Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ditari
Ekonomi
Opinione
Kultura
Sport
ZIP
Agon Osmani

Gjėrat pa tė cilat (s)mund tė jetoni!

Fillimisht, duhet të kuptohet dallimi në mes të gjërave që i dëshirojmë dhe atyre që na duhen. Gjërat që vërtet na duhen janë: ushqimi, strehimi, veshmbathja dhe shoqërimi. Ndërsa dëshirat tona, për dallim nga nevojat, janë të pafundme.

 

Duke e bërë këtë dallim, e kemi më të lehtë të përcaktohemi se cilat gjëra duhet t’i largojmë, tani që edhe kriza ekonomike ka filluar të ndjehet, kur dihet se njerëzimi është një lloj krijese e shprehisë, që ndonjëherë bëhemi të varur në disa gjëra që vërtet e kanë ‘kryer obligimin e tyre’.

 

Pra, ka pajisje teknologjike që janë shumë më të lira, mirëpo ne nuk mund t’i zbulojmë ato përderisa i mbajmë ende të vjetrat (unë që po e shkruaj këtë artikull e kam në përdorim një kompjuter personal i cili e di se e ka ‘kryer obligimin e tij’).

 

1. Televizori

 

Për shumë vite, televizorët kanë qenë si pajisje për të cilat njerëzimi është pajtuar se janë të domosdoshëm për një jetë moderne. Megjithatë, sipas një studimi nga “Pew Research Center”, në Amerikë, vetëm 42% e respodentëve e kanë cilësuar televizorin si të domosdoshëm.

 

Mirëpo, me daljen në treg monitorëve të mëdhenj (me ekran të sheshtë), sikurse edhe telefonat e mençur (smart-phone), ne shumë lehtë mund ta zëvendësojmë një televizor me një pajisje të tillë. TV-të ende na pëlqejnë, mirëpo nuk i duam më ata. Nëse më herët respodentët janë përgjigjur se nuk mund të jetojnë pa TV, tani ajo përqindje ka kaluar dhe është rritur për ata që thonë se nuk mund të jetojnë pa kompjuter.

 

2. Telefonat fiks (tokësor)

 

Para rreth një dekade, pothuajse të gjithë kanë patur një telefon fiks (tokësor, apo edhe ‘të shpisë’ që i jemi referuar ndonjëherë). Mirëpo, tani ato shifra kanë rënë. Moshat e reja, sidomos, rrallë herë se kanë parë ndonjë telefon të tillë. Të rinjtë tani e shohin telefonin celular (mobillin) si të domosdoshëm.

 

3. DVD player

 

Edhe DVD-player-ët, në përgjithësi, kanë filluar të bëhen të padobishëm. Kjo për arsyen e njëjtë për të cilën e përmendëm edhe tek televizorët pasi që tani gjithçka mund të shihet online përmes Internetit.

 

Tani që CD-të dhe DVD-të po kalojnë në ‘demode’, është duke u diskutuar nëpër industritë e filmave se si do të ofrohen filmat në të ardhmen. Kemi faqe të ndryshme interneti që ofrojnë filma online, siç është “Netflix”, ku për 7.99 dollarë në muaj, mund të shikoni filma ditë-e-natë. Edhe YouTube është duke e përforcuar shërbimin e saj, në mënyrë që përdoruesit të kenë mundësi të shohin edhe filma të metrazhit të gjatë në të.

 

Pra, e gjithë kjo mund të bëhet përmes kompjuterit tuaj.

 

4. CD-të me muzikë

 

Nga pllakat e gramafonit dhe kasetat, kaluam në CD. Nga CD në DVD. Nga DVD në Memory Sticks (USB, çip, flash, e shumë emërtime tjera). Dhe nga kjo e fundit e tek telefonat e mençur. Këta i kanë nokautuar të gjitha ato që i përmenda në fillim, pasi që janë bërë aq të përshtatshëm për t’i bartur me vete, sa që mund të lidhen pothuajse në çdo pajisje muzikore, si në makinë, ashtu edhe në shtëpi!

 

Në ta mund të futen me qindra-mijëra këngë, të cilat mund të barten gjithandej, pa e patur frikën se po gërvishtet CD-ja/DVD-ja, apo edhe në mos po i dëmtohet shiriti kasetës.

 

5. Kompjuteri personal (desktop-i)

 

Mund t’i thoni lamtumirë një historie të përdorimit të kompjuterëve personalë.

 

Tani që jeta po bëhet gjithnjë e më e shpejtë e më dinamike, dhe tani që interneti është pjesë e pandashme e jetës së përditshme, laptopët, tablotë dhe telefonat e mençur janë ‘shpëtimi’. Pikat e shpërndarjes së internetit pa tela (wireless) nënkuptojnë se tanimë nuk na duhet të lidhemi për një tavoline për të punuar apo luajtur. Ekspertët e industrisë parashikojnë se desktopët vështirë se do të gjenden në treg në një të ardhme të afërt, sikurse edhe televizorët me ekran të sheshtë që i kanë nokautuar ata të vjetrit.

 

Por, kjo nuk nënkupton që ju menjëherë ta hidhni në shportë kompjuterin tuaj personal. Kurdo që ai fillon të punojë ngadalë (sikurse ky i imi) dhe që shpesh iu vije ta hidhni nga kati ku jetoni, blerja e një laptopi do të ishte zëvendësimi logjik. Edhe nëse nuk mund të jetoni pa një ekran të madh në të cilin kryeni punë përmes kompjuterit, gjithmonë mund ta blini një ekran sikurse edhe një mi (mouse) dhe ta lidhni me pajisjen tuaj portabël (lëvizëse).

 

6. Politika

 

...jo, jo!

 

*Shkrimi është i përshtatur për territorin tonë. Origjinalin mund ta gjeni në: http://money.msn.com/saving-money/7-things-you-do-not-need-anymore-weston.aspx?page=0

(0) komente | Klikime (2745)
| tjera
KOMENTET
Emri*: Komenti*:
Email*:
Vendi*:
 

Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.

Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Blogerat
 
Arkiva
Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51