Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
15°
25-01-2012 | 13:45 CET
SHKRUAN
Bajram Mjeku

Kėshilltarėt politikė

Bajram Mjeku

Derisa spanjollėt mburren me Don Kishotin, atė personazh qė nuk ka lėnė cep tė botės pa e kalėruar, ka tė ngjarė se sozia e tij ėshtė e kudondodhur nė botėn shqiptare, aq mė shumė nė majat e politikės sė saj. Vitet e pasluftės nė Kosovė kanė sjellė situata paradoksale nga mė tė paparashikueshmet nė dėm tė Kosovės dhe institucioneve mė tė larta tė saj.

“Shkolla” e UNMIK-ut duket se Kosovėn pas luftės e ka lėnė tė plagosur rėndė, gati po aq sa regjimi serb para dhe gjatė luftės. Kjo “shkollė”, kaq shumėkombėshe nė njėrėn anė dhe kaq fatale nė anėn tjetėr, vendosi gjithēka pėr shqiptarėt dhe u kujdes edhe pėr detajet mė tė imėta, qė nga zgjedhja e shefave nė krye tė institucioneve e deri te postet mė pak tė rėndėsishme tė saj.

Nuk ishte vetėm “shkolla” e UNMIK-ut kujdestare e tė gjitha tė kėqijave gjatė dekadės sė fundit nė Kosovė, por ishin edhe OJQ-tė e maskuara ndėrkombėtare dhe vendorėt injorantė, qė Kosova tė gjendet nė kėtė stad qė ėshtė sot.

Veē seleksionimeve kryesisht negative, duket qė pėrzgjedhjet mė groteske janė bėrė kur zgjidheshin dhe zgjidhen kėshilltarėt politikė. Nė kėtė pikė, shefat vendorė, me pėrulėsinė mė tė devotshme, gjithmonė janė “suportuar” sa u pėrket emėrimeve tė kėshilltarėve politikė nga faktori ndėrkombėtar dhe OJQ-tė misterioze.

Nocioni “kėshilltar politik” ėshtė keqpėrdorur aq shumė nė dekadėn e fundit, sa me tė dėgjuar pėr emrat e sapozgjedhur tė tyre nė cilindo institucion, menjėherė lė tė kuptohet se ose janė ēimka ndėrkombėtare, ose militantė tė partisė prej nga e ka origjinėn edhe shefi i tyre, ose janė raste sociale, ose e keqja mė e madhe janė sekserė tė shefave tė tyre.

* * *

Mė 7 prill tė vitit tė kaluar znj. Atifete Jahjaga u zgjodh presidente e Republikės sė Kosovės. E dimė se znj. Jahjaga erdhi nga posti i zėvendėsdrejtoreshės sė pėrgjithshme tė Policisė sė Kosovės dhe tash ka pak rėndėsi se doli nga zarfi i miqve tanė ndėrkombėtarė apo jo.

E rėndėsishme ėshtė se ajo erdhi nė krye tė shtetit pa dije elementare se si udhėhiqet shteti, aq mė pak se si ta plotėsojė stafin e saj nė Presidencėn qė do ta drejtonte. Njerėz tė skenės politike dhe tė shoqėrisė civile thanė se si askujt mė shumė, presidentes sė re i duhet njė staf kredibil nė udhėheqjen e shtetit tė ri dhe ende tė brishtė.

Ka tė ngjarė se mė shumė se presidentja qė doli nga zarfi, mė me vrull dolėn nga zarfat kėshilltarėt e saj, tė cilėt nė kolltukėt e Presidencės u ulėn me pompozitet dhe fodullėk, sa fitohej bindja se mė shumė se kėshilltarė tė presidentes sė re, ata janė dalzotėsit e Presidencės. Ashtu siē tre nga kėshilltarėt e saj erdhėn me zhurmė e pompozitet, vetėm pak muaj mė vonė, njėri pas tjetrit ikėn nė heshtje dhe pa zhurmė, me tendencė pėr tė krijuar opinionin sikur nuk ka ndodhur asgjė. Mė shumė se justifikimi i tyre medial pėr mėnyrėn se si kanė ikur, mė brengosės ėshtė fakti se ata nuk e kanė ndihmuar aspak presidenten e re as nė ngritjen politike, as nė avancimin e performancės sė saj. Mė shumė se zhgėnjimi i opinionit pėr pjekurinė e tyre politike, mė brengosės ėshtė fakti se ata tashmė po konsiderohen “dezertorė” tė Presidencės dhe nė rast se ata me ikjen pa zhurmė kanė pretenduar qė tė ngjiten sėrish nė karrierėn politike, pėrkundrazi e kanė humbur besimin se dinė dhe mund tė krijojnė politikė, derisa ringritjen politike do ta kenė tė vėshtirė.

