Komisionari i BE’së i kërkon falje kinezëve për ofendimin

Bota November 03, 2016 - 20:15

Komisionari evropian për Ekonominë dhe Shoqërinë Dixhitale, gjermani Gunther Oettinger kërkoi falje me anë të një komunikatë për deklaratat e tij të kundërshtuara, veçanërisht për kinezët, të bëra në fund të muajit tetor në Hamburg, që kanë shkaktuar indinjatë në Gjermani dhe kritika nga ana e Pekinit.

“Dëshiroj të kërkoj falje për çdo mendim që nuk ka qenë aq i kujdesshëm sa duhej të kishte qenë”, shkruan Oettinger, transmeton atsh .

Kjo deklaratë vjen disa ditë pasi kishte përdorur termin fyes “sypjerrët” për të përshkruar kinezët.

Ndërhyrja para shefave të kompanive ishte filmuar nga një pjesëmarrës dhe u publikua në internet.