Vdes vëllai i Omranit, vogëlushit sirian fotografia e të cilit tronditi botën

Bota August 20, 2016 - 21:47

Vëllai i djalit sirian, fotografia e të cilit ishte shndërruar në simbolin e vuajtjes së civilëve në luftimet në Aleppo, është raportuar i vdekur nga plagët e marra, shkruan Indepedent.

Ali Daqneesh, 10 vjeçar u plagos së bashku me vëllain e tij të vogël Omran dhe pjesën tjetër të familjes, gjatë një sulmi ajror në ndërtesën  ku jetonin ata, natën e së mërkurës.

Ai u dërgua në spital me prindërit dhe vëllezërit e motrat e tij, por nuk arriti tu mbijetojë plagëve të marra, thanë aktivistët në Aleppo, duke shtuar se të pranishmit janë mbledhur në një shtëpi të përkohshme të familjes.