Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ditari
Ekonomi
Opinione
Kultura
Sport
ZIP
Yll Rugova

Allahu njo, Amerika dy!

Shqiptar't n'Kosovë që i thojin vetës mysliman mi kujtojin shumë ata shqiptart që nja dy tri vjet masi kishin ardhë në Prishtinë, mbas luftës, i thojshin vetës qytetar. Te dy grupet (e në disa raste i njejti grup) duhet me u pajtu me faktin që nuk jon asnjona. 

Kur shqiptart e kanë pranu fenë islame, ajo ka qenë si me pranu kapitalizmin sot. Ka qenë ideologjia kryesore e fuqisë ma të madhe të kohës. Po, arsyja pse osht pranu kjo fe ka qenë ma shumë e lidhun me pushtetin edhe paret sesa me besimin. Kur e ki pranu ti islamin, je bo ma i fuqishëm se ata priftat katolikë që në nifar mënyre të kanë marrë pare edhe të kanë tregu qysh me jetu, deri qatëhere. Pak a shumë si kapitalistat e rij kosovarë - nuk jon kapitalista se përnima besojin që qajo e përparon shoqërinë, po sepse përmes tij/saj po fitojin pare.

Mbas luftës, osht kriju ni konfuzion mes demokracisë edhe kapitalizmit. Shumica e njerzve që kanë dalë në protesta me dy gishta përpjetë, tu bërtitë "demokraci!" nuk e kanë pasë fjalën për kapitalizëm. Kapitalizmi ka ardhë "falas" me demokracinë! E problemi kryesor ka qenë (dhe osht), se vlerat morale që jon ndërtu në Kosovë gjatë 50-60 vjetëve të komunizmit, jon gati krejtësisht në kundërshtim me vlerat kapitaliste. E para ka qenë ma shumë e orientume drejt kolektivizmit (natyrisht), e dyta drejt, individualizmit (prap natyrisht). Qikjo ndoshta osht edhe arsyja pse na kemi shumë korrupcion. Se nuk po dijim me i legalizu - si në shumicën e vendeve liberale/kapitaliste - shumë fenomene që nashta kishin me qenë shumë normale për ni shoqni kapitaliste. E kjo po ndodh sepse po i shikojim prej nji këndvështrimi me sitemin e vlerave të para 30-40 (e ma shumë) vjetëve. Sidoqoftë, kapitalizmi osht momentalisht ideologjia dominante, edhe si shqiptar që jemi e kemi pranu duar-hapur (megjithëse hala nuk e kemi kriju "infrastrukturën" për to), njësoj qysh e kemi pranu krishterizmin edhe myslimanizmin ma herët.

Mos te shkëptuna krejt prej temes, sot, prap myslimant e rij, qita me mjekra, poget po iu kthehen fesë për të njejtat arsyje. Nëse pahiri krejt populli bohet fanatik (si ata), ata kanë me qenë udhëheqësit. Atëhere shteti ka me qenë në plan të dytë në krahasim me ta. Njësoj si ktynehere. Po problemi osht, që prej pavarësimit të shqiptarëve (1912), e edhe ma herët, prej krijimit të ideologjisë/mitologjisë kombëtare në kohën e rilindasve, shqiptart jon të orientum ma shumë drejt perendimit. Kështu që lëvizjet e myslimanëve të rinj, jon ekuivalente (gati!) me ri-konvertim. Perëndimi, momentalisht po u duket ma i dobishëm për xhepat e shqiptarve. Se në qet mënyrë jon tu u forcu. Nëse sot kishin marshu do budista me shumë pare edhe me rrugë për me i bo të fuqishëm shqiptart - sot na e kishim pasë ni përmendore të Budës sa-te-dihet në qendër të Prishtinës. Po ka qëllu që perëndimorët me bagazhin e tyne judeo/kristian momentalisht po na duken zgjidhje ma e mirë, përqato, për me festu na shqiptarizmin po e ndërtojim një katedrale sa-te-dihet. E myslimant e rij, mbesin vec do ekstremista që kurrë s'kanë me pasë pushtet krahas shqiptarizmit që osht imun ndaj religjionit edhe ideologjive. 

(11) komente | Klikime (13901)
| tjera
KOMENTET
Emri*: Komenti*:
Email*:
Vendi*:
 

Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.

Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Blogerat
 
Arkiva
Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51