Institucionet e Kosovės duhet tė binden njė herė e mirė se punėt e shtetit nuk kryhen me njerėz tė modelit qė “dinė gjithēka dhe nuk dinė asgjė”, por me njerėz qė kanė ofruar pėrvoja tė mira nė fushat pėr tė cilat janė thirrur pėr t’i menaxhuar.

* * *

Nė fillim folėm pėr sozinė e Don Kishotit, por Kosova jo rrallė i kishte dhe vazhdon t’i ketė edhe Robin Hudėt e saj. I kėtillė ishte Sherif Voca nga Melenica e Mitrovicės, i cili nė vitet tridhjeta tė shekullit tė kaluar ishte zgjedhur deputet i partisė politike “Xhemjeti” (Bashkimi), qė i pėrfaqėsonte shqiptarėt nė mbretėrinė serbe.

Mbreti serb, Aleksandri I, i kishte pasion takimet me eruditin autodikakt Sherif Vocėn dhe mrekullohej gjatė bisedave me tė. Jo rrallė, takimet me Vocėn, qė shquhej me lukun e tij pėr plisin e bardhė dhe ēizmet e gjata ushtarake italiane, pėrfundonin mirė. Pas ēdo takimi, ndėrhynte kėshilltari politik Ivo Andriq, i cili gjithmonė ishte paranojak sa herė mbreti i tij takohej me “Robin Hudin” shqiptar, pasi i pari jo rrallė binte nė karremin e kėtij tė fundit.

Ishte Andriqi ai, i cili pėr aq sa shquhej nė fushėn e letėrsisė, po aq shquhej pėr finesat e larta politike, si dhe pėr sėmundjen e tij pėr zhbėrjen e shqiptarėve.

Tė paktėn nė dekadėn e fundit nuk na ka rėnė tė dėgjojmė pėr ndonjė kėshilltar politik nė Kosovė, qė do ta ketė nxjerrė shefin e tij nga bataku i gabimeve, derisa gabimet nė skenėn politike nė Kosovė nuk ishin tė vogla. Ndoshta kanė ndodhur, por ja qė botėrisht nuk kemi dėgjuar...

5.0/5 (2 votë/a)
anonimus (Kosova): 25-01-2012 19:19
Po dihet qe Ilir Deda ishte njeri i Dellit. Me urdhra te Dellit Deda e krijoj FER-in qe me i nda votat me VV e qe kjo e fundit mos ta kaloj pragun. Ama tani kur ata tjeret e FER-it qe nuk i dinin planet e Dedes dhe Dellit hyn ne VV e hangri edhe Deda edhe Delli sepse tani VV eshte ma e fuqishme se kurre.

Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi

Besnik Kryeziu “Intelektuali pa guxim nuk ėshtė intelektual”(Ukshin Hoti) Pėrfundimisht po dėshmohet se politika parciale e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare qė u artikulua nė fillimin e viteve tė 90-ta ishte e gabuar, dhe jo qė nuk i sanoi pasojat e shkaktarit tė vėrtetė, p...

Kėshtu mė nuk shkon

Andin Lokaj Instruktori i FIFA-s dhe i Federatės sė Futbollit tė Gjermanisė (DFB), Jochen Figge, ėshtė shumė i mirėseardhur tė mbajė kurs pėr trajnerėt kosovarė pėr t'u pajisur me licencėn "C". Por askush nga Federata nuk e precizoi ēfarė licence ėshtė kjo, pasi dihet shumė m...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Vota pėr njė Egjipt tė ri

Qemajl Morina Mė 23 e 24 maj do tė mbahen zgjedhjet presidenciale nė Egjipt, pėr tė cilat p...

Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!

Besnik Mustafaj I kam ndjekur me njė kureshtje tė natyrshme debatet rreth zgjedhjes sė Pres...

Nė rreshtin e pritjes

Haki Morina Nė rreshtin e pritjes pėr marrjen e njė certifikate martesore nė Komunėn e Isto...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51