Donald Trump 'e ndjen humbjen', sulmon ashpër FBI-n dhe Hillary-n

Bota November 07, 2016 - 20:30

Kandidati republikan për President të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë sot se FBI, që njoftoi se nuk kishte gjetur asgjë të dyshimt në e-mail e kandidatës demokratike Hillary Clinton, sipas tij kjo nuk është e mundur, pasi nuk mund që të shqyrtohen 650,000 email për tetë ditë.

“Hillary Clinton është në faj, ajo e di atë, po edhe FBI e di atë, njerëzit e dinë këtë dhe tani populli i Shteteve të Bashkuara do ta merr një vendim të drejtë në zgjedhjet e 8 nëntorit”, tha Tramp në një nga mbledhjet e fundit të Miçiganit transmeton lajmi.net.

Megjithatë, siç raportoi BBC, disa ekspertë të IT thonë ndryshe.

“Kjo është pika e parë naive. Hetuesit nuk do të merren më çdo email individualisht”, ka thënë Adam Woodward nga universiteti i Surit.

Stephen Murdoch, nga universiteti i Londrës, thotë se ka metoda të ndryshme për shikimin email.