| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Fadil Lepaja
Fjala e kėsaj jave nuk ishte protestė! Nuk ishte as fjala dhunė, lotsjellės, apo reciprocitet. Me kėto fjalė tashmė jemi mėsuar aq shumė, sikur me fjalėt bukė apo ujė. Disa nga ne janė rritur me to e disa janė plakur tashmė me ehon e tyre.
Disa edhe janė vrarė nė protesta! Nė kohė tė Serbisė! Nė kohė tė Rumanisė!
Dhuna dhe lotsjellėsit janė dukuri qė pėrcollėn gjenerata. Fjala reciprocitet doli vonė. Nga vetė qeveria. Por, aq shpejt u shndėrrua nė hajgare. E, pėr dikė, edhe nė ėndėrr tė keqe! Pėr dikė biznes!
Por, kėsaj jave, njė tjetėr fjalė bėri pėrshtypje tė madhe. Fjala e javės ishte: Elasticitet. Dorėn nė zemėr, pakkush e ka pritur tė dėgjojė kėtė fjalė nga goja e njeriut qė e tha dhe ti dedikohet kujt iu dedikua!
Duke iu referuar medies, kjo fjalė doli nga goja e njeriut, i cili kurrė nė jetėn e tij politike nuk ka qenė i njohur pėr elasticitet. Aq mė tepėr, bėri pėrshtypje se ajo i dedikohej nė kontekstin pozitiv kryeministrit tė Kosovės.
Po e lavdėronte me kėtė epitet. Vetėvendosje gabon, po thoshte. Ai ėshtė elastik.
Natyrisht askėnd nuk e befasoi pohimi se Vetėvendosje mund tė gabojė, sa pohimi i dytė pėr elasticitetin e politikanit, i cili prej se ka hipur drejtpėrdrejt nė pushtet, mė shpesh po merr epitete pėr diktator.
Qytetarėt e kujtojnė nga skena mė e njohur e komedisė ndėr ne, nga foltorja e Parlamentit tė Kosovės. Ai nuk e kishte pėr problem qė para qytetarėve tė kėtij vendi tė devijojė e tė bllokojė punėn e Kuvendit sa herė i tekej, vetėm pėr ta bėrė tė veten. Krejt kjo bėhej para kamerave dhe nėn mėrmėritjet dhe kundėrshtimet e pasuksesshme tė kryeparlamentarit. Edhe organizata ndėrkombėtare alarmuan pėr kontrollin e Qeverisė mbi Parlamentin.
Ky udhėheqės elastik e bėri kiametin kur u bė aleanca LDK-AAK. Nė mbledhjen e organit mė tė lartė tė partisė sė vet, ai pati thėnė shumė gjėra tė cilat u dedikohen vetėm armiqve. Do tė jemi opozitė destruktive - pati klithur njeriu qė sot e luan konstruktivin nė teatrin tonė publik. Autori i kėsaj kolumne, atėherė ishte pėrpjekur mė kot ti sqarojė liderit elastik se fjala opozitė destruktive do tė thotė, diēka tė keqe! Ai, atėherė, nuk mendonte ashtu. Por, ka kohė nga kjo, e njerėzit ndryshojnė!
Kujtojeni pastaj zgjedhjen e presidentit. Loja me SMS dhe bllokimi i punės sė Kuvendit. Loja me deputetėt, tė cilėt vetėm pėr pak minuta ndėrruan mendimin e lirė.
Kujtojeni ligjin, i cili e mundėsonte shitjen e njėrės nga dy kompanitė e vetme profitabile, ku kjo u arrit vetėm pėrmes kontrabandimit tė njė neni nė kuadėr tė njė ligji tjetėr.
Kujtojeni elasticitetin me tė cilin e mbante peng krejt Kuvendin. Kujtojeni sa elastik ishte rreth ēėshtjeve tė tjera. Mundohuni tė gjeni elasticitetin tė cilin Cabi po e sheh!
Simboli i rezistencės, i cili nga njėri prej biografėve tė tij, nė zhargon, thirret Cabi (baci) papritmas e zbulon kėtė cilėsi tė kryeministrit. Elastik - klith ai!
Ai po e lavdėronte politikanin, tė cilin gjithnjė duke iu referuar biografit tė tij, disa vite mė herėt e kishte quajtur mafioz e me komplimente tė tjera tė ngjashme.
Ndėrkohė qė Cabi nuk duket tė jetė njohės i rekomandueshėm i elasticitetit, egoja e tij politike, pėrkundrazi, ishte aq e fuqishme sa nuk e thyen as 27 vjet burgim. I pathyeshėm. Nė burg, nė lėvizjen revolucionare, nė lėvizjen paqėsore tė viteve 90-ta, nė luftėn ēlirimtare, rreth Rambujesė, pas lufte. Shpesh dilte edhe vetė kundėr tė gjithėve.
