
“Rruga drejt eliminimit të klasave ekonomike dhe shoqërore si qëllim përfundimtar mund të konsiderohet ende i vlefshëm edhe sikur ta bënim vetëm një vëzhgim krejt të thjeshtë të shoqërisë së sotme.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ideologjia naziste dukej se po realizonte qëllimet e saj përmes një aparature që sot konsiderohet gjerësisht si brutale. Ishin dy pika të ndryshme që e karakterizonin këtë lëvizje. E para ishte ideologjia. Ajo bazohej kryesisht në teori konspiracioni dhe (ndoshta jam i sigurt të them) pseudoshkencë të shekulli 19. Dhe e dyta ishte vetë mënyra e realizimit të qëllimeve.
Kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërhynë. Ata kishin për çka të kapeshin. Këto dy pika dukeshin, si edhe duken sot, arsye e mjaftueshme.
Por rrjedha e ngjarjeve pas LDB kishte nxitur konflikte të reja këtë herë mes dy ideologjive tjera. Lufta (e ftohtë), si përherë, bazohej në dy pretendime të ndryshme për të vërtetën dhe drejtësinë. Pas rënies së murit të Berlinit, ishte kapitalizmi ai që dukej më i drejti. E në fakt, po ta shohim qëllimin përfundimtar të kapitalizmit dhe ta krahasojmë atë me komunizmin (tashmë të dështuar) mendoj se shumica nga ju vështirë se do ta fusnit vetën në grup me njerëz që përfaqësojnë këtë të parën. Cila ishte arsyeja e dështimit të komunizmit? Dhe çka në fakt ka dështuar? Komunizmi ishte një mënyrë për të realizuar barazimin e klasave. Mënyrë që gjatë implementimit doli të ishte jo dhe aq efikase e humane. Por, në të vërtetë, për dallim nga nazizmi, ku edhe vetë qëllimi ishte i dënueshëm, te komunizmi vetëm rruga e realizimit duket se ka qenë e papjekur...” – qishtu diçka kish me u formulu ni mendim i jemi n’gjuhë letrare. Sado që jom mundu me iu përmbajt standardit, gjuha standare n’Kosovë edhe ajo n’Shipni e Maqedoni dallojin. Bardh Rugova n’librin e tij Gjuha e gazetave e shpjegon shumë mirë procesin e zhvillimi të gjuhës standarde letrare në Kosovë dhe Shipni (analizë e bazuar kryesisht në gjuhë të gazetave) dhe thekson dallimet mes dy gjuhëve ose interpretimit të gjuhëve. Rezultatet na tregojnë dallime shumë të mëdha në sintaksë dhe terminologji. Në vitet e shtadhejta gjuha e Rilindjes osht ni miks i gjuhës letrate të sotme me gegnishten standarde të deri-at’hershme.
Po, mbasi në Shipni, gjuha standarde konsiderohej më e afërt me toskërishten, devijimet që ndodhën atje dukën ma të natyrshme dhe si rezultat e jepin njëfar superioriteti të gjuhës standarde të atij territori shqiptar me veriun. Në fakt, libri shpjegon qysh mas viteve t’90-ta në Shipni fillojin fryma të reja më liberale linguistike, që sugjerojnë të përdoren ma shumë forma lokale në gjuhën letrare. Ide, që me gjasë, e kanë thellu edhe ma shumë dallimin mes dy formave.
Sidoqoftë, çka osht me ransi, osht fakti se gjuha standarde, nuk o’ standarde. N’Shipni, shpesh ka bo vaki qytetart e zakonshëm mos me marr vesh mirë nej tekst të botum në gazetat e Kosovës. E në Kosovë njerz shpesh irritohen me gjuhën e Adi Krastës.
Standardizmi i gjuhës si koncept ish dashtë me i bashku shqiptart kudo që jon. Ide fenomenale. Për gjuhën standarde osht përdorë si bazë toskërishtja për dy arsye. Njo, se osht dashtë njona prej formave sitaksore me u përdorë (s’kanë mujt dyjat). Edhe e dyta, se toskërishtja osht ma homogjene, përderisa n’veri shumë ma shumë dallojin dialektet me rajoneve (Peja, Rahoveci, Shkodra, Gostivari, Mitrovica, Gjakova...). Në shikim t’parë s’po tingëllon edhe qaq keq. Para nja 40 vjetve qikjo ka qenë ideja e bashkimi të gjuhës. Po sot po e shohim që megjithato, diçka osht ka mungon. Edhe tash po i vujim pasojat.
Fundi i fundit, fanatikat e gjuhës letrare, flasin thu’ se gjuhën e kemi standardizu para 1000 vjetve.
“Ka ende kohë që qëllimi i gjeneratave që na kanë paraprirë, i parealizuar për shkak të mënyrave që janë dëshmuar si të gabuara, të zhvillohet më tutje drejt suksesit nga gjenerata e së ardhmes.”
(3) komente | Klikime (1653)
Zgjim (Pejė): 26-07-2010 16:14
fattmir (londer): 22-07-2010 11:18
Shkurte (Suhareke): 06-04-2010 11:06Blogat janë faqe personale të vetë autorit. Secili bloger mirëmban faqen e tij, ndërsa portali Zeri.info ofron vetëm hapësirën me qëllim që të kontribuojë në shtimin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe hapjen e debatit për Ƨështje të ndryshme të interesit individual ose shoq?ror. Blogat nuk redaktohen nga portali ose stafi i gazetës Zëri.
Portali Zëri.info, megjithatë mbanë të drejtën që të ndalojë publikimin e shkrimeve ose të heqë shkrimet e publikuara që janë në kundërshtim me kodin etik profesional dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.
Homazh pėr moralin e Kryeministrit Zero
Mbi 80% e popullatės janė proserbė*
Allahu njo, Amerika dy!
Mimoza dhe Shukri Buja
"Ēka ka Vetėvendosja qė veē po ankohet?"
Qysh ia nguli Shefqet Krasniqi Baton Haxhiut!
Turpi i Marigonės
Vokabulari artistik i mjeshtrit tparketit!
Fmijtė tanė Snoba
Metafora e blerjes sė banesės
Homazh pėr moralin e Kryeministrit Zero |
243 komente
Allahu njo, Amerika dy! |
151 komente
Mėsim-besimi (II) |
83 komente
Qysh ia nguli Shefqet Krasniqi Baton Haxhiut! |
76 komente
Fmijtė tanė Snoba |
76 komente
Nga Kosova nė Islamistan: Xhamia nė vend tė ēerdhes (I) |
75 komente
Mimoza dhe Shukri Buja |
66 komente
Mbi 80% e popullatės janė proserbė* |
65 komente
Turpi i Marigonės |
59 komente 