ISIS drejt fundit, Pentagoni thotë se Bagdadi po humbet kontrollin e xhihadistëve në Mosul

Bota November 03, 2016 - 23:31

Kreu i të ashtuquajturit Shteti Islamik, Edu Bekr el-Baghdadi gjithnjë e më shumë është duke e humbur kontrollin e trupave të tij në qytetin irakian të Mosulit.

Kjo është thënë, nga zëdhënësi ushtarak i koalicionit ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, John Dorian.

Përmes një video- mesazhi, Al- Baghdadi i bën thirrje trupave të tij ushtarak ta mbrojnë Mosulin “si martirë”, Dorian tha se ishte “shumë e qartë se ai tentoi t’u dërgoj mesazh atyre në mënyrë që të komunikoj me luftëtarët e tij pasi nuk i ka më në kontroll”, transmeton lajmi.net.

“Kjo është ndoshta një shenjë e qartë e dobësimit të rëndë të aftësisë së tij për të kontrolluar trupat e tij dhe për të komunikoi me ta”,tha Dorian.

Ai shtoi se mesazhi i Al-Baghdadi tregon se ka mospajtime brenda shtetit islam, për shkak se ushtarët e tij ka thënë se “nuk luftojmë mes vete.”

Dorian tha se “gjëra të tilla flet vetëm udhëheqësi që fillon të humbet kontrollin mbi ushtrinë e tij”.

Sipas fjalëve të tij, Shteti Islamik po ashtu përballet me braktisjen e luftëtarëve të tij në Mosul, koalicioni ka informacione sipas të cilave “shumë xhihadistë kanë lënë pozicionet ose janë duke u përpjekur për të shpëtojnë nga atje”, por ISIS i do t’i dënoj ata me vdekje.

Pentagoni pretendon se kapacitetet propagandistike të vendeve islamike janë ulur ndjeshëm që nga sulmet ajrore të koalicionit, të cilat janë asgjësuar edhe udhëheqësit e xhihadit dhe i kanë shteruar burimet e tyre financiare.