Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
15°
12-04-2011 | 12:12 CET
SHKRUAN
Feti Tunuzliu

Mbi cilat parime bazė funksionon Prokurori i Shtetit?

Feti Tunuzliu

"Prokurori i Shtetit ėshtė institucion i pavarur me autoritet dhe pėrgjegjėsi pėr ndjekjen penale tė personave tė akuzuar pėr ndonjė vepėr penale ose pėr ndonjė vepėr tjetėr, sikurse ėshtė rregulluar me ligj", sipas pėrkufizimit tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės (2008, neni 109.1).

Meqė pėrkufizimi kushtetues nė thelb ėshtė identik me pėrkufizimin ligjor – neni 2.1.1. i Ligjit nr. 03/L-255 pėr Prokurorin e Shtetit (LPSH), i 30 shtatorit 2010, e quajmė tė panevojshėm qė ta pėrsėdytim.

Prandaj, sakaq, tė themi se funksionimi i kėtij institucioni ngrihet mbi parime themeltare, tė cilat shėrbejnė si pikėnisje pėr organizimin, juridiksionin dhe funksionimin e tij, parime kėto tė cilave LPSH ia kushton Kreun II, titulluar “Parimet themelore”, i cili pėrfshin dispozitat e neneve 3-6.

Ē'ėshtė e vėrteta, janė gjithsej pesė principe, postulate apo baza – thėnė me pleonazėm, tė natyrės fundamentale, tė cilat i promovon shprehimisht LPSH-ja. I pari – Parimi i pavarėsisė; i dyti – Parimi i paanshmėrisė; i treti – Parimi i ligjshmėrisė; i katėrti – Parimi i shumėllojshmėrisė etnike dhe i pesti – Parimi i efikasitetit.

Dy tė parat: i pavarėsisė dhe paanshmėrisė, i ngėrthen nė vetvete dispozita e nenit 3.1 e LPSH-sė.

"Prokurori i Shtetit ėshtė institucion i pavarur qė ushtron funksionet e veta nė mėnyrė tė paanshme", konfirmon prerazi norma konkrete ligjore.

Vijimisht, LPSH-ja zbėrthen konceptin e pavarėsisė duke i identifikuar fillimisht tri forma manifestimi tė saj: e para nė formė tė barabartė, e dyta nė formė objektive dhe e treta nė formė tė paparagjykuar.

Mė pas specifikon njė gamė pavarėsish tė cilat ia atribuon: "gjinisė, racės, prejardhjes kombėtare apo sociale, shoqatave apo lidhjeve politike, besimeve fetare, gjendjes apo tė metave shėndetėsore apo pozitės shoqėrore" tė njerėzve (neni 3.2.).

Parimi i paanshmėrisė, sipas LPSH (neni 3.3), lė tė kuptohet se ēdo ndėrhyrje, pengim apo ndikim, pėrkatėsisht ēdo tentim-ndėrhyrjeje, tentim-pengimi apo tentim-ndikimi ushtruar nga personi fizik apo juridik tek autoriteti i Prokurorit tė Shtetit e qė korrespondojnė me ndonjė hetim apo procedurė quhet kundėrkushtetues, pėrkatėsisht kundėrligjor. Gjykojmė se ky parim pretendon tė qenėt e Prokurorit tė Shtetit nė pozicion paanėsie gjatė ushtrimit tė funksionit tė tij.

Parimi i ligjshmėrisė, sipas LPSH-sė, manifestohet nė atė mėnyrė qė "funksionet prokuroriale ushtrohen vetėm nga prokurorėt e autorizuar dhe kompetentė tė shtetit edhe prokurorėt specialė". (neni 4.1.).

Nė kuadėr tė kėtyre funksioneve, LPSH-ja specifikon: inicimin e hetimeve penale, ngritjen e aktakuzave, paraqitjen e propozim-akuzave, zhvillimin e ndjekjes penale dhe detyra tė tjera qė pėrkojnė me aktin suprem juridik dhe ligjet e dala prej tij (neni 4.2).

