Rezultatet e para: HDZ-ja 7 deputetë më shumë se Koalicioni Popullor

Bota September 11, 2016 - 23:42

Pas mbylljes së vendvotimeve në Kroaci, në të cilat zgjedhësit për herë të dytë brenda 10 muajve zgjedhin parlamentin e ri kroat, rezultatet kanë filluar të qartësohen.

Pas numërimit të 46.87 për qind të votave, rezultati momental shkon në të mirë të të djathtëve të HDZ-së, të cilët kanë siguruar 61 vende në parlament, kurse Socialdemokratët të mbledhur rreth koalicionit Popullor (Zoran Milanoviq) kanë arritur në kuotën e 54 deputetëve, shkruajnë mediat kroate, transmeton lajmi.net.

Parlamenti kroat ka 150 deputetë.