Predha dhe plumba nga të gjitha anët, kështu duket Aleppo nga vija e parë e frontit (Video)

Bota November 03, 2016 - 21:07

Lufta për çlirimin e Aleppos është ende në vazhdim e sipër, rebelët tani janë zhvendosur në një sulm të ri kundër forcave qeveritare, që mbajnë pjesën perëndimore të Aleppos.

Rebelët kanë hedhur poshtë mundësin për t’u larguar në mënyrë paqësore nga qytetin dhe tani janë duke u përpjekur për të thyer bllokadën.

Dhjetëra civilë vazhdojnë të jetojnë nën plumbat dhe bombardimet e palëve, transmeton lajmi.net.

Ekipi i ‘Russia Today’, është vendosur në Aleppo dhe ka gjiruar nga vija e parë e frontit, pikërisht ku ishte beteja, aty ku gjuhej me mitraloz dhe mortaja.

“Ka pasur dy ose tre makina bombë vetëvrasëse shumë afër nesh. Ne u fshehë. Pamë shumë predha qe binin pak metra nga ne”, tha gazetari i këtij mediumi që ishte në vendin e ngjarjes.

Rusia dhe Siria para dy javëve të kaluara ndalen sulmet ajrore në pjesë lindore të Aleppos, pasi kishte kritika të ashpra se kishte viktima të shumta në civil.

Moska ka thënë se civilët janë duke u mbajtur nga militantët si mburoja njerëzore.