Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
15°
21-02-2011 | 16:19 CET
SHKRUAN
Feti Tunuzliu

Kompetencat e prokurorit

Kushtetuta e Republikės sė Kosovės (2008), pos ligjeve tė tjera, u pasua edhe me nxjerrjen e Ligjit pėr Prokurorinė e Shtetit (LPSH), mė 30 shtator 2010.

LPSH paraqet aktin e parė juridik nė Kosovėn e pavarur (17 shkurt 2008) i cili, nė pajtim me Kushtetutėn kosovare (neni 109.3), rregullon “organizimin, juridiksionin, funksionimin, kompetencat dhe detyrat e prokurorit tė shtetit” (neni 1) si “institucion i pavarur” (neni 2.1.1.).

Dispozitat pėrfundimtare tė LPSH shfuqizuan: Ligjin mbi Prokurorinė Publike tė Krahinės Autonome tė Kosovės, Rregulloren e UNMIK-ut nr. 1999/05 pėr themelimin e Gjykatės ad-hoc tė instancės sė fundit dhe tė zyrės ad-hoc tė Prokurorisė Publike, sikundėr edhe ēdo ligj tjetėr qė ishte nė mospėrputhje me dispozitat e LPSH-sė.

Gjithashtu, parashikuan se “asgjė nė kėtė ligj nuk do tė interpretohet apo zbatohet pėr tė ndryshuar, kufizuar, zgjeruar apo pėr tė ndryshuar nė ndonjė formė tjetėr autoritetin, juridiksionin, pushtetin apo detyrat e caktuara tė Prokurorisė Speciale tė pėrcaktuara me Ligjin mbi Prokurorinė Speciale nr. 2008/03-L052”.

Dispozitat e LPSH-sė qė i referohen detyrave dhe kompetencave tė prokurorit, hyjnė nė fuqi mė 1 janar 2013, pas vokacio legis prej mbi dy vitesh.

Shfuqizimi i akteve juridike tė sipėrcituara tė Kosovės socialiste dhe tė UNMIK-ut, shkėputi de jure kontinuitetin e tyre nė historinė e re juridike tė Kosovės. Ndaj, e quajmė tė rėndėsisė sė veēantė fuqizimin e dispozitave qė i atribuohen kompetencave prokuroriale.

Normat qė i referohen kompetencave tė prokurorit si institucion, janė inkorporuar nė mėnyrė gjithėpėrfshirėse nė nenin 7 tė LPSH-sė.

Kėto fillimisht promovojnė mėnyrat e ushtrimit tė kompetencave ligjore. Saktėsojnė ushtrimin e tyre “nė mėnyrė tė pavarur, tė drejtė, objektive dhe tė paanshme”, ndėrkohė qė e ngrenė nė shkallė tė parimeve themelore pavarėsinė dhe paanshmėrinė e prokurorit (neni 3).

Tutje, LPSH-ja parashikon si kompetencė prokuroriale pėrkujdesjen pėr “zbatimin e standardeve mė tė larta” (neni 7.1.2.). Na thotė mendja sė kėtu aludohet nė sjelljet personale dhe profesionale tė prokurorėve gjatė performancės sė tyre zyrtare.

Po ashtu, pėrcaktohet qė kompetenca e prokurorit tė mbėshtetet nė ”ligjin e zbatueshėm” (p.sh. nė Kodin e Procedurės Penale tė Kosovės - KPPK; Kodin Penal tė Kosovės, etj.) dhe nė Kodin e Etikės (Kodi i etikės dhe sjelljes profesionale pėr prokurorėt) - neni 7.1.3.

Kompetencė e prokurorit radhitet edhe ruajtja “e nderit dhe dinjitetit” (neni 7.1.4.) nga shkeljet qė do tė ndikonin nė prestigjin e tij prej zyrtari shtetėror.

Mbrojtja e cila i atribuohet “viktimave, dėshmitarėve, tė dyshimtėve, tė akuzuarve dhe personave tė dėnuar” (neni 7.1.5.) specifikohet si kompetencė vijuese prokuroriale, do thoshim ordinere gjatė procesit penal.

