Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ditari
Ekonomi
Opinione
Kultura
Sport
ZIP
Publikuar nga
Krenar Gashi

Njė autobus qė t’ēon n’stacion t’autobusėve!

Prishtina mbase është qyteti i vetëm në botë, që nuk ka autobus që të çon në stacion të autobusëve. A e keni menduar këtë ndonjëherë? Asnjë autobus lokal që qarkullon nëpër qytet, nuk të çon te stacioni i autobusëve, prej ku nisën autobusët e linjave kombëtare e ndërkombetare! Në mungesë të një linje të tillë, që do të ishte e logjikshme dhe e nevojshme (hej,...
(14) komente | Klikime (2548)

Pėr kryeministrin Thaēi dhe trafikun n’Prishtinė

E hapa një dokumet të ri në Microsoft Word, i vetmi aplikacion ky që bllokohet madje edhe në Mac OS, e thash t’ia kushtoj edhe unë disa rreshta kryeministrit Hashim Thaçi. Mendova me shkru për premtimet e tij t’parealizume, për korrupsionin, për shpinë e tij t’re (dikush m'tha që veçse pasna shkrue për shpinë e tij po mue nuk po m'kujtohet). Mandej thash hajt t’shkruj diçka edhe për stagnimin ekonomik t’vendit, ose...
(25) komente | Klikime (4265)

Ironia e njė ‘vesi burrnie’

Shkrimi im “Shoku Sh në Botën e Çudirave” botuar në të përditshmen “Zëri” të datës 26 shkurt 2010, shkaktoi një sërë reagimesh të ndryshme. Për këtë kronikë satirike pseudofiktive, kam marrë shumë lavdata e shumë përkrahje. Kam marrë edhe kritika nga disa miq që thonin se do duhej përmendur emrat e protagonistëve të shkrimit, të cilat i kam ilustruar me personazhe...
(13) komente | Klikime (2366)

Akio, Hashimi dhe gabimet e tyre teknike

Çka kanë të përbashkët Akio Toyoda dhe Hashim Thaçi? Që të dy po arsyetohen se kanë bërë gabime teknike. I pari, po e mban fjalën dhe po tregohet burrë. Nuk jam shumë i sigurt për këtë të dytin. 1. Kohën e fundit, gjiganti automobilistik Toyota ka tërhequr nga tregu 8 milionë automjete në mbarë botën, si pasojë e një gabimi teknik. Ky gabim teknik ka rezultuar me defekte në pedalin e gazit që mund...
(7) komente | Klikime (2120)

Banknotat e shtypuna n'Shqipni

Njiherë moti, kur u pata msue me ble sene n'internet, i pata gjetë me nji uebfaqe t'gjitha banknotat e shtypuna n'Shqipni, mes vjetit 1917 dhe vjetit 2000. Tue qenë nji adhurues i Naltmadhnisë së Tij Mbretit Zog I, e prej kurreshtjes me i pa paret e mbretit, i pata ble krejt ato banknota në formë elektronike, për nji shumë simbolike t'pareve t'sotit. Në mesin e tyne ka banknota të rregullta, letra me vlerë e edhe banknota rajonale e periodike që janë shtypë n'Shqipni...
(6) komente | Klikime (1437)

Qysh me shkrue n’bllog?!

Dikush m’livdoi që kam nisë me shkrue gegnisht n’bllog. Dikush m’shau. Unë i kam pritë te dyjat. Bile bile, kam pritë që kjo gegnishte e jemja e ndikueme për beter prej t’folnes t’Prishtinës n’njanën anë, e shqipes standarde n’anën tjetër, ka me nxitë edhe ma shum komente e reagime sesa vet përmbajtja e bllogut. E komentet që i kam marrë, kanë qenë treguesi ma i mirë i situatës t’keqe që e...
(28) komente | Klikime (1996)

I paguej faturat e Termokosit, nėse Termokosi mi paguen faturat e KEK-ut

Nuk kam gja ma inat se bisedat për motin. M’duket fort absurde edhe hiç pa krypë kur dikush e nisë nji bisedë me nji t’njohun apo t’panjohun tue llomotitë se sa e mirë asht dita, apo se sa ftoftë asht sot. Veçse m’duhet me e pranue që këtyne ditëve edhe unë kam folë për motin ma shum se kurrnjiherë. Qaq sa m’dukej vetja që po ia marr zanatin Sylë Tahirsylajt. Veç asht shum lehtë me e kuptue pse bash...
(15) komente | Klikime (1506)

Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.

Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Blogerat
 
Arkiva
Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51