Hollande paralajmëron kundër shkallëzimit të konfliktit në Ukrainë

Bota August 16, 2016 - 21:50

Presidenti francez, François Hollande, i bëri sot thirrje palëve të pranishme në Ukrainë të ruhen kundrejt çdo përshkallëzimi që do e bënte më të vështirë aplikimin e marrëveshjeve të Minskut, në një komunikatë të publikuar nga “Elysée”.

Kjo thirrje u bë gjatë një bisede telefonike mes Hollande dhe kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, transmeton atsh.

“Me kërkesën e Poroshenkos, për të bërë një përmbledhje të situatës në Ukrainë. Hollande rikujtoi pozicionin konstant të Francës mbi aneksimin ilegal të Krimesë që nuk do të njihet”, thuhet në këtë komunikatë.