| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Kushtetuta e Republikės sė Kosovės (2008) ka promovuar Prokurorin e Shtetit, i cili nėnkupton prokurorin publik sikundėr ėshtė paraqitur p.sh. nė Kodin e Procedurės Penale tė Kosovės (neni 6, 46, 47 etj) qė ka hyrė nė fuqi mė 6 prill 2004.
Prokurori i Shtetit paraqitet si pjesė integrale e sistemit tė drejtėsisė kosovare, pėrkrah Gjykatave, Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės, Kėshillit Prokurorial tė Kosovės dhe Avokaturės (Kapitulli VII i Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės).
I kushtetuuar kėsisoj, Prokurori i Shtetit pėrkufizohet si institucion i pavarur me autoritet dhe pėrgjegjėsi pėr ndjekjen penale tė personave tė akuzuar pėr ndonjė vepėr penale, ose ndonjė vepėr tjetėr, sikurse ėshtė rregulluar me ligj (neni 109.1 i Kushtetutės).
Ky pėrkufizim, pothuajse ad litteram pėrkon me atė tė Ligjit pėr Prokurorinė e Shtetit (LPSH) nė nenin 2.1.1 (Gazeta zyrtare e Republikės sė Kosovės, nr. 83/2010).
Ndėrsa, Kushtetuta e Republikės sė Kosovės ka parashikuar qė organizimi i Prokurorit tė Shtetit rregullohet me ligj (neni 109.3.), ėshtė pikėrisht LPSH nr. 03/L-225 i 30 shtatorit 2010 ai lex specialis qė parasheh se ky ligj themelon dhe rregullon organizimin... e Prokurorit tė Shtetit (neni 1).
Dispozitat kalimtare tė LPSH parashikojnė transicionin e prokurorive aktuale gjatė dy fazave: gjatė fazės sė planifikimit (1 janar deri mė 31 dhjetor 2011) kur pėrgatitet plani nga Kėshilli Prokurorial i Kosovės (KPK) pėr kalimin nga sistemi aktual nė sistemin e ri prokurorial dhe gjatė fazės sė zbatimit tė kėtij plani (1 janari deri mė 31 dhjetor 2012).
Dispozitat pėrfundimtare tė LPSH precizojnė se nenet 21, 28 dhe 29 hyjnė nė fuqi 15 ditė pas publikimit nė Gazeta zyrtare e Republikės sė Kosovės, kurse nenet tjera hyjnė nė fuqi mė 1 janar 2013. Pėr pasojė, shfuqizohen: Ligji pėr Prokurorinė Publike tė Krahinės Autonome tė Kosovės, Rregullorja e UNMIK-ut nr. 1999/05 dhe ligjet tjera qė janė nė mospėrputhje me LPSH.
Kryeprokurori i Shtetit
Sipas pėrkufizimit tė LPSH, Kryeprokurori i Shtetit nėnkupton Kryeprokurorin e Shtetit tė Republikės sė Kosovės si dhe menaxhmentin dhe kreun mbikėqyrės tė Prokurorit tė Shtetit (neni 2.1.2.). Ky, veē tjerash, ka jurisdiksion nė shkallė tė tretė dhe bėn rregullimin e brendshėm tė Prokurorit tė Shtetit, pėrmes rregulloreve, vendimeve, udhėzimeve dhe instruksioneve (neni 11.7.)
Zyra e Kryeprokurorit tė Shtetit
E pėrfshirė brendapėrbrenda institucionit tė Prokurorit tė Shtetit, kjo Zyrė pėrkrah administrativisht Kėshillin Prokurorial tė Kosovės, Zyrat e prokurorit, kujdeset pėr stafin administrativ tė prokurorive dhe pėr materialin e nevojshėm pėr ta.
Prokurori i Shtetit organizohet pajtimisht me dy ligje: LPSH dhe Ligji mbi Prokurorinė Speciale.
Organizohet nė katėr njėsi organizative: 1. Prokuroria Themelore; 2. Prokuroria e Apelit; 3. Prokuroria Speciale dhe 4. Zyra e Prokurorit tė Shtetit. Por, nga pėrkufizimi ligjor, nė Prokurorinė e Shtetit nėnkuptohet edhe cilado njėsi tjetėr organizative qė mund tė krijohet pėr tė ushtruar funksione prokuroriale (neni 2.1.1.).
Pėrbėrja e saj varet nga lloji i Prokurorisė sė Shtetit. Kėshtu, Prokuroria Themelore pėrbėhet nga: 1. Departamenti i Pėrgjithshėm; 2. Departamentit pėr tė Mitur dhe 3. Departamenti pėr krime tė rėnda (neni 14.1.). Ndėrkaq, Prokuroria e Apelit pėrbėhet nga: 1. Departamenti i Pėrgjithshėm dhe 2. Departamenti pėr krime tė rėnda (neni 14.2.).
Prokuroria e Apelit
Prokuroria e Apelit vepron para Gjykatės sė Apelit. Jurisdiksioni i saj shtrihet nė tėrė hapėsirėn gjeografike kosovare. Selia ėshtė nė Prishtinė.
Sipas pėrkufizimit tė LPSH, Kryeprokurori nėnkupton kreun e zyrės sė prokurorit duke pėrjashtuar Kryeprokurorin e Shtetit dhe Kryeprokurorin e Prokurorisė Speciale (neni 2.1.3.).
Prokuroria Speciale
Sipas LPSH, jurisdiksioni territorial, fushėveprimi, kompetencat dhe pėrbėja e Prokurorisė speciale dhe emėrimi i Kryeprokurorit tė Prokurorisė Speciale rregullohet nė bazė tė Ligjit pėr Prokurorinė Speciale tė Republikės sė Kosovės. Pėrndryshe, prokurori special nėnkupton Prokurorin e Shtetit i cili ushtron funksionin prokurorial nė kuadėr tė Prokurorisė Speciale.
Prokuroritė themelore
Si Prokurori tė shkallės sė parė, kėto themelohen nė shtatė komuna: Prishtinė, Ferizaj, Gjakovė, Gjilan, Mitrovicė, Pejė dhe Prizren. Themelohen pėr territoret e Gjykatave pėrkatėse Themelore. Kanė jurisdiksion nė shkallė tė parė.
Njėsitė administrative
Sipas LPSH, mund tė krijohet edhe ndonjė njėsi tjetėr organizative (neni 2.1.1.) apo mund tė themelohen edhe zyre tjera (neni 18.) pėr ushtrimin e funksioneve prokuroriale. Do tė mundėsohet apo jo krijimi, pėrkatėsisht themelimi i njėsive apo zyrave, sipas kėrkesės sė Kryeprokurorit tė Shtetit varet nga vendimi i Kėshillit Prokurorial tė Kosovės. Ky mund ti propozojė Kuvendit tė Kosovės plotėsimin e buxhetit nė rast zgjerimi organizativ tė Prokurorit tė Shtetit.
(Autori ėshtė bashkėpunėtor profesional nė Gjykatėn e Qarkut nė Mitrovicė)
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 