Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
15°
13-10-2011 | 12:05 CET
SHKRUAN
Adri Nurellari

Absurditetet e reformės elektorale kosovare

Adri Nurellari

Njė ndėr fatkeqėsitė kombėtare qė po u ndodh shqiptarėve ėshtė mosnxjerrja e mėsimeve nga pėrvojat e ndėrsjella, por adoptimi nė Kosovė i pėrvojave mė negative tė Shqipėrisė. Nė vend qė tė anashkalohen problemet qė janė pėrjetuar nė Shqipėri, masakrimi qė u ėshtė bėrė dy zgjedhjeve tė fundit tregon se Prishtina po ndjek pikėrisht kalvarin e mundimshėm tė tranzicionit politik tė Tiranės.

Jo vetėm qė teknikat e manipulimit janė huazuar nė Kosovė por sė fundmi po imitohet edhe ideja e njė reforme zgjedhore si ajo e vitit 2008 nė Shqipėri qė ka pėr qėllim ēimentimin e pushtetit tė elitės aktuale politike kosovare. Zgjedhjet e fundit qenė njė tėrmet pėr lidershipin aktual nė Kosovė i cili pavarėsisht nga manipulimet e shumta, prapė qėndron nė pushtet falė njė koalicioni tė brishtė e tė ēuditshėm laraman. Partia nė pushtet gjendet sot e shantazhuar prej tekave tė pseudo-partisė, ose mė saktė kompanisė private tė Pacollit, prej Partisė sė Drejtėsisė qė do tė dėrrmojė laicitetin e Republikės sė Kosovės si dhe prej pranisė sė domosdoshme tė serbėve liberalė.

Nė fakt ndryshe nga sa shitet nė publik, sistemet zgjedhore janė njė pjesė thelbėsore e konfigurimit institucional tė njė shteti e pėr rrjedhojė ndryshimi i sistemit pėrbėn njė ortek tė mirėfilltė pėr institucionet e demokracisė. Kėtu del nė pah absurditeti i parė. I gjithė ligjėrimi zyrtar qeveritar si dhe rekomandimi i aktorėve ndėrkombėtarė ėshtė i pėrqendruar pikėrisht te ndėrtimi dhe konsolidimi i institucioneve tė shteti tė ri kosovar, ndėrkohė qė ėshtė duke u propozuar njė ndryshim kushtetues i cili e vė tėrėsisht nė pikėpyetje tė gjithė kėtė proces institucionalizimi.

Dihet mirė nga studiuesit e fushės se pas ndryshimit tė formės sė regjimit, pra republikė parlamentare, presidenciale apo monarki kushtetuese, sistemi zgjedhor ėshtė mbase elementi mė determinues i institucioneve tė njė vendi. Sistemi zgjedhor ėshtė thelbėsor nė zhvillimin e sistemit partiak dhe partive politike. Pėr shembull nėse ėshtė mazhoritar ka mė pak parti e nėse ėshtė proporcional mė shumė parti.

Nėse ndryshohet sistemi zgjedhor ndryshohen tipet e koalicioneve qeverisėse; ndryshon kompozimi dhe veprimtaria e legjislativit; reformohet mėnyra e zgjedhjes sė zyrtarėve tė lartė, drejtuesve tė institucioneve tė pavarura dhe mbarė administratės; transformohet mėnyra e bėrjes sė politikave dhe reformave tė qeverisė; rikonfigurohet organizimi i fushatave dhe proceseve zgjedhore; pėson njė metamorfozė tė mirėfilltė pėrmbajtja e debateve publike dhe kulturės politike nė vend etj. etj. etj.

Me pak fjalė ndryshimi i sistemit zgjedhor ka impakt tė drejtpėrdrejtė, dytėsor apo tė tėrthortė nė ēdo institucion tė demokracisė dhe aspekt tė jetės politike tė njė vendi, pra ėshtė njė ortek i mirėfilltė me pasoja kapilare duke dėmtuar rėndė pėrpjekjet disavjeēare pėr konsolidimin e institucioneve kosovare duke i rikonfiguruar nga e para.

Absurditeti i dytė i komisionit tė reformės zgjedhore lidhet me mosbėrjen e asnjė analize kritike ndaj sistemit zgjedhor aktual. Nuk ekziston njė sistem zgjedhor i pėrkryer qė mund tė shėrbejė si pilulė magjike pėr tė shėruar ēdo sėmundje e qė mund tė pėrdoret kudo, por ekziston vetėm pėrshtatshmėria e sistemit me realitetin ku aplikohet.