Parimi i shumėsisė etnike, sipas LPSH-sė, "pasqyron shumėllojshmėrinė etnike nė Republikėn e Kosovės, nė pajtueshmėri me nenet 109(4) dhe 110(3) tė Kushtetutės dhe parimet e pranuara ndėrkombėtarisht lidhur me tė drejtat e njeriut dhe barazinė gjinore" (neni 5).

Si pasojė, paraqitja shumetnike i atribuohet, pėrkrah Prokurorit tė Shtetit, edhe Kėshillit Prokurorial tė Kosovės nė pėrputhje me normat kushtetuese dhe parimet ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut dhe barazisė gjinore.

Parimi i efikasitetit i Prokurorit tė Shtetit parasheh qė "Prokurori i Shtetit ushtron funksionet e veta nė mėnyrė efikase" pėr tė shtuar "efektive dhe nė pajtueshmėri me Kushtetutėn, ligjet e zbatueshme dhe parimet e pranuara ndėrkombėtarisht pėr mosdiskriminim, tė drejtat e njeriut dhe liritė themelore" (neni 6).

Edhe pse sintagma e titullit tė kėtij neni “Efikasiteti i Prokurorit tė Shtetit” sugjeron trajtimin e parimit tė efikasitetit tė Prokurorit tė Shtetit, ēuditėrisht kjo nuk ndodh. Pėr mė tepėr, teksti i normės konkrete ligjore pėrmbajtjesisht tejkalon vetė titullin ngase shtrihet edhe nė – efektivitetin dhe pajtueshmėrinė e kėtij funksioni nė kuptim tė normave kushtetuese, ligjore dhe parimeve ndėrkombėtare tė tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut.

Ishin kėto parimet themelore tė sanksionuara me LPSH, tė cilat pėrshkojnė funksionimin e Prokurorit tė Shtetit, i cili me dispozitat pėrfundimtare shfuqizoi ish-aktet pėrkatėse juridike dhe rrjedhimisht solli nė fuqi njė pakicė dispozitash tė LPSH pas shpalljes nė "Gazetėn zyrtare tė Republikės sė Kosovės" mė 29.10.2010, kurse nga 1 janari 2013 sjell nė fuqi shumicėn e tyre.

Krejt nė fund, tė pėrkujtojmė se LPSH-ja ėshtė ligj i karakterit special, sepse i atribuohet enkas Prokurorit te Shtetit si pjesė integrale e sistemit juridik pozitiv kosovar i nxjerrė gjatė historikut tė deritanishėm tė legjislacionit postkonstitucional.

(Autori ėshtė zyrtar nė Agjencinė Kundėr Korrupsionit)

2.4/5 (9 votë/a)

Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi

Besnik Kryeziu “Intelektuali pa guxim nuk ėshtė intelektual”(Ukshin Hoti) Pėrfundimisht po dėshmohet se politika parciale e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare qė u artikulua nė fillimin e viteve tė 90-ta ishte e gabuar, dhe jo qė nuk i sanoi pasojat e shkaktarit tė vėrtetė, p...

Kėshtu mė nuk shkon

Andin Lokaj Instruktori i FIFA-s dhe i Federatės sė Futbollit tė Gjermanisė (DFB), Jochen Figge, ėshtė shumė i mirėseardhur tė mbajė kurs pėr trajnerėt kosovarė pėr t'u pajisur me licencėn "C". Por askush nga Federata nuk e precizoi ēfarė licence ėshtė kjo, pasi dihet shumė m...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Vota pėr njė Egjipt tė ri

Qemajl Morina Mė 23 e 24 maj do tė mbahen zgjedhjet presidenciale nė Egjipt, pėr tė cilat p...

Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!

Besnik Mustafaj I kam ndjekur me njė kureshtje tė natyrshme debatet rreth zgjedhjes sė Pres...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51