Putin ka dëshmitë që tregojnë të vërtetën e sulmeve terroriste më 11 shtator në SHBA

Bota September 12, 2016 - 23:07

Ka më shumë se veç disa teori konspirative që e lidhin qeverinë amerikane me sulmet e 11 shtatorit, por disa pretendime të reja thonë se Vladimir Putin mund të ketë dëshmi të sigurta të cilat mund të dëshmojnë se këto spekulime janë të vërteta.

Teoricienët po pretendojnë se presidenti rus ka një sërë provash të cilat dëshmojnë se qeveria amerikane dhe shërbimet e inteligjencës ishin të përfshira në sulmin që vrau rreth 3,000 njerëz dhe lëndoi 6,000 të tjerë më 11 shtator, 2001.

Grupi terrorist al-Qaeda është deklaruar zyrtarisht përgjegjës për përplasjen e një avioni në Kullat Binjake, por kërkuesit e së vërtetës besojnë se administrata e presidentit Xhorxh Bush ishte prapa sulmit, duke pretenduar se Bin Laden dhe njerëzit e tij ishin vetëm një fasadë, transmeton Gazeta Express.

Nuk ka ndonjë dëshmi konkrete që dëshmon se qeveria amerikane mund të jetë përfshirë në këto sulme – pavarësisht se teoricienët thonë se kullat u rrëzuan nga një shpërthim i kontrolluar.

Por uebfaqja politike ruse “Pravda” raportoi se Putin është duke u bërë gati për të lëshuar prova autoritative të cilat dëshmojnë pa asnjë dyshim se qeveria amerikane ishte e përfshirë direkt në sulmet e 11 shtatorit.

Raporti thotë: “Putin do të godasë njëherë, por do të godasë fort. Rusia është duke përgatitur lëshimin e dëshmive të përfshirjes së qeverisë amerikane dhe shërbimeve të inteligjencës në sulmet e 11 shtatorit. Lista e dëshmive përfshin imazhe satelitore. Materiali i publikuar mund të dëshmojë përfshirjen e qeverisë amerikane në sulmet e 11 shtatorit dhe suksesin e saj në manipulimin e opinionit publik. Sulmi ishte planifikuar nga qeveria amerikane, ashtu që njerëzit e SHBA-së të mendonin se ky ishte një akt agresioni nga organizatat ndërkombëtare terroriste”.

Artikulli shkon më tej dhe pretendon se motivi i Putin është që të demaskojë rregullat sekrete terroriste të qeverisë amerikane, raporton Daily Star.