iOS 10 ndryshon mënyrën e hapjes së iPhone (Foto)

Auto&Tech September 14, 2016 - 22:56

iOS 10, që Apple e ka lëshuar të martën, i ka sjellë fundin njërit prej funksioneve më karakteristike të iPhone, që është bërë pjesë e jetës tonë.

Tani nuk do të përdorim më "Slide to unlock" për të zhbllokuar pajisjen tonë, por do të përdorim butonin Home: "Press home to open".

Një ndryshim që ka ardhur edhe si pasojë e përdorimit gjithmonë e më të madh të Touch ID. 

Gjesti i rrëshqitjes mbi ekran, do të përdoret tani për t'u spostuar në lockscreen nga një widget në tjetrin dhe për informacione të tjera.

Image