Cheeseburger dhe patate tė fėrguara, por vetėm nėse nuk je politikan. Ky ėshtė vendimi i njė restoranti tė vogėl nė Nju Hempshajėr nė SHBA, shtetin ku Republikanėt do tė masin sė shpejti forcat e tyre.
Nė derėn e Colbys Breakfast & Lunch shkruhet qartė: Slejohen Politikanėt. Ska pėrjashtime.
Pronari i lokalit, Jeremy Colby tha se e mori vendimin pas ankesave tė klientėve.
Vijnė pa paralajmėrim dhe pa njė pa dy, lokali vėrshohet nga gazetarė e kamera e blla blla blla. Ne po tentojmė tė zhvillojmė biznes kėtu ndėrsa kėto punėt e tyre votoni pėr mua e tė ngjashme janė shumė tė bajatshme dhe tė mėrzitshme, jo vetėm pėr stafin tonė, por edhe pėr klientėt, ka thėnė Colby, duke shtuar se ata (politikanėt) e bėjnė punėn tė madhe kur vijnė kėtu.
Mund ti shohim vazhdimisht nė TV, por kur jeni duke ngrėnė mėngjesin, nuk doni ti dėgjoni apo shihni, ka thėnė ai.
Ai tha se vizitat e shpeshta tė guvernatorit tė Teksasit, Rick Perry si dhe ish-kandidates republikane pėr presidente, Michele Bachman, e cila ditė mė parė hoqi dorė nga gara, ishin arsyeja mė e fortė pėr marrjen e kėtij vendimi.
Thjeshtė, na lodhėn, shtoi ai.