Por kishte edhe raste kur keqkuptohej. Kur i quajti vėllezėr serbėt, shumėkush u ofendua edhe pse ai mbase po pėrpiqej qė atėherė tė hapte njė rrugė besimi me qytetarėt serbė, kundėr regjimit. U keqkuptua edhe Ballkania. Ndoshta po e keqkuptojmė edhe elasticitetin.
Konteksti nė tė cilėn e pėrdori fjalėn elasticitet, ndėrlidhet me kualitetet politike tė kryeministrit aktual, i cili, dorėn nė zemėr, nė ēfarėdo rrethane, po bie nė kėmbė. Si macja!
Disa kėtė ia pranojnė si shkathtėsi. Disa tė tjerė, ndoshta mė pak miradashėsi, kėtė ia atribuojnė dorės sė ngrohtė tė kryediplomatit, i cili vitet e fundit pavarėsisht kontekstit e ka mbrojtur dhe e ka ndihmuar me pėrkushtim.
Por tė kthehemi te elasticiteti i kryeministrit. Disa e quajnė kėtė edhe mungesė tė kurajės! Disa e quajnė kėtė pazar me ēėshtjen kombėtare. Disa e quajnė dinakėri... disa gjenialitet. Disa e quajnė edhe paturpėsi apo dyfytyrėsi.
E Cabi kėtė e quan elasticitet. Ai e sheh kėtė vetėm si veti fizike. E ndrydh dhe ai lakohet!
Njėqind vjet po e mbajte nėn atė presion, njėqind vjet rri i lakuar!
Merita e tij ėshtė se e ka kuptuar peshėn qė e ka sipėr dhe raportin e tij me tė. Ndėrkohė qė njė pjesė e opozitės shpurth pėr ti rezistuar peshės sė madhe dhe vazhdimisht vetėlėndohet. Kėshtu fillojnė beteja tė humbura.
Ndoshta, kėtu ėshtė sekreti i gjenialitetit. Si ajo pėrralla me buburrecin qė e sjell rrotėn e mullirit. Gjithė atė peshė e sjell njė buburrec i vetėm, sepse e sjell andej nga sillet vetė. Buburreci vrapon mbi rrotė dhe krenohet se po e sjell!
A ishte elastik Ai kur ishte fjala pėr qytetarėt e kėtij vendi qė po protestonin paqėsisht pėr tė mbrojtur diēka qė do tė duhej ta bėnte ai vetė? A ishte elastik kur ėshtė fjala te ish-veteranėt, tė cilėt po kėrkojnė njė ligj pėr ta dhe tė cilėt kishin hapur ēadrat para Kryeministrisė? A ėshtė elastik pėr fshatarėt e Bellanicės qė kėrkojnė tokat e tyre? A ishte elastik kur e nxiste Vetėvendosjen pėr protesta, duke e quajtur vetėfundosje apo kuqezinjtė duke i quajtur faqezinj?
Pastaj papritmas vjen njė vizitor me peshė! Elastiku menjėherė i fton pėr bisedė! Pesha?!
Kush mund tė e zėvendėsojė atė... - pyet Cabi. Adhurim apo dėshpėrim?
Vetėvendosje edhe mund ta ketė gabim, por ata ende pa i shėruar plagėt e 14 janarit sėrish kėmbėngulėn ta sprovojnė elasticitetin e kryeministrit, i cili aktualisht duket se nuk mbron asgjė pėrpos pushtetit tė vet. Pėr tė janė krejt numra. Kjo qeveri nuk ėshtė ngritur mbi parime. Krejt janė bėrė pėr numra. Ndoshta, kėtu e kishte fjalėn Cabi?
I kemi numrat - rezonojnė ata. Makineria e votimit nuk e ka gajle nga kush i merr votat.
Ėshtė fjala kėtu pėr elasticitet? Apo pėr parime? Apo vetėm luftė e zhveshur vetėm pėr tė mos rėnė prej pushteti! Sepse pastaj bie shumėēka!
Nejse, u pa puna. Cabi e ka ndarė mendjen i thash njė miku nė facebook! Vetėvendosja ka hyrė bungajave - po thotė!
Ani, ēka nėse thotė Cabi - ma ktheu ai? Shpesh nuk ia ka qėlluar!
Pastaj, mos ėshtė president, ai?
Jo mik, nuk ėshtė - i thashė! Ende nuk ėshtė! Por, nuk dihet!
Asnjėherė nuk ia pranuan meritat, por pazar mund tė bėhet.
Eh, elasticiteti!
rresul (prishtine): 25-01-2012 17:00
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 