| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Feti Tunuzliu
Me Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės (2008) u kushtetuua Kėshilli Prokurorial i Kosovės (KPK) duke u strukturuar nė Kapitullin VII, tė titulluar - Sistemi i Drejtėsisė.
E renditur pikėrisht nė nenin 110, dispozitat e KPK janė vendosur midis dy institucionesh juridike: Prokurorit tė Shtetit (neni 109) dhe Avokaturės (neni 111), pėrkatėsisht nė nenin e parafundit brendapėrbrenda kapitullit tė sapopėrmendur.
Kėtu, KPK ėshtė pėrkufizuar - institucion i pavarur qė funksionon sipas ligjit (parag. 1); janė pėrcaktuar kompetencat kruciale tė KPK-sė prej rekrutimit deri te disiplinimi i prokurorėve (parag. 2); janė proklamuar parimet e emėrimit tė prokurorėve (parag. 3) dhe pėrfundimisht ėshtė pėrcaktuar pėrbėrja e KPK, etj. (parag. 4). Kėsisoj, KPK u promovua si pjesė konstituive e sistemit aktual juridik kushtetues kosovar.
Nė frymėn e aktit juridik suprem, Kuvendi i Republikės sė Kosovės miratoi Ligjin nr. 03/L-224 pėr KPK mė 30 shtatorit, ndėrkaq u.d. i Presidentit tė Republikės sė Kosovės e dekretoi mė 18 tetor 2010. Rrjedhimisht, Ligji pėr KPK u shpall nė "Gazeta zyrtare e Republikės sė Kosovės" nr. 83, mė 29 tetor 2010, pėr tė hyrė nė fuqi pas vokatio legis prej dy muajsh, mė 1 janar 2011.
Data e miratimit, pėrkatėsisht e dekretimit tė Ligjit pėr KPK, koincidon me datėn e miratimit, pėrkatėsisht dekretimit tė dy ligjeve tjera tė rėndėsisė sė veēantė nga sfondi i sistemit juridik: Ligjit pėr Prokurorin e Shtetit dhe Ligjit pėr Kėshillin Gjyqėsor tė Kosovės. Pėrndryshe, janė dispozitat pėrfundimtare tė Ligjit pėr KPK, ato tė cilat, rregullojnė ēėshtjet qė i referohen transferimit tė kompetencave nga ish-autoriteti tek autoriteti aktual kompetent.
"Me themelimin e Kėshillit Prokurorial tė Kosovės, siē ceket me kėtė ligj, detyrat dhe kompetencat qė deri nė atė kohė janė ushtruar nga Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės, transferohen tek Kėshilli", sqaron dispozita e nenit 43.1. i Ligjit te KPK.
Dispozitat pėrfundimtare tė Ligjit pėr KPK, shfuqizojnė nė plotni Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2005/52 dhe ēdo dispozitė qė bie ndesh me Ligjin pėr KPK. Rrjedhimisht, Ligji pėr KPK rezulton tė jetė i pari ligj qė i referohet enkas kėtij institucioni juridik, nė periudhėn paskushtetuese.
Ligji pėr KPK e pėrkufizon KPK si "institucion tėrėsisht i pavarur qė ushtron detyrat dhe pėrgjegjėsitė siē parashihen nė Kushtetutė dhe nė kėtė ligj" (neni 2.1.2). Ligji pėr KPK, nė Kreun II, titulluar - Kompetencat, pėrgjegjėsitė dhe pėrbėrja e Kėshillit, pėrkatėsisht nė nenin 4, titulluar - Detyrat, kompetencat dhe kufizimet e Kėshillit, juridizon taksativisht njė vistėr detyrash, pėrkatėsisht kompetencash tė KPK tė cilat esencialisht dhe pėrmbajtjesisht avancojnė sistemin aktual prokurorial, kurse aktet pėrkatėse nėnligjore duhet t'i detajojnė ato.
