, prej kosovarėve, dhjetėra herė nė
tė kaluarėn, por duket qė mė nė fund, tani ka peshėn mė tė madhe: Thjeshtė, ka ardhur
koha qė Washingtoni dhe Brukseli tia tregojnė vendin Beogradit
Ditėt e kaluara, qė prej 22 korrikut e tutje, duket qė kanė qenė ditė tė befasive goxha tė mėdha, tė cilat do tė reflektohen edhe nė zhvillimet afatshkurtra nė Kosovė dhe rreth Kosovės.
Ajo e para, qė shokoi Serbinė dhe gėzoi Kosovėn dhe shtetet e mėdha perėndimore tė cilat kanė bėrė shumė qė Kosova tė ēlirohet dhe tė bėhet shtet i pavarur, mbėrriti prej Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė.
GJND shpalli qartė qė Kosova ėshtė bėrė shtet i pavarur, pa thyer tė Drejtėn Ndėrkombėtare, e cila nė Kosovė, qė prej vitit 1999 e kėndej, ka pasur trajtėn e Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė
OKB-sė.
U dit, prej tė gjithė atyre qė sadopak kanė qenė tė interesuar pėr tė pėrcjellė ngjarjet nė kėtė pjesė tė Evropės, qė ky qėndrim i GJND-sė ka pėrmbysur gjithė strategjinė e Serbisė pėr ecjen tutje nė drejtim tė mbėrritjes nė stadin kur sėrish do tė bisedohej pėr statusin e Kosovės.
Befasia e dytė ndodhi para pak ditėsh, kur u bė e njohur qė Serbia ka paraqitur nė OKB Draft-Rezolutėn e saj qė do tė duhej tė miratohej gjatė sesionit vjeshtor tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, e pas marrjes parasysh tė qėndrimit kėshillėdhėnės tė GJND-sė.
Beogradi zyrtar, siē u mor vesh pastaj, e bėri kėtė gjė, pa dhėnė kurrfarė shpjegimi
me kohė tek kryeqendrat e mėdha perėndimore, ndėrsa vetė teksti i Draft-Rezolutės, i ishte lexuar diplomatėve perėndimorė nė Beograd , gjegjėsisht, nuk u ishte dhėnė as nė posedim, gjė qė ishte marrė si njė fyerje e llojit tė veēantė.
Nė tė gjitha aspektet e mundshme, kjo sjellje e Beogradit ėshtė e mbrapsht, madje, edhe skandaloze, gjė qė tregon qė lidershipi i tashėm i Serbisė, ka humbur edhe atė pak baraspeshė qė ka pasur nė tė kaluarėn.
Para se tė gjithash, mėsymja e Beogradit kah New Yorku (OKB-ja), duke injoruar nė tėrėsi Washingtonin (SHBA-nė) dhe Brukselin (Bashkimin Evropian), ėshtė njė flakaresh politik dhe diplomatik nė fytyrėn e shteteve kryesore perėndimore, ėshtė shkelje e tė gjitha atyre ofertave tė bashkėpunimit me Serbinė tė SHBA-sė dhe tė BE-sė, pėrfshirė kėtu madje edhe gatishmėrinė, veēanėrisht tė BE-sė, pėr tė draftuar tekstin e Rezolutės sė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė.
Sė dyti, nga pėrmbajtja e Draft-Rezolutės sė dėrguar (tashmė), nė New York, shihet sėrish qė Beogradi po e lexon mbrapsht atė ēfarė ka deklaruar Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė nė Hagė, apo qė po vazhdon tė besojė nė atė interpretimin e vet tė gabuar, qė GJND as qė ėshtė shprehė pėr tė drejtėn e Kosovės pėr tu bėrė shtet, ndėrsa dihet qė GJND, pėrmes konstatimit qė Deklarata e Kuvendit tė Kosovės pėr shpalljen e pavarėsisė, nuk ka qenė nė kundėrshtim me tė Drejtėn Ndėrkombėtare, ka mbėrritur tek konkludimi qė Kosova ka pasur tė drejtė tė bėhet shtet i pavarur.
Sė treti, veēmas nė Pikėn 2 tė Draft-Rezolutės sė saj, Beogradi bėnė njė pėrpjekje tė ngathtė qė disi tė kontrabandojė njė formulim i cili nė shikim tė parė (sė paku), mund tė jetė i pranueshėm pėr Prishtinėn dhe pėr Perėndimin, sepse aty ftohen palėt (supozohet dy palėt, apo edhe mė shumė, ne kėtu merren parasysh edhe lehtėsuesit a ndėrmjetėsuesit ndėrkombėtarė), qė tė gjejnė zgjidhje reciprokisht tė pranueshme pėr tė gjitha ēėshtjet e hapura pėrmes dialogut, nė interes tė paqes, tė sigurisė dhe tė bashkėpunimit nė rajon. Sherri kėtu, siē mund tė kuptohet menjėherė ėshtė tek ēėshtjet e hapura, sepse dihet fare mirė qė pėr ne dhe pėr Perėndimin, statusi i Kosovės dhe tėrėsia territoriale e Kosovės ėshtė temė e mbyllur, ndėrsa pėr Beogradin, kjo ėshtė tema e vetme pėr tė cilėn duhet dhe vlen tė bisedohet nė mes tė Kosovės dhe Serbisė. Beogradi ka hapė njė front tė gjerė me procedurėn e aplikuar me kėtė rast, si dhe pėrmbajtjen e Draft-Rezolutės.
Ka hyrė nė njė fazė tė konfrontimit tė ashpėr me Brukselin dhe Washingtonin, pa njė qartėsi tė madhe se ēfarė dėshiron, nė tė vėrtetė, tė arrijė me gjithė kėtė yrysh pas GJND-sė, sepse e tėra nuk mund dot tė reduktohet nė njė reagim emocional, tė pabalancuar, me pėrqendrim para se tė gjithash, nė opinionin e brendshėm nė Serbi.
Kjo fjali ėshtė thėnė dhe ėshtė shkruar prej nesh, prej kosovarėve, dhjetėra herė nė tė kaluarėn, por duket qė mė nė fund, tani ka peshėn mė tė madhe tė mundshme: Thjeshtė, ka ardhur koha qė Washingtoni dhe Brukseli tia tregojnė vendin Beogradit.
bora (prishtine): 01-08-2010 10:53
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
Komuna jam unė
Mospastrimi i rrugėve tė Prishtinės dhe teorizimet ekonomike
Thėngjilli i Kosovės dhe Kosova Thėngjilli
Nazimi, Naimi....
Intelektualėt dhe zagarėt
Republika e Shatėrvanit
Fizioterapeuti Kamishi
Marrja e turpit
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs
Kuvendi i kukullave
Marketingu ministror i vikendit
Fizioterapeuti Kamishi | 47 vota
A po doket me babėn? | 41 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 28 vota
Shpėrndarja e fajit | 23 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 21 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 11 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Nazimi, Naimi.... | 6 vota
Ēka po thonė gazetat | 6 vota
Komuna jam unė | 5 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 