Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Snow  and  Windy
-10°
23-08-2010 | 10:31 CET
SHKRUAN
Xhavit Haliti

Gushti - muaji i reflektimeve

Pėrgjithėsisht, nė Evropė, gushti ėshtė muaji i pushimeve. Por, kėtė vit ky muaj ka qenė pėr politikėn diplomatike tė Kosovės, por dhe tė Serbisė, njė periudhė intensive pune.

Kryediplomati ynė zhvilloi njė tur intensiv takimesh nė “Pallatin e Qelqtė” nė Nju-Jork pėr tė sensibilizuar e nxitur pėrfaqėsuesit e shteteve anėtare tė OKB-sė pėr njohjen zyrtarisht prej shteteve tė tyre tė pavarėsisė sė Kosovės, duke pėrdorur si shtysė dhe argument tė shpallur dhe tė njohur botėrisht vendimin kėshillėdhėnės tė GJND-sė.

Kryeministri Thaēi, nė Nju-Jork, kėrkoi publikisht edhe pėrfundimin e “pavarėsisė sė kushtėzuar” tė Kosovės nga ndėrkombėtarėt.

Ndėrkohė qė politika diplomatike e shtetit tonė ėshtė vepruese pėr tė shfrytėzuar atmosferėn favorizuese, tė krijuar pas deklarimit tė vendimit tė Hagės, Beogradi shtetėror, politik e diplomatik ėshtė nė “alarm” nė “panik” dhe “agresivisht aktiv”.

Serbia, qė projektoi denoncimin e pavarėsisė sė Kosovės nė GJND, qė arriti tė miratojė kėtė projekt nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė, qė vuri nė punė mekanizmat e Gjykatės sė Hagės pėr gati njė vit, u befasua dhe u trondit fort nga vendimi plotėsisht i qartė i 23-korrikut nė disfavor tė vet.

E gjithė kjo, natyrshėm, shkaktoi hutim, nervozizėm e panik nė qarqet politike beogradase.

Pėr t’i pėrballuar e kapėrcyer kėto ndjesi, jo aq pėr politikėn se sa pėr opinionin e pompuar prej saj, pėr fitoren e “sigurt” nė Hagė, liderėt mė tė lartė tė pushtetit aktivizuan “urgjent” Parlamentin pėr tė miratuar njė rezolutė anti-Hagė, dhe pėr ta ēuar atė pėr diskutim e miratim nė OKB, megjithėse kishte kaluar vetėm pak kohė nga mospranimi prej KS-sė tė rezolutės sė Beogradit pėr ngjarjen nė Mitrovicėn e Veriut.

Politikanėt e lartė serbė, duke e ditur mirė faktin e sipėrpėrmendur nxituan pėr tė formuluar, miratuar e dėrguar nė Kėshillin e Sigurimit njė rezolutė nė ankimim e revokim tė “kėshillės juridike ndėrkombėtare” tė GJND-sė.

E bėnė kėtė hap, tepėr shpejt, pėr tė qenė nė rregull me opinionin nė Serbi, me pjesėtarėt e etnisė nė Kosovė dhe, sidomos, me pėrfaqėsues tė opinionit e tė strukturave sociale, publike e fetare tė nacionalizmit serb.

Pas kundėrshtimit tė kėsaj rezolute nga BE dhe SHBA, qeveria serbe deklarohet e prirė dhe e gatshme tė ndėrhyjė “Rezolutėn” e nxituar, qė pret nė paradhomėn miratuese tė zyrės sė KS-sė.

Pėr tė mos thėnė qė arsyeja e kėtij reflektimi ėshtė reagimi mospranues i shteteve kryesore tė BE-sė dhe i SHBA ndaj paraqitjes sė projektrezolutės serbe.

Nė prag tė seancės sė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, Beogradi gjeti “njė zgjidhje”: ministri i Brendshėm serb, Ivica Daēiq, qė vizitoi Kosovėn, pėrdori Manastirin e Graēanicės pėr tė justifikuar Beogradin zyrtar, duke deklaruar se Serbia do tė ndryshojė projekt-rezolutėn serbe, qė ėshtė dorėzuar “nxitimthi” nė zyrat pėrkatėse tė OKB-sė.

