“Panama Papers” prek edhe Google dhe Facebook

Auto&Tech April 12, 2016 - 17:45

Bashkimi Europian sipas një raporti ka thënë se do t’i detyrojë kompanitë e mëdha të paguajë një shumë më të madhe të taksave.

Kompanitë të cilat preken nga kjo rritje e taksave janë Starbucks, Google dhe Facebook, ku thuhet se ata do të paguajnë më shumë taksa në vendet e BE’së, shkruan BBC.

Këto plane të shpalosura nga Bashkimi Europian për rritjen e taksave për kompanitë e mëdha, vijnë pas zbulimit të aferës “Panama Papers”.