Ekonomia

Ballina / Ekonomia / Ekonomia
Shtyhet shitja e PTK-së
Publikuar: 26.01.2013 - 01:57

Shtyrjen e sërishme të afatit të dorëzimit të ofertave për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës, zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e kanë arsyetuar me qëllim të rritjes së konkurrencës si dhe çmimit nga ofertuesit. Komiteti Qeveritar për Privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës vendosi zgjatjen e afati për dorëzimin e ofertave për privatizimin e PTK-së deri më 14 mars.

Ministri Besim Beqaj ka thënë se synimi i tyre është që të kenë oferta pa kushte dhe me vlerë sa më të madhe financiare. “Arsyeja për shtyrje të afatit është që të kemi oferta sa më të qarta, të kemi mundësi që kompanitë që janë në proces të konkurrimit të kenë mundësi të japin oferta së më të larta”, ka Beqaj.

Sipas Beqajt, PTK-ja mund edhe të mos privatizohet pasi që kushti i tyre sipas tij, është se do ta bëjnë vetëm atëherë kur oferta të jetë e pa kusht dhe e qartë. “Kemi të drejtë ligjore që nëse shohin se nuk është oferta e mirë ta refuzojnë atë”, ka thënë ai. Ministri Beqaj nuk ka treguar se deri në çfarë çmimi parapëlqejnë ofertat, pasi që sipas tij, deklarime të tilla dëmtojnë procesin. “Ne jemi të interesuar që investitorëve t’u japim siguri ligjore, t’u japim siguri politike dhe të ketë siguri institucionale që tërë mekanizmi shtetëror të qëndrojë pas vendimeve që merren.

Respektivisht dëshirojmë t’u japim kohë të arsyeshme që ata t&eu


Komento
Komente (0)

Shkruaje emrin

Shkruaje email adresen

Shkruaje vendin
Shkruaje komentin
1000
Dërgo komentin
Me shume nga Ekonomia