| Prishtinė | ![]() |
| 15° |

Agim Vuniqi
Nė shekullin e XIX Hyde Park nė Londėr ishte bėrė njė vend popullor pėr takime. Mė 1872, nė pėrgjigje tė trazirave pasi qė policia u pėrpoq tė shkrijė njė tubim politik, u krijua njė vend Speakers Corner ku njerėzit lejohen tė flasin lirisht. Aty, ēdo tė diel qėndrojnė njerėzit nė njė sandėk nė formė sapuni dhe shprehin pikėpamjet e tyre; politike, fetare ose ēėshtje tė tjera, ndodh ndonjėherė tė ndėrpriten dhe tė sfidohen nga audienca.
Sigurisht qė Parlamenti i Kosovės nuk do tė duhej tė ishte skuta e njė komunikimi tė tillė publik, por ēe do kur vend tjetėr nuk ka; nuk mund tė zihesh nė befasi po qe se dėgjon fjalime nostalgjike nga kryeministri i vendit tu kėndohet autorėve tė diktaturės sė proletariatit, pa kapriēo historike ky ligjėrim-kėndim i kryetarit tė PDK-sė (do tė duhej tė orvatej tė ishte kryeministri i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės), i emocionuar humb toruan dhe kėndon zėshėm pėr Leninin, Trockin, Stalinin e Musolinin, dhe si njė historian me kalibėr, tė tėra kėto personalitete nga historia e Diktaturės sė Proletariatit i pėrzien me fashizmin dhe tenton tua pėrplasė pėr fytyre rinisė studentore tė Lėvizjes Vetėvendosje, tė cilėt pėr nga mosha kanė pasur fatin edhe tė mos kenė dėgjuar fare pėr ta.
Nuk ka gjė tė keqe nėse ai dhe shokėt e tij demonstrues tė deridjeshėm tė kauzės marksiste-leniniste do tė qėndronin stoikė dhe do tė krenoheshin me tė kaluarėn, se kanė qenė tė organizuar sipas konceptit tė treshit, qė gjen mbėshtetje nė autorėsinė e tė pėrmendurve tė pėrfolur. Nė vendin ku duhet tė dėgjohet zėri i popullit, ėshtė pra i pajustifikueshėm komunikimi publik Hyde Park, nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės, e sidomos jo nė kohėn kur shtetet tjera tė taborit ish-komunist luftojnė tė zėnė radhėn pėr tu futur nė Evropė, derisa nė Kosovė, akoma bėn fuqinė ligji i mė tė fortit.
Akoma nuk kemi njė klasė politike tė ndėrgjegjėsuar pėr tė pėrmirėsuar nivelin poltiko-ekonomik tė vendit. Derisa vendet tjera, me tė cilat rrethohemi, po pėrpiqen tė lėnė pėrshtypje sa mė tė mira te komuniteti evropian, politika ka filluar tė rebelohet, pėrfundimisht nuk ndėrtohet politika shtetėrore duke i qarė mėkatet e njėri-tjetrit, qeveritarėve nga pozita, sot, apo opozita, dje. Do tė ishte i pajustifikueshėm komunikimi publik Hyde Park, pa rregulla.
Kėshtu ndodh kur pozita dhe opozita akuzojnė ndėrsjelltas njėra-tjetrėn pėr shkelje ligjesh, apo marrje pushteti, nė tė njejtėn kohė, kur asnjėra prej tyre nuk shprehet e gatshme pėr ti respektuar ato. Proklamimet e tyre ditore pėr demokraci, ligj, antikorrupsion e postulate tjera janė llafe pazari, qytetarėt mund tė jenė vetėm vizitorė, si nė ndonjė panagjyr ku ekspozohen prodhimet, vetėm pėr ti parė -jo pėr ti shijuar. Kur tė ndodhė diēka e paplanifikuar, thirren nė ndihmė miqtė ndėrkombėtarė, se pėrndryshe mbesin pykė, telefonatat kėshilluese janė pėrditshmėri.
Kėshtu ndodh kur harrohet fakti se pozita nuk bėn pa opozitė, e as opozita pa pozitė (kėto rregulla janė univerzale pothuajse nė tėrė globin, pėrveēse nė Kinė, nė Kubė, e nė ndonjė shtet tjetėr komunist qė shumė mė rrallė gjendet nė hartėn globale politike). Eshtė brengosėse fakti se nė Kosovė opozita nuk konsiderohet pjesė e pėrbashkėt e sistemit, dhe pse po krijohet bindja politike se pushteti nuk ka nevojė pėr opozitė, apo pėr kritikė publike. Parlamenti qė do tė duhej tė ishte vendi ku thehen shtizat, po bėhet gjithnjė e mė tepėr qendėr e njė mendimi tė uniformuar, rrallė tė dėgjosh ndonjėrin nga pozita tė bėjė ndonjė kritikė konstruktive, apo dikush tė dallohet se pėrēon zėrin e votuesve.