Kurrkush nuk po bėn njė analizė nė retrospektivė se ēfarė ka shkuar keq me sistemin zgjedhor ekzistues dhe si ky sistem nuk i pėrmbush nevojat e shoqėrisė kosovare pėr tė motivuar pastaj ndryshimin e tij. Me thėnė tė drejtėn sistemi aktual zgjedhor me disa ndryshime minimale ėshtė nė fakt sistemi mė i pėrshtatshėm pėr realitetin kosovar. Kjo tregon qė ekziston njė pėrpjekje pėr tė justifikuar apo mbuluar shkelėsit e vėrtetė tė demokracisė kosovare nėpėrmjet mos-adresimit tė problemeve tė hasura me shkeljet nė zgjedhjet e kaluara dhe duke u pėrqendruar te njė ndryshim radikal dhe i pajustifikuar i sistemit zgjedhor.

Zgjedhjet e kaluara nuk kanė vuajtur nga sistemi, pėrkundrazi, nga moszbatimi i tij i plotė dhe nga shkeljet harbute qė janė bėrė gjatė procesit zgjedhor. Pra nuk mund tė konsiderohet qė njė sistem aktual nuk funksionon nė kushtet kur atij nuk i ėshtė dhėnė mundėsia tė vihet siē duhet nė jetė prej parregullsive tė shumta qė e kanė karakterizuar.

Kėtu lidhet edhe absurditeti i tretė i kėsaj reforme qė kėrkon gjurmėt te sistemi kur ujkun e ka pėrballė e lidhet me administrimin e zgjedhjeve.

Pėr sa kohė nuk zgjidhet aspekti i administrimit nė pėrputhje me ligjin zgjedhjet kanė pėr tė qenė katastrofė cilido qoftė sistemi i ri zgjedhor qė adoptohet. Konkretisht nėse ka ndonjė gjė pėr tė ndryshuar duhet pa dyshim qė tė rishikohet mėnyra e numėrimit duke adoptuar votimin elektronik i cili automatizon procesin e numėrimit duke e minimizuar mundėsinė e manipulimit.

Po ashtu mund tė bėhet qė numėrimi tė mos bėhet nė ēdo qendėr votimi por tė grupohet nė pak qendra votimi sikurse ėshtė bėrė nė Shqipėri me KZAZ-tė duke mundėsuar pėrqendrimin e burimeve nė monitorimin e procesit.

Prandaj lind natyrshėm pyetja, kujt i intereson tė ndryshojė sistemi zgjedhor? Mund tė kuptohet qė aktorė tė caktuar politikė tė kenė njė interes tė ngushtė personal pėr tė sajuar njė sistem qė u leverdis elektoralikisht dhe pėr t’ia ngecur fajin sistemit pėr vjedhjet e zgjedhjeve qė kanė bėrė por s’po kuptohet pse kėtė reformė qė trondit konsolidimin e institucioneve kosovare dhe instalon njė oligarki politike po e mbėshtesin me zė tė lartė eksponentė tė shoqėrisė civile tė Kosovės si dhe faktori ndėrkombėtar.

3.0/5 (2 votë/a)

Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi

Besnik Kryeziu “Intelektuali pa guxim nuk ėshtė intelektual”(Ukshin Hoti) Pėrfundimisht po dėshmohet se politika parciale e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare qė u artikulua nė fillimin e viteve tė 90-ta ishte e gabuar, dhe jo qė nuk i sanoi pasojat e shkaktarit tė vėrtetė, p...

Kėshtu mė nuk shkon

Andin Lokaj Instruktori i FIFA-s dhe i Federatės sė Futbollit tė Gjermanisė (DFB), Jochen Figge, ėshtė shumė i mirėseardhur tė mbajė kurs pėr trajnerėt kosovarė pėr t'u pajisur me licencėn "C". Por askush nga Federata nuk e precizoi ēfarė licence ėshtė kjo, pasi dihet shumė m...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Vota pėr njė Egjipt tė ri

Qemajl Morina Mė 23 e 24 maj do tė mbahen zgjedhjet presidenciale nė Egjipt, pėr tė cilat p...

Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!

Besnik Mustafaj I kam ndjekur me njė kureshtje tė natyrshme debatet rreth zgjedhjes sė Pres...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51