Trump me plan për shkatërrimin e ISIS

Bota September 07, 2016 - 21:45

Donald Trump ka deklaruar që do të zgjeroj të gjitha fushat e ushtrisë amerikane në qoftë se fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Kandidati nga radhët e republikanëve ka thënë që dëshiron më shumë marinsa e ushtarë, si dhe më shumë aeroplanë dhe anije.

Ndër të tjera Trump ka thënë që do të ofroj një plan për të shkatërruar ISIS-in në 20 ditët e para të punës së tij.

Ndërsa sa i përket financimit të planit të tij ai ka thënë që këtë do të arrijë nga taksat e pa mbledhura, shkurtimin e mbetjeve qeveritare si dhe uljen e forcës federale.