Fillimisht, kėtė opinion e provon kompetenca e KPK, e cila i atribuohet pikėrisht sigurimit tė prokurorėve nė ushtrimin e funksionit prokurorial "nė mėnyrė tė pavarur, profesionale dhe tė paanshme", pėrbėrjes etnike tė tyre dhe transparencės sė statistikave prokuroriale, ēėshtje kėto tė ngritura nė shkallė parimesh themelore - Kreu II i Ligjit pėr Prokurorin e Shtetit (nr. 03/L-225, datė 30 shtator 2010).
Tutje, ēėshtja e kompetencave tė KPK reflektohet edhe pėrmes rekrutimit e propozimit tė kandidatėve nga komunitetet pakicė, qė Presidenti ti emėrojė apo riemėrojė prokurorė. E tėra konsiston nė sigurimin e potencialit pėr poste prokuroriale nivelesh pėrkatėse.
Pėrcaktimi i numrit tė prokurorėve, i politikave, i standardeve dhe i udhėzimeve pėr trajnimin dhe perfeksionimin profesional tė tyre, si dhe pėrcaktimi i procedurave disiplinore, janė tė tjera kompetenca tė karakterit avancues tė KPK me tė cilat mėtohet saktėsimi numerik i prokurorėve, mėnyra e aftėsimit profesional dhe procesi disiplinor ndaj tyre.
Nė fondin e kompetencave tė KPK pėrfshihet edhe emėrimi i kryeprokurorėve tė Prokurorive Themelore dhe tė Prokurorisė sė Apelit, funksioni i tė cilėve ėshtė konkretizuar me Ligjin pėr Prokurorin e Shtetit.
Janė edhe njė mori kompetencash qė i kushtohen kapaciteteve njerėzore, masave ndėshkuese dhe luftimit tė fenomenit tė kriminalitetit: propozimi i kandidatėve tek Presidenti pėr emėrim si Kryeprokuror i Shtetit, propozimi i masave prokuroriale dhe propozimi Qeverisė dhe Kuvendit pėr luftimin e kriminalitetit.
Edhe bashkėpunimin me njė varg subjektesh, e quajmė kompetencė tė avancuar. Kemi parasysh autoritetin institucional e profesional dhe rolin e veēantė qė kanė nė jetėn juridike profesionale, p.sh. bashkėpunimi me Institutin Gjyqėsor tė Kosovės apo Zyrėn e Kryeprokurorit tė Shtetit.
Mbikėqyrja e administrimit tė prokurorive dhe personelit si dhe e Njėsitit pėr shqyrtimin e performancės sė Prokurorisė, nxjerrja e rregullave dhe rregulloreve si dhe pėrgatitjet, dėrgimi dhe mbikėqyrja e buxhetit, burimeve fiskale dhe shpenzimeve tė KPK, pėrkatėsisht tė sistemit prokurorial paraqet korpus tjetėr kompetencash tė avancuara tė KPK.
Shpallja e konkursit pėr prokurorė, shpallja e Kodit tė etikės profesionale pėr anėtaret e KPK, e Kodit tė etikės pėr prokurorė, e Kodit tė etikės pėr stafin mbėshtetės dhe pėr rregullat e rregulloret e menaxhimit dhe zbulimit tė informatave qė mbahen nga prokurori i shtetit s'do mend se paraqesin kompetenca avancimi sepse me tė tilla veprime KPK i kontribuon sensibilizimit profesional dhe intelektual tė kapaciteteve prokuroriale.
Raportimi pėr punėn e KPK dhe tė Prokurorit tė Shtetit para legjislativit, Presidentit dhe opinionit po ashtu reflektojnė transparencėn e kompetencave tė KPK karshi institucioneve supreme dhe audiencės kosovare.
Sė fundmi, mbėshtetja pėr funksionimin efikas tė institucioneve prokuroriale pėrmes shpėrndarjes sė lėndėve, themelimi i komisioneve, miratimi i rregullave tė punės pėr KPK dhe pėr komisione brenda tij, janė tė njė rėndėsie tė veēantė, ngase, sikundėr kompetencat pararendėse, edhe kėto, praktikisht avancojnė kualitativisht sistemin aktual prokurorial tė Republikės sė Kosovės.
(Autori ėshtė zyrtar nė Agjencinė Kundėr Korrupsionit)
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 