Profilet e Facebookut, mjet i rëndësishëm në parashikimin e sëmundjeve

Auto&Tech November 20, 2016 - 19:44

Londër: Profilet e Facebookut mund të jenë dhjetë herë më efektive në parashikimin e problemeve shëndetësore sesa duke kërkuar vendin e jetesës dhe detajet e ngjashme.

Alex Kogan, psikolog social dhe kolegët e tij në Universitetin e Kembrixhit sugjerojnë se Facebook mund të jetë një mjet i mirë për ndjekjen e çështjeve shëndetësore sesa aspekti gjeografik dhe të tjera, transmeton lajmi.net

Kërkuesit pretendojnë se kanë ndërtuar një lloj alogaritmi që mund të mësojnë preferencat, rreziqet politike dhe shëndetësore e poashtu nivelet e disponimit. Alogaritmi kontrollon përdoruesit e Facebookut, se çfarë pëlqejnë, bashkëveprimet, grupet e miqësisë dhe konkluzionet e tij, raportoi ‘The Times”.

Duke përdorur këtë alogaritëm, studiuesit kanë gjetur se çfarë në të vërtetë i preokupon dhe çfarë ju mungon njerëzve.

Kjo mund të ndodhë për shkakun se njerëzit ndihen më mirë të shprehen në rrjetet sociale e në përgjithësi në botën virtuale, ku secili ka një lloj audience dhe mund të flas për gjërat që e brengosin ose i don.

Nepërmjet kësaj, ata kanë gjetur edhe njerëzit të cilët kanë më shumë tendencë të konsumojnë duhan, alkool, ata që mund të preken nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës, e të tjera.