Dorëhiqet ministri meksikan pas vizitës së Trump

Bota September 07, 2016 - 19:49

Ministri i financave në Meksikë, Luis Videgaray, ka dhënë dorëheqje pas vizitës së Donald Trump javën a kaluar, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Videgaray është cilësuar si një nga organizatorët kryesore të takimit në mes të Trump dhe presidentit meksikan Enrique Pena Nieto.

Vizita e tij është kritikuar shumë si në mediat nacionale njëkohësisht edhe ato sociale.

Zyrtarë nga ministria kanë deklaruar që Videgaray nuk do të marrë ndonjë post publik tjetër.