| Prishtinė | ![]() |
| 17° |
Vepra e Guillaume Lejean Voyages dans les Balkans 1857-1870 (Udhėtime nė Ballkan) botuar nga Editions Non Lieu, prezantohet mė 2 shkurt 2012, nė Paris nga shoqata kulturore franko-shqiptare Shqipėria. Bernard Lory, historian (pranė Institutit Kombėtar tė Gjuhėve dhe Qytetėrimeve Orientale nė Paris) e merr fjalėn. Bashkė me Marie-Therese Lorain, ai ka pėrgatitur kėtė botim.
Ka mbledhur dhe komentuar tekstet e Lejean-it, dhe ka shkruar pasthėnien. Shkrimet, reportazhe kryesisht, janė nxjerrė nga Revue des deux mondes dhe Bulletin de la Societe de geographie tė cilat i drejtoheshin nė atė epokė tė mesit tė shek. XIX njė lexuesi tė kultivuar, po edhe publikut tė gjerė francez. Ballkani Qendror dhe Lindor, njohja e popujve qė ndodheshin nėn kontrollin e Portės sė Lartė dhe nėn pėrgjimin e Fuqive tė Mėdha qė do tė vendosnin njė ditė pėr ndarjen e territoreve qė lėshonte perandoria otomane, ėshtė destinacion i disa misioneve tė Lejean-it. Pėrmendet ky kuadėr historik-politik sepse ndėr kontributet kryesore tė Guillaume Lejean-it njihet realizimi i hartave gjeografike tė rajonit dhe nė kėtė drejtim puna e tij ka shėrbyer si pikė referimi pėr gjeografėt dhe historianėt.
Me ekspeditat pėrgjatė trembėdhjetė viteve ai ka qėllim bėrjen e hartės etnografike tė Ballkanit dhe paralelisht njihet me popujt e Evropės orientale. Me gjithė paragjykimet qė kishte pasur pėr Turqinė otomane, qytetėrimin e tyre e admiron, Kostandinopojėn, kur mbėrrin aty e quan mrekulli tė botės, e mė anė tjetėr, fikson nė hartė Kurdistanin etnik.
Ėshtė thėnė se harta etnografike e Turqisė evropiane hartuar prej tij ka pasur aq peshė sa tė merret nė konsideratė pėr ndarjen e zotėrimeve tė perandorisė otomane. Bernard Lory e kundėrshton kėtė pohim nė pasthėnien e Udhėtimeve nė Ballkan.
Tė papėrcaktuar qartė secili nė kufijtė e vendit tė vet, popujt dhe gjuhėt e tyre nė kėtė rajon janė pėrzier.
Lory thekson se Guillaume Lejean krijoi njė hartė tė pėrafėrt tė cilėn Elysée Reclus e rimori nė Geographie universelle. Diskutimi i veprės sė historianit dhe gjeografit francez ėshtė ende nė fillime sepse Udhėtime nė Ballkan 1857-1870 doli nga shtypi nė tetor 2011.
Nė njė recension nė revistėn Balkanologie, tė dhjetorit tė shkuar, Nicolas Trifon, gjuhėtar dhe shkrimtar rumun, shkruan, kėsaj here pėr konsideratat e stilit dhe besueshmėrisė sė teksteve tė Guillaume Lejean-it: Si te shumica e bashkėkohėsve tė tij, formulat foshnjarake, gjykimet pėrgjithėsuese me njė ton superior pėr defektet dhe cilėsitė e hamendėsuara tė racave nė Ballkan, nuk mungojnė as nė shkrimet e Lejean-it. Pėr shembull, pėr vllehėt, ata tė veriut tė Danubit, rumunėt, dhe jo ata tė Maqedonisė, Epirit dhe Tesalisė, arumunėt, qė ai i quan (f. 372) vllehėt e Jugut ose zinzare.
