Kaos total në Greqi, 4 të vdekur nga moti i keq (FOTO)

Bota September 07, 2016 - 22:26

Moti i keq ka shkaktuar një kaos total në Greqi, duke regjistruar të paktën 4 të vdekur nga përmbytje dhe dëme të shumta materiale.

Viktimat janë të moshës 63 vjeç, 77 vjeç, 90 vjeç dhe 92 vjeç, ndërsa një person rezulton i zhdukur.

Stuhia ka prekur kryesisht Greqinë Veriore, ndërsa situata problematike paraqitet në qytetin e Kallamatës.

Autoritetet greke ndodhen në gjendje emergjente për t’i ardhur në ndihmë banorëve të bllokuar dhe që u janë përmbytur banesat nga uji.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image