| Prishtinė | ![]() |
| -10° |

Kemi mbėrritur nė shekullin XXI dhe ende nuk kemi parė qė njė shtet demokratik tė jetė ndalur sė gdhenduri vetveten apo qė tė jetė i vetėkėnaqur me tė arriturat e tij, duke ditur se edhe vendet me traditė mė tė gjatė shtetėrore dhe me njė demokraci shumėshekullore nuk janė kėnaqur me vetveten dhe me tė arriturat e tyre.
Nė rajonin e Ballkanit, respektivisht nė shtetin e mbikėqyrur tė Kosovės, gjėrat ecin nė tė kundėrtėn, e ata janė tė vetėkėnaqur, gdhendja pėr ta ėshtė njė term i huaj, ata nuk kanė nevojė pėr progres dhe arritje drejt cakut, sepse ata jetojnė brenda vizionit tė tyre tė ngushtė apo edhe sydjallėzisė totale.
Ngopja mė ėndrra dhe shėtitja rrugės sė marrėzisė dhe retorikės boshe jo vetėm se e rrėnon themelin e vėnė nė jetė tė shtetit tė mbikėqyrur tė Kosovės, por edhe e frenon rrugėn e ndėrtimit dhe tė konsolidimit si shtet demokratik, me synim tė qartė integrimin nė familjen evropiane.
Njė popull qė ėshtė i kėnaqur me vetveten dhe arritjet e tij, ai ose ka rėnė nė gjumė tė thellė ose ka mbetur nė rrugėt e vetmuara tė vetėkėnaqjes dhe egoizmit rrėnues.
Gjithashtu, njė shtet qė nuk mendon tė gdhend trupin e tij dhe sistemin e tij politik dhe shtetėror, ai ose jeton jashtė kėsaj ndėrtese ose mėton ta bėjė atė monument tė bukurisė sė jashtme dhe kozmetikės sė pėrkohshme tė procesit tė ecjes sė tij nė kohė. Gdhendja e shtetit nuk ėshtė njė proces qė ka njė fillim dhe njė mbarim. Po tė ishte kėshtu, ai nuk do tė prekte fare dinamizmin e kohės dhe ndryshimeve qė vijnė shekuj pas shekujve, por ai ėshtė njė proces i vazhdueshėm dhe permanent, duke ecur nėpėr shekuj e kohėra dhe duke u transformuar ēdo ditė nga pak, por ama nė rrugėn e progresit dhe tė arritjeve kolosale. Ndėrsa, heqja dorė apo largimi i shtetit nga ky funksion gdhendės do tė thoshte njė dhjamosje dhe ecje pa vizion drejt sė ardhmes, pastaj njė rrėshqitje nė gjoja vetėperfeksionizėm tė rrejshėm dhe drejt njė filozofie rrėnuese pėr kombin nė proceset e tij.
Duke ditur se shteti duhet gdhendur dhe atė gdhendje duhet ta bėjnė politikanėt dhe lidershipi, ashtu siē ndodh nė tė gjitha vendet e pėrparuara dhe demokratike, nė vendin tonė, politikanėt apo lidershipi tmerrėsisht janė tė lumtur me vetveten dhe me retorikėn e tyre boshe. Kjo, zaten, i ka futur nė njė rrugė tė errėt tė njė marrėzie totale dhe poshtėrimi tė thellė ndaj vetvetes, popullit dhe tė ardhmes sė tij. Ėshtė domosdoshmėri e madhe qė njė shtet qė aspiron tė hyjė nė oborrin e kombeve demokratike dhe tė ecėn nė rrugėn e progresit dhe modernitetit, duhet tė gdhendet gjatė gjithė kohės, pėrndryshe ai do tė fillojė tė ngjitet nė malin politik, por nuk do tė arrijė tė dalė dhe tė gjejė rrugėn e ardhmėrisė sė sigurt tė tij. Tė gjitha shtetet qė kanė njė eksperiencė fėmijėrore tė demokracisė dhe traditės shtetėrore arrijnė tė hyjnė nė malin politik, por diskutabile ėshtė dhe ka qenė gjatė gjithė kohės sė historisė sė shteteve se a do tė mund tė arrijnė tė hapin njė rrugė tė re duke kapėrcyer sfidat e ndryshme dhe kėshtu tė dalin nga ky mal me njė eksperiencė tė shquar, pastaj tė veshur me vullnet, menēuri dhe vizionin e qartė pėr tė ardhmen.
Nuk mendoj se shteti i mbikėqyrur i Kosovės, tani, nė kėto procese, ėshtė duke ecur nė njė trend tė pakthyeshėm drejt lirisė sė plotė dhe demokracisė sė shtetit juridik dhe evropian. Kjo ndodh si rezultat i dashurisė napoleoniane dhe ngatėrrimit tė pushtetit dhe madhėshtisė sė rrejshme. Siē mėsohet nga historia politike, edhe Napoleoni ishte nisur nga dashuria ama jo dashuria e vėrtetė dhe e pastėr por nga dashuria instiktive pėr pushtet por qė pėrfundoi nga pushteti nė humnerė dhe diktaturė rrėnuese pėr njerėzimin. Ai shpesh pėrsėriste frazėn e fryrė tė madhėshtisė sė rrejshme I love poker. Kėtė po e vazhdojnė politikanėt modernė, por me njė kozmetikė mė vezulluese qė i shkon dyfytyrėsisė sė pushtetarėve. Prandaj, me apo pa agjendė politike dhe diplomatike, Kosova mbetet ende njė vend larg idealit evropian, tė njė shteti demokratik, juridik dhe me njė pasqyrė tė kthjellėt para bashkėsisė ndėrkombėtare.