Nė vazhdėn e kompetencave tė prokurorit parashihen ato “pėr zbulimin e veprave penale dhe tė autorėve” dhe “ndjekjen me kohė tė veprave penale”. Veē kėtyre dhe funksioneve tjera tradicionale, LPSH-ja parasheh shprehimisht edhe hetimin penal tė veprave. Ky ndėrlidhet me parimin e legalitetit (neni 7.1.6.) dhe promovon kompetencėn hetimore tė prokurorit (mė shumė tė detajuar me nenet 47 dhe 220-225 tė KPPK).

Kompetencė profesionale rezulton tė jetė marrja “e vendimeve mbi inicimin, vazhdimin apo ndėrprerjen e procedurės penale” (neni 7.1.7). Por, kjo terminologji nuk pėrkon plotėsisht me terminologjinė e KPPK-sė (neni 220-225). Pėrmbajtjesisht sikur shkakton konfuzion (sic!). P.sh., si duhet kuptuar nocioni ndėrprerje, si: pushim, pezullim apo...? Ose, si duhet kuptuar togfjalėshin terminologjik juridik “procedurė penale”: vetėm si fazė tė procedurės paraprake (hetim), si sintezė tė procedurės paraprake dhe shqyrtimit gjyqėsor, apo...?

Kompetenca vijuese shprehet me “ngritjen e aktakuzave dhe pėrfaqėsimin e tyre” (neni 7.1.8), ndonėse jo edhe me atė qė - “tė paraqesė dhe tė prezantojė... propozim-akuzėn” (neni 47.2.2. i KPPK) dhe me propozimin “pėr shqiptimin e masės edukative ose dėnimit” (neni 63.1. Kodit pėr tė Mitur tė Kosovės - KMK)!

Pason kompetenca rreth mjeteve juridike “tė rregullta dhe tė jashtėzakonshme” (7.1.9.): ankesa; bashkimi i procedurės penale; zbutja e jashtėzakonshme e dėnimit dhe kėrkesa pėr mbrojtjen e ligjshmėrisė, mjete kėto procedura e tė cilave ėshtė juridizuar me KPPK.

Bashkėpunimi “me policinė, gjykatat dhe institucionet e tjera” paraqet njėrėn nga kompetencat relevante nė sistemin e kompetencave prokuroriale (neni 7.1.10) pėr verifikimin e fakteve gjatė procedurave konkrete penale.

LPSH-ja parasheh edhe tė tjera detyra dhe kompetenca prokuroriale “tė pėrcaktuara me ligj” (neni 7.1.11.). Kėto nuk janė pėrfshirė nė mėnyrė taksative nė kėtė nen por gjenden tė shpėrndara nė kuadėr tė neneve tjera nė LPSH, KPPK, KMK, etj.

(Autori ėshtė bashkėpunėtor profesional nė Gjykatėn e Qarkut nė Mitrovicė)

3.4/5 (11 votë/a)

Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi

Besnik Kryeziu “Intelektuali pa guxim nuk ėshtė intelektual”(Ukshin Hoti) Pėrfundimisht po dėshmohet se politika parciale e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare qė u artikulua nė fillimin e viteve tė 90-ta ishte e gabuar, dhe jo qė nuk i sanoi pasojat e shkaktarit tė vėrtetė, p...

Kėshtu mė nuk shkon

Andin Lokaj Instruktori i FIFA-s dhe i Federatės sė Futbollit tė Gjermanisė (DFB), Jochen Figge, ėshtė shumė i mirėseardhur tė mbajė kurs pėr trajnerėt kosovarė pėr t'u pajisur me licencėn "C". Por askush nga Federata nuk e precizoi ēfarė licence ėshtė kjo, pasi dihet shumė m...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Vota pėr njė Egjipt tė ri

Qemajl Morina Mė 23 e 24 maj do tė mbahen zgjedhjet presidenciale nė Egjipt, pėr tė cilat p...

Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!

Besnik Mustafaj I kam ndjekur me njė kureshtje tė natyrshme debatet rreth zgjedhjes sė Pres...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51