Florida, digjet xhamia në të cilën falej vrasësi i Orlandos

Bota September 12, 2016 - 23:47

Është kapluar nga zjarri një xhami në Florida, e cila ishte vizituar shpesh nga Omar Mateen, vrasës i 49 personave në një klub të natës të homoseksualëve muaj më parë në Orlando.

Kamera të sigurisë kanë paraqitur një person derisa i afrohet xhamisë në Fort Pierce, ku edhe fillojnë flakët, thanë zyrtarët e Floridas.

Omar Mateen kishte kryer vrasjet në masë në qershor të këtij viti, derisa kishte hyrë në klubin e homoseksualëve ‘’Pulse’’.

Ai u vra nga policia pas një pengmarrjeje, ndërsa kishte deklaruar besnikërinë  e tij ndaj të ashtuquajturit Shtet Islamiki (ISIS).

Zjarri në xhaminë e Fort Pierce mund të ketë lidhje me festën e Kurban Bajramit si dhe me përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA, njofton Klan Kosova.

Përveç Omar Mateen, xhamia ishte vizituar edhe nga Moner Mohammad Abu Salha, i cili u bë amerikani i parë që kreu sulm vetëvrasës në Siri.