Sidoqoftė, ėshtė tepėr e ēuditshme se si sot populli shqiptar, respektivisht shteti i mbikėqyrur i Kosovės, po i dhjamos disa tė kėqija ekzistuese me tė kėqija vdekjeprurėse otomane dhe islamike. Kjo jo qė nuk i ka pasur ato edhe mė herėt (shih kohėn e infeksionit otoman), por qė tani ato janė dyfishuar duke ardhur edhe njė rrymė egėrsisht e tmerrshme qė po e helmon njė pjesė tė popullit me kėtė lloj ideologjie rrėnuese.
Kėshtu qė, nėse dy tė kėqija kombinohen tek njė komb, shembja e ndėrtesės sė tij ėshtė e numėruar nė sekonda, dhe kėtė po e bėjnė disa qė kanė filluar tė zhvendosin nė mėnyrė iluzive gjeografinė, duke sjellė njė lloj ideologjie dhe doktrine shkatėrrimtare pėr vendin dhe ardhmėrinė e tij drejt procesit tė integrimit nė strukturat euroatlantike. Por, njė gjė e tillė ėshtė e pamundur duke ditur se Kosova ėshtė zemėr e Evropės. Iluzioni dhe ėndrrat e tyre qė tani janė tė shuara dhe tė parealizuara. Ndėrkaq, njė gjė ėshtė e ditur se, kėta, pėr njė specialitet tė helmuar ideologjik otoman, mohuan tė drejtėn e tyre tė lindur - shqiptar dhe me njė kulturė tė lartė civilizuese.
Me njė fjalė, koha ėshtė mundėsia mė madhe qė i ofrohet kombeve dhe popujve. Nėse ata nuk arrijnė ta kapin atė pėr dore dhe tė ecin nė dinamikėn e saj, mė kurrė nuk do arrijnė tė kapin mundėsin e sotme pėr njė transformim tė thellė dhe ardhmėri tė sigurt, por do tė mbesin gjithnjė nė mes tė baticave dhe zbaticave tė kohės dhe kurrė jashtė kėtyre dy dhėmbėve tė kohės.
Duhet nėnvizuar edhe kėtė gjithashtu se askush nuk mund tė gėzojė respekt pėr gjėrat qė nė fakt nuk i ka bėrė. Po ashtu, sikur truri tė kapte pushtetin jo nga dashuria pėr tė, por nga e mira e pėrgjithshme aristoteliane dhe nga vullneti i mirė tė largonte vendin nga rrugėt qorre dhe deformimet e brendshme tė identitetit dhe kulturės sė kombit shqiptar, atėherė ardhmėria e tij do tė ishte e garantuar. Por, si duket, ata po mendojnė se ngjitja nė maje tė shtetit do t'i bėjė tė zgjuar, tė pasur, imponues ndaj tė tjerėve, kryelartė, etj., etj. Megjithatė, ėshtė tepėr e arsyeshme qė, nėse njė komb dėshiron tė lulėzojė, atė duhet udhėhequr jo nga dashuria pėr pushtet, por si politikanė dhe si liderė shtetėrorė qė pushtetin e konsiderojnė vegėl pėr t'i shėrbyer nga e mira e pėrgjithshme popullit, e jo pėr ta sunduar apo nėnshtruar dhe humbur respektin ndaj vetvetes dhe kombit. Apo, siē do tė thoshte shkrimtari dhe politikani i njohur ēek Vaclav Havel: Pa liri, vetėrespekt, dhe qytetarė autonomė, nuk mund tė ketė kombe tė lira dhe tė pavarura. Pa paqe tė brendshme, qė do tė thotė, paqe nė mesin e qytetarėve si dhe nė mes tė qytetarėve dhe shtetit, nuk mund tė ketė garanci pėr paqe tė jashtme.
(Autori ėshtė njohės i marrėdhėnieve ndėrkombėtare)
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
Komuna jam unė
Mospastrimi i rrugėve tė Prishtinės dhe teorizimet ekonomike
Thėngjilli i Kosovės dhe Kosova Thėngjilli
Nazimi, Naimi....
Intelektualėt dhe zagarėt
Republika e Shatėrvanit
Fizioterapeuti Kamishi
Marrja e turpit
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs
Kuvendi i kukullave
Marketingu ministror i vikendit
Fizioterapeuti Kamishi | 48 vota
A po doket me babėn? | 41 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 28 vota
Shpėrndarja e fajit | 23 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 21 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 11 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Ēka po thonė gazetat | 8 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Nazimi, Naimi.... | 6 vota
Komuna jam unė | 5 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 