Tregimi pėr zonjėn e vjetėr plot emocione, tė cilėn shpesh e sulmojnė kujtimet e sė kaluarės, dhe pėrnjėherė njė ditė i tregojnė se duhet tė bėhet kryeministėr, vjen i portretizuar nė filmin kushtuar Margaret Thatcher The Iron Lady, nėn interpretimin e ashtuquajtur frymėndalės nga fituesja e ēmimit akademik Meryl Streep.
Tregimi vazhdon kur shumė njerėz shfaqen skeptik nėse Thatcher (Streep) mund ta mbajė njė protagonizėm tė tillė, nė sytė e familjes, nė sytė e miqve, nė sytė e burrit dhe mbi tė gjitha, nė llupėn e madhe tė medieve, duke pranuar udhėheqjen e vendit dhe pozitėn e ofruar.
The Iron Lady me regji tė Phyllida Lloyd, tregon tė pathėnat dhe kthesėn e Thatcher, tonin e saj vetėkėnaqės dhe autoritetin qė e ushtroi pėr disa kohė, ani pse ishte njė femėr sensitive, sė paku derisa e morri kėtė pozitė nė shtet.
Filmi pasqyron raportin qė Thatcher kishte me homologėt e saj, darkat glamuroze ku tema kryesore ishte politika. Kritikėt e filmit tregohen nė superlativ pėr performancėn e Streep, duke e quajtur atė si njė mishėrim ideal pėr Thatcher, dhe njė ndėr rolet mė tė arritura qė kjo e fundit ka luajtur pėrgjatė gjithė karrierės sė bujshme.