Kompania filmike Sony tashmė i ka blerė tė drejtat pėr realizimin e njė filmi mbi jetėn e Steve Jobsit, mendjes inovuese tė kompanisė amerikane Apple. Sony tė drejtat mbi biografinė e Jobsit i ka blerė nga Walter Isaacson.
Ndėrkaq, shtėpia botuese amerikane Simon & Schuster po e pėrshpejton botimin e biografisė sė bashkėthemeluesit tė kompanisė Apple, i cili vdiq tė mėrkurėn nga kanceri. Simon & Schuster fillimisht ka menduar ta botojė biografinė "Steve Jobs" mė 21 nėntor por e ndryshoi datėn mė 24 tetor pas vdekjes sė Jobsit. Isaacson ka punuar nė biografi me Steve Jobs i cili njihej si njė person tejet privat.
Intervistėn e fundit me Steve Jobs ai e bėri muajin e kaluar. Isaacson, ish-drejtues i bordit tė CNN-it dhe ish-redaktor pėrgjegjės i revistės Time, tashmė njihet edhe si njė biograf i respektuar i cili mes tjerash ka shkruar pėr personalitete si Benjamin Franklin dhe Albert Einstein. Jobs i ka kėrkuar biografit tė bėjė libėr pėr tė nė mėnyrė qė fėmijėt e tij tė kenė njė ide tė qartė se kush ishte ai.