Kanada, qeveria kërkon 300 mijë emigrantë për qëndrim të përhershëm

Bota August 14, 2016 - 20:33

Kanadaja është një nga shtetet që mban rekorde për pranimin e emigrantëve.

Ky vend ka pranuar edhe në të shkuarën emigrantë, por duket se nuk do të ndalet. Ministri i Emigracionit në Qeverinë e Kanadasë, John McCallum, ka deklaruar se vendi i tij ka nevojë për gati 300 mijë emigrantë, për të plotësuar nevojat që ka shteti kanadez.

Ai tha se nevoja për emigrantë në vend lind për shkak se popullsia vendase po plaket.

“Përse të mos e rrisim numrin e emigrantëve në Kanada? Dhe kjo është ajo që mendoj, shpresoj dhe çfarë duhet të bëjmë. Unë shpresoj se emigrantët në Kanada do të jenë mjaft produktivë”, tha ministri MkCallum.

CBS njofton se qeveria liberale kanadeze kërkon 280 mijë deri 305 mijë emigrantë, për qëndrim të përhershëm në vend.

E gjitha kjo është pjesë e një plani trevjeçar të përpiluar nga ministri MkCallum.

Për më shumë klikoni KËTU.