Shpërthimi i zjarrit në një shtëpi shuan një familje nëntë anëtarësh

Bota September 12, 2016 - 21:40

Zjarri që shpërtheu sot në mëngjes në një shtëpi në Memphis, ka lënë të vdekur nëntë anëtarë të një familjeje - katër të rriturit dhe pesë fëmijë, kjo është konfirmuar nga kreu i departamentit të zjarrit në Memphis.

Zjarrfikësit thanë se gjatë përpjekjes për shuarjen e zjarrit në vendin e ngjarjes kanë gjetur trupat e katër të rriturve dhe tre fëmijëve, transmeton lajmi.net.

Tre fëmijë ishin “në gjendje kritike” të cilën u dërguan në spital për trajtim, por njëri prej tyre është ende duke luftuar për jetë.

Zjarrfikësit thanë se kur arritën të shtëpia kishin parë tym të dendur që dilte nga shtëpia në të cilën jetonin 10 anëtarë të fëmijës.

Zjarrfikësve ju është dashur 15 minuta që ta shuajnë zjarrin.

Ende nuk dihet cili ishte shkaku i zjarrit, raporton AP.

Të afërmit dhe miqtë e familjes së viktimave kanë hapur një llogari në një bankë lokale dhe u kanë bërë thirrje njerëzve që të dhurojnë fonde për shpenzimet e varrimit të nëntë anëtarëve të familjes.