Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
17°

Tė famshmit qė vdiqėn

02-01-2012 11:16 CET

Vitin qė po lėmė pas, bota u dha lamtumirėn e fundit plot ikonave kulturore, kėngėtarė e aktorė, muzikantė e producentė, regjisorė e kineastė, duke humbur kėshtu njė pjesė tė mirė tė pėrqindjes sė suksesit tė madh global kulturor. Kėtu po paraqesim 10 vdekjet kulturore, mė tė dhimbshmet ndėr qindra sosh.

Elizabeth Taylor

Me karrierė prej 7 dekadash, aktorja fituese e ēmimit akademik, me rolet e saj nė klasikėt si “Cat on a Hot Tin Roof” apo “Cleopatra” vdiq nė moshėn 79-vjeēare, mė 23 mars. Lista e filmave qė ajo ka luajtur ėshtė eklipsuar edhe nga lista e meshkujve qė kanė kaluar nė jetėn e kėsaj ikoneje kinematografike: ajo ishte e martuar tetė herė pėr shtatė meshkuj tė ndryshėm. Duke ia shtuar kėtu edhe anėn bamirėse, ajo ka krijuar fondacionin e saj nė ndihmė tė sėmurėve nga AIDS. Problemet me shėndetin i filluan qysh para shumė vitesh, kėshtu duke ēuar totalin nė 20 operime dhe 70 hospitalizime.

Amy Winehouse

Iu shtua listės fatale tė 27-vjeēarėve qė shkuan tė rinj. Kėngėtarja me zėrin e veēantė dhe lukun fantastik, Amy Winehouse, ndėrroi jetė mė 23 korrik, sipas tė gjitha gjasave kjo pėr shkak tė mbidozės droguese dhe njė alkooli aksidentalisht tė helmuar, duke u diagostifikuar si “vdekje nė fatkeqėsi”. 27- vjeēarja britanike e cila fitoi Grammyn me albumin “Back to Black”, gjatė tėrė jetės kishte bėrė lojėra me drogėn, sidomos nė kohėn kur karriera e saj pati ngritjet mė tė mėdha. Shpesh Winehouse ishte kritikuar pėr shkak tė ndikimit tė dozės sė drogės nė paraqitjet e saj, shpesh duke harruar tekstet e kėngėve apo duke u rrėzuar e pavetėdijshme nė skenė. Ndėr koncertet e saj tė fundit qė u cilėsuan si shkatėrrimtare ishte ai nė Beograd, ku shumė adhurues deklaruan se ishin penduar pse blenė biletėn e koncertit.

Cesįria Évora

Kėngėtarja nga Cape Verde, Cesaria Evora, u shqua gjatė tėrė karrierės pėr stilin e saj muzikor tė veēantė, tė quajtur Morna. 70-vjeēarja, suksesin botėror e arriti nė vitin 1988, kur realizoi albumin e parė “La Diva Aux Pieds Nus” incizuar nė Francė, ndėrsa albumi qė pasoi nė vitin 1992 shiti rreth 300.000 kopje nė mbarė botėn. Albumi “Cesaria” i vitit 1995 i solli asaj edhe nominimin e parė pėr Grammy Award, ndėrsa nė 2004 e fitoi njė tė tillė. 17 dhjetori i kėtij viti i solli asaj vdekjen, pėr arsye tė hipertensionit dhe pamjaftueshmėrisė nė aparatin e frymėmarrjes. Gazetat spanjolle raportuan se 48 orė para se ajo tė vdiste ishte parė duke pirė cigare dhe duke pranuar vizita nė shtėpinė e saj nė Mindelo. Shtėpia e saj gjithmonė i kishte dyert dhe dritaret e hapura.

Christopher Hitchens

Gazetari, shkrimtari dhe njėri prej kritikėve mė “problematikė” mbi ēėshtjen e Zotit, vdiq me 15 dhjetor, nė moshėn 62-vjeēare. Ai ka mbrojtur tezėn se ekzistimin e Zotit si figurė absolute, ėshtė njė mendim totalitar qė shkatėrron lirinė njerėzore. Duke humbur betejėn e tmerrshme me kancerin, Hitchens ka shkruar edhe pėr luftėrat nė Bosnjė dhe kontraverzet kundėr Sllobodan Millosheviqit. Largimi i tij nga e majta politike filloi nė vitin 1989 pas asaj qė ai e quajti "reagim tė vakėt" e sė majtės perėndimore nė lidhje me ēėshtjen e Ajatollah Homeinit, si njė fetva qė bėnte thirrje pėr vrasjen e shkrimtarit Salman Rushdie. Sėmundja thuhet se ia mori jetėn nė ditėt kur fama e tij po mbėrrinte majat.

Lucian Freud

Mbiemri i tij ėshtė i njėjtė me atė tė Zigmund Frojdit, dhe jo rastėsisht, por ky piktor i madh i fundit tė njėzetave, i njohur pėr detajet e tij famoze dhe pasqyrimin feminist nudo, ishte nipi i Frojdit tė Madh. Biri i njė arkitekti, ky piktor i madh britanik, u cilėsua si Don Zhuani britanik, me 13 pasardhės nga 6 gra tė ndryshme qė pėrshkruan jetėn e tij, ndėrsa ka birėsuar edhe rreth 40 tė tillė nė mbarė botėn. Nė vitet e 40-ta ai shėrbeu si njė detar tregtar nė konvojet e Atlantikut. Vdiq nė verėn e kėtij viti, nė moshėn 88-vjeēare.

