Apple do të prodhojë një iPhone që paloset?

Auto&Tech November 03, 2016 - 21:55

Për 10 vjetorin e iPhone, Apple është duke përgatitur diçka të veçantë.

Dy fotografi të reja, të publikuara online, pretendojnë se iPhone 8 do të ndryshojë tërë teknologjinë e celularëve të mençur, duke u kthyer prapa në kohë – në kohën e celularëve që hapeshin dhe mbylleshin duke u rrokullisur.

Në fotografitë e publikuara kohët e fundit, duket se janë zbuluar aksidentalisht planet e Apple për iPhone 8, transmeton Gazeta Express.

Një patentë për një pajisje elektronike tregon se pajisja paloset duke u thyer në mes. Shikoni fotot e patentës:

Image
Image