ISIS i shpall luftë Papa Françeskut

Bota August 30, 2016 - 19:48

ISIS i ka shpallur luftë zyrtare Papa Françeskut.

Ati i shenjtë është vënë nën shënjestër nëpërmjet një shkrimi nga revista Dabiq.

Papa Françesku cilësohet fajtor për mbrojtjen që u ka bërë homoseksualëve me lutjen e tij për viktimat e masakrës së Orlandos.

Ai gjithashtu sulmohet për përpjekjen e vazhdueshme drejt një bote të moderuar myslimane.

Artikulli thekson se homoseksualiteti është i pamoralshëm.

Ky shkrim është shoqëruar me fotografi të Papës me imamin e Kajros Ahmed al Tayeb, të cilët janë cilësuar si kundër fesë.