James Wilson Vincent Savile

U cilėsua si ikonė televizive. Show i tij “Jim`ll Fix it” nė BBC ishte ndėr mė tė shikuarit nė historinė e kėsaj shtėpieje mediatike. Ai ishte prezantuesi i parė dhe i fundit i toplistės muzikore “Top of the pops”. Bamirės dhe filantrop me famė, shpesh mori edhe ēmime ndėrkombėtare. Sėmundja e pneumonisė ia mori jetėn, ndėrsa kufoma e tij ishte ngrirė nė 45 gradė celsius, nga dėshira e tij jetėsore “pėr ta parė kėnaqėsinė e detit”. Vdiq nė 29 tetor.

Eddie Snyder

Ėshtė e pamundur qė dikush tė mos e dijė hitin e Frank Sinatrės “Strangers in the night”. Fajtori kryesor qė kjo kėngė u bo hit botėror ėshtė pikėrisht ky njeri. Eddie Snyder ka krijuar muzikėn dhe tekstin pėr Sinatrėn. 1966 i solli Snyder edhe ēmimin pėr kolonėn mė tė mirė zanore nė film, kur bėri tekstin e “Spanish Eyes” nga Al Martino, hit i madh nė Amerikėn e viteve 1973. Ai vdiq nė moshėn 92-vjeēare, nė 10 mars. Nė fund tė jetės sė tij tha se shpėtimi i ka ardhur vetėm nga gruaja e tij, pėrndryshe ai do tė ikte nga kjo botė shumė mė herėt.

Betty Garrett

Aktorja dhe komikja e njohur amerikane, hapat e pare tė saj i bėri nė Broadwayn e famshėm, nė mjuzikėllat e viteve 40-tė si “Take Me Out to the Ball Game”,”On the Town” and “Words and Music”.Vitet e fundit tė jetės sė saj ishin tė vėshtira pėr shkak tė pėrkeqėsimit tė gjendjes shėndetėsore, duke e detyruar atė marrjen e disa roleve tė vogla nė “Grey`s Anatomy”, “Becker”, dhe “Boston Public”. Jeta e saj private shpesh u luhat nė media, madje ajo njėherė u fut edhe nė listėn e zezė tė njerėzve qė do pushkatoheshin nga njė grup mafiozėsh amerikanė. Vdiq nė 12 shkurt, nė moshėn 91-vjeēare, nė Los Angelos.

Leonard Stone

Roli i tij nė filmin e 1971-tės “Willy Wonka dhe Fabrika e Ēokollatave”, e ka mbajtur gjallė pėr shumė kohė, pėr veten por edhe pėr publikun. Amerikani qė luajti mbi 120 role televizive dhe 25 filma, dikur filloi edhe shkrimin e disa novelave pėr fėmijė me personazhin e famshėm, kangurin Keepy, libėr i cili mė pas u botua vitin qė lamė pas. Roli i tij i fundit ishte nė vitin 2006, ndėrsa vdekja i erdhi mė 2 nėntor, nė moshėn 87 vjeēare, pas njė lufte tė tmerrshme me kancerin. Po tė jetonte edhe njė ditė mė shumė, ai do mbushte 88 vite.

Michael Legat

Autori nga Britania u shqua gjatė tėrė jetės sė tij pėr novelat e dashurisė tė thurura me aq dashuri dhe dhembshuri, sikur t`I kishte pėrjetuar vetė. Ai shkroi edhe guida turistike, ndėrsa nė vitet e fundit tė jetė sė tij, filloi aplikim e metodės, “tė shkruash nė ēdo moment- full time”. Ai punoi edhe si redaktor nė gazetat e ndryshme britanike pėr 25 vjet. Vdiq nė 15 gusht tė vitit 2011, nė moshėn 88-vjeēare.

5.0/5 (1 votë/a)

Vdes shkrimtari i pėrrallave Maurice Sendak

Shkrimtari dhe ilustratori amerikan Maurice Sendak, libri pėr fėmijė i tė cilit, me titull "Aty ku rrinė gjėrat e egra”, pėr mė shumė se tri gjenerata, ishte libėr i rregullte i rrėfimeve tė para gjumit. Ai ka ndėrruar jetė dje nė moshėn 83-vjeēare. Sendak ka vdekur gjatė orėv...

Piktura “Klithma” shitet pėr 120 milionė dollarė

Piktura ‘Klithma’ e artistit norvegjez, Eduard Munch ėshtė shitur nė ankand pėr 120 milion dollarė, duke u bėrė kėshtu vepra mė e shtrenjė e shitur ndonjėherw nė botė. Kjo kryevepėr e realizuar nė vitin 1895 nga piktori Munch, dhe njėra ndėr veprat mė tė njohura nė botėn e ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Ivana e luftės kroate…

Ivana Simic Bodrozic vjen nga Kroacia. Kjo autore praktikisht e gjeneratės sė re tė autorėve kr...

Paul Simon dhe Yo-Yo Ma janė fitues tė ēmimit Polar

Kėngėtari nga Shtetet e Bashkuara Paul Simon dhe violinisti Yo-Yo Ma janė fituesit e kėtij viti...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51