Letra emocionale që ia shkroi prindërve, zbulohet dhjetë vite pas vdekjes së tij

Bota September 02, 2016 - 20:34

Bob Irwin nga Queenslandi i Australisë, e ka publikuar letrën që e kishte shkruar djali tij Steve – gjuetari i krokodilëve që ka vdekur tragjikisht para dhjetë viteve.

Kur ishte 32-vjeç, ai e kishte shkruar një letër emocionale për prindërit, por nuk e kishte dërguar kurrë, transmeton Telegrafi.

Shënimi i vënë në mesin e disa librave është gjetur rastësisht, teksa po kërkohej për të dhëna të ndryshme, që do të hynë në dokumentarin “Gjuetari i fundit i krokodilëve: Trashëgimia e babait dhe të birit”.

Në këtë filmim që do të lansohet më 26 tetor, në ditën kur Steve do të mbushte 44 vite, tregohen eksperiencat e tij me botën e egër dhe lidhja e ngushtë që kishte me prindërit.

Në letrën që ka mbetur e pahapur deri më tani, shkruan:

“Të dashur nënë dhe baba

Mbase një nga gjërat më pafat në këtë ‘jetë tipike’ është se mu deshën më shumë se 30 vite për të kuptuar se sa të nevojshëm dhe thelbësorë keni qenë për të ndërtuar karakterin, moralin dhe më e rëndësishmja -lumturinë time.

Në moshën 32-vjeçare më në fund kam filluar ta kuptojë këtë. Në kohë të mira dhe të këqija, ju keni qenë aty. Fuqia dhe durimi juaj për të më rritur, nuk do të shkojë i pashpërblyer. Dashuria ime për ju është fuqia që kam.

Për gjithë jetën time, do të reflektoj momentet e pabesueshme që i kemi ndarë dhe do t’i ndajmë së bashku.

Ju jeni shokët e mi më të mirë.

Faleminderit, Steve”.

Një dekadë pas vdekjes, familjarët e tij – përfshirë gruan Terri dhe dy fëmijët, Bindi dhe Robert -e kanë punuar dokumentarin që tregon për punën që ai ka bërë.

Ndryshe, Steve ka vdekur aksidentalisht më 2006, kur ka hasur rastësisht në një rraxhë duke bërë një filmim.