Secili studiues lexon nė veprėn e Lejean-it pėr atė pjesė tė botės ballkanike qė ka mė tė afėrt. Ēfarė vendi zė bota shqiptare nė kėto shėnime kėtė mund ta thotė Bernard Lory nė takimin e 2 shkurtit. Mbeten tė panjohura (me gjithė fragmentet tė pėrkthyera dhe tė botuara nė shtypin shqiptar nga Luan Rama), shėnimet pėr Shqipėrinė, Voyage en Albanie et en Montenegro botuar nė vitin 1858, edhe kėto nė Le Tour du Monde Journal des Voyages. Pėrshkruan Shkodrėn, Mbishkodrėn, Mirditė dhe tipare tė qėndrueshme tė shqiptarėve, shoqėruar me gravura. Jejean njeh pėrvojėn pararendėse tė balkanologėve, albanologėve, e diplomatėve seriozė si Ami Boue, Johann von Hahn, Franēois Pouqueville.
Kur flasin pėr natyrėn e shkrimit tė tij mbi zakonet dhe kushtet e jetesės sė popujve rumunė, bullgarė, shqiptarė, malazezė dhe mbi qytetėrimin otoman dhėnė nė Voyages dans les Balkans 1857-1870, studiuesit pėrmendin cilėsitė e Guillaume Lejean-it si vėzhgues. Retorika qė karakterizon vėzhgimet e udhėtarėve kur pėrshkruajnė tipin psikologjik tė popujve tė rajonit nėn perandorinė otomane, thotė Nicolas Trifon, nuk duhet tė na pengojė qė ta pranojmė faktin se, falė kėtyre shkrimeve, Perėndimi nisi tė njohė nė thelb rajonin dhe banorėt e tij tė asaj epoke.
Duke kritikuar ballkanizmin i sajuar sė jashtmi, duhet tė kujtojmė edhe heshtjen qė ka mbizotėruar pėr njė kohė tė gjatė mbi kėto vende, pėr historinė e tyre, jetėn e pėrditshme, traditat Trifon e quan ndershmėri intelektuale pėrgjegjėsinė qė tregon Guillaume Lejean pėr tė qenė i saktė nė pėrshkrimet e tij. Ndėrmjet udhėtimeve nė Rajon, gjeografi qė shėrbeu nėn regjimin perandorak tė Napoleonit III, ndėrmori ekspedita nė disa vende afrikane, pėrgjatė burimeve tė Nilit, por famė ndėrkombėtare i dhanė rezultatet e gjurmimit tė ekspeditave pushtuese tė Aleksandrit tė Madh nė Azi dhe zbulimi i dy fushėbetejave tė tij.
Letra e vitit 1837 e Edgar Allan Poe shitet 164 mijė $
Fest i kulturės rome nis me dramėn pėr romėt
Violinēelisti italian Trainini
Rona kėndon sot nė Eurovision
Kosovo 2.0 promovon religjionin
Gjithēka nis nė ReMusica
Censurohet Diktatori
Autorja shqiptare shkėlqen nė Torino
Me pako kundėr multikulturalizmit
Nis ReMusica
Recensim i sezonit televiziv 2012/2012
Xhafa: Kur budallallėqet sjellin kualitet
Ekspozitė e shkollės sė artit Odhise Paskali
Pėr UET, universitetet private dhe tregun e lirė
Ivana e luftės kroate
Buxhovi: Dėshmova se nuk jemi ēorbė ballkanike | 10 vota
Kerkezi: Me film e mposhta Serbinė | 7 vota
Lule Elezi performoi nė Kinė | 5 vota
U promovua libri Zarėt e Zemrės i autorit Pashtrik Brahaj | 3 vota
Tė lexosh njė femėr dhe tė ndjesh burrin | 2 vota
Kundėr pushtetit, je terrorist... | 2 vota
Pesė librat e Riza Grajēevcit | 2 vota
"The Guardian" kritikon rėndė shqiptarėt | 2 vota
Shkelin ligjin me Dodonėn | 2 vota
Gazetar, qė nga barku i nėnės | 2 vota
LDK: Falėnderim Rendit tė rrugės | 1 vota
Shtėpia nė ankand, rrėmbeu publikun | 1 vota
Kosova, Serbia dhe intelektualėt e pavarur | 0 vota
Sopranoja Inva Mula i kthehet punės nė korrik | 0 vota
Botohet Kosova si ēėshtje evropiane | 0 vota
Televizionet tona interaktive! | 0 vota 