Nė pėrgjithėsi, kudo, nė rrugė, nė opinionet online tė lexuesve, nė mjetet e shkruara tė informimit dhe nė ato audio-vizuele , po manifestohet njė inflacion i theksuar i fjalėve. Fjala nė Kosovė ka humbur peshėn, vlerėn, sasinė, pra nuk ka njėsi matėse me tė cilėn matet, rrej, fol drejt, kritiko, piskat, shaj, njėjtė, nuk ka ndonjė dallim. Pėrpara shquheshin njerėzit qė flitnin fjalė tė urta, fjalė burrash, dhe kėshtu krijonin reputacionin e urtakut, dhe e tėrė gjenerata e pasuesve tė tyre identifikohej me ta. Populli dinte tė jepte edhe llagape, tė cilat nuk mund tė fshiheshin aq lehtė, ato ishin kujdestari mė i fuqishėm i moralit, bujarisė, fisnikėrisė, por edhe i hajnave rrencave, spiunėve
Tash fjala mė pėrkdhelėse ėshtė hajn, rrenc, i korruptuar, athua edhe sa kohė do tė sharrojė shoqėria nė kėtė lym , kėtu mė ra tė dėgjoj derisa qytetarėt merren me politikė, qeveritarėt merren me hajni, edhe kjo ėshtė njė retorikė inflative, dhe tė gjitha kėto tė meta shoqėrore tė grumbulluara mund ti pastrojė vetėm drejtėsia e bazuar nė ligj. Kur ? Nė fakt politika e Prishtinės ka filluar tė bėhet mė laramane se qė ishte, madje pulenėt partiakė kanė filluar tė vdesin nga zilia se nuk pėrkėdhelen, nuk ka kush ti pėrqafojė apo ti puthė nė ballė, ashtu si heronjtė qė krijohen nga filmaxhinjtė.
Tė mėsuar tė jenė tė ndryshėm nga tė tjerėt, tė kenė telefonat me mbushje tė parasė publike, me njė fjalė tė jenė VIP, tė kenė kontroll mbi krimin e organizuar, pushtetin politik dhe mbėshtetjet politike, vėnien e gjobave, por edhe kėshillat e rrepta nė telefon pėr biznesmenėt e ndershėm qė dridhen prej tyre; a janė ata mė tė fortė se ligji? Analogjia me pushtet, aftėsia pėr tė zhvatur pasuritė e tė tjerėve; aftėsia pėr tė vėnė pasuri nė emėr tė tjerėve. Deri sa nė botė tė tillėt kanė kundėr shtetin ligjor, nė Kosovė ata janė politikėbėrės, bėjnė ligjin!
Me gjithė respektin, duke u kapur mbas liderėve, kanė farė vlere ata tė cilėt as qė i lexojnė programet partiake, veēse i kanė si pika referimi, pėr tė pėrparuar nė karrierė, janė mesuar ti shohim si idhuj, njerėz, parrulla, emėrtime, e tė mbahemi me to (sėmundje virusale kurdoherė, kjo sipas meje) nė vend qė ne ti mbajmė vlerat universale e tė ēastit e ti ēojmė pėrpara, nuk ėshtė problemi te kėto apo ato zgjedhje, por pėr ēfar synohet nė perspektivė tė afėrt, tė mesme e tė largėt, po ēti bėsh ..ne nuk kemi ndonjė ide akademike , ato janė deficit nė Kosovė?
Kjo mė tepėr se si njė ndarje tė partive nė provinca, shihet mė teper si njė pėrpjekje e figurave politike pėr tė ngritur bastione partiake dhe krahinore, si nje bashkim fronti dhe lėshime qe i bėjnė njėri-jetrit. Kosova sigurisht qė ka nevojė pėr debate tė hapura, por shumė mė tepėr pėr ligje, apo ato zėvendėsohen me njė dukuri tė re tė plasimit tė analizave tė deputetėve (me tituj shkencor tė fituar gratis, paslufte), ata qė do tė duhej tė ishin mė tė zėshėm nga bangat e parlamentit, janė bėrė yje medial, dy a tre prej tyre buzė-qumsht tė prishur shfrytėzojnė edhe rrjetet sociale pėr tė fyerė, nuk dihet a pėrqojnė ata mesazhin e votueve apo preokupimet e tyre, kėshtu ata pa vetėdije po keqėpėrdorin detyrėn zyrtare, ngase kanė pėrzier kompetencat e pėrfaqėsuesve tė popullit me ato tė opinionistėve nė facebook, e ata duhet tė kryejnė punėn pėr tė cilėn paguhen, duhet tė evidentojnė dhe ti ngrehin nė parlament problemet ekzistuese tė popullatės.
Kjo tregon paaftesine e politikės shqiptare nė Kosovė pėr tė marrė tiparet karakteristike tė njė klase politike e aftė pėr te drejtuar njė shtet. Dhe nė tė njejtėn kohė nuk ėshtė e aftė tė marr njė rol stabiliteti konstitucional. Duke ditur potencialin e madh qe ka vendi yne, shtetet fqinje rreth nesh, nuk bėjnė ndonjė pėrpjekje tė madhe pėr tė kuptuar realitetin e ri politik, vejnė barrierė nė mallrat me vulė tė Republikės sė Kosovės, ato mė shumė na mbajnė me fjalė bashkėpunimi qė tė mos na dėgjohet zėri nė Evropė, sesa tė na shohin si partnere nė rajon.
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 