Tė nesėrmen, Bozhidar Gjeliq, nėnkryetar i qeverisė serbe, pėrgjegjės pėr integrimin evropian tė kėtij vendi, duke iu shmangur disi pėrgjigjes sė drejtpėrdrejtė tė ministrit tė Brendshėm, thotė se “do tė jetė shumė e vėshtirė qė nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė BE-sė tė arrihet shumica sa i pėrket projektrezolutės sonė, ne, do tė luftojmė qė ajo tė miratohet”.

Mė 17 gusht, kryeministri i Kosovės njoftoi me anė tė njė letre pėrfaqėsuesin special tė BE-sė, Peter Feith, se Qeveria nuk do t’i lejonte vizitat e zyrtarėve serbė nė Kosovė pėr shkak tė provokimeve politike qė janė shkaktuar nga kėto vizita deri tani.

Pėr kėto arsye iu referua kėrkesa pėr tė vizituar Kosovėn ministrit fantazmė tė Qeverisė sė Beogradit pėr Kosovėn, Bogdanoviq, qė, pa e paragjykuar ngjashmėrinė, do ta shfrytėzonte kėtė vizitė sikurse shefi i vet Daēiq, qė nuk iu “tremb” Perėndisė, pėr tė pėrdorur tempullin e Zotit, Graēanicėn, pėr politikė.

Ky gusht i nxehtė, ndoshta mė i nxehti nė dhjetėvjeēarėt e fundit, i vuri nė provė protagonistėt politikė tė Serbisė dhe Kosovės.

Tė mendosh e tė veprosh nė njė mot tė tillė nuk ėshtė e lehtė, sepse, natyrshėm, tė bashkėshoqėron lodhja dhe bezdija e thellimit nė arsyetim. Nė kėtė gusht, gjithkush mund tė gabojė, por politik-diplomacia serbe, historikisht racionale, tashmė e ka humbur qetėsinė dhe po pėrjeton dėshtimin.

(Autori ėshtė anėtar i Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės)

3.1/5 (7 votë/a)
Petiriti (Prishtine): 24-08-2010 22:17
O Xhafko blej do piqama me vija bac se kane me te vyt
Dardani (WASHINGTON DC): 23-08-2010 19:59
A HALA S'JE NE BURG TI A... PO KI KOHE EDHE ME I KORIGJU SHKRIMET QE TI KA PAS LANE ENVER HOXHA AMANET...

Shpėrndarja e fajit

Albin Kurti Mė 24 korrik tė vitit 2006 patėn filluar negociatat me Serbinė pėr statusin e Kosovės. Qė prej shkurtit tė atij viti po zhvilloheshin negociatat pėr ēėshtjet teknike jostatusore dhe rreth pesė muaj mė vonė ato negociata u shndėrruan nė negociata politike pėr status...

Pėrtej shantazheve tė njė deputeti

Krenar Gashi Java qė lamė pas u karakterizua me njė sėrė akuzash e kundėrakuzash nga dy partitė mė tė zhurmshme nė vend. Nė njėrėn anė PDK-ja, e cila tashmė ngjan sikur tė jetė e vetme nė pushtet, ndėrsa nė anėn tjetėr Lėvizja “Vetėvendosje”, e cila me kryeneēėsinė e saj ka ma...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Ēka po thonė gazetat

Blerina Rogova Gaxha Populli “politik” i Kosovės, i cili ka kohė qė nuk merret me politikė, ...

Fatamorgana apo veriu i Kosovёs

Naim Rrustemi Ku mund tė jetė dallimi mes ndalimit te Ura e Ibrit dhe te ndalimi nė Merdar e...

Marketingu ministror i vikendit

Remzi Ejupi U mjafton njė vikend pėr t’u promovuar, atėherė kur s’kanė me ēfarė tė merren ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51