Trump po fiton në shtetin pa të cilin nuk mund të hysh në Shtëpinë e Bardhë

Bota November 09, 2016 - 00:10
Sipas një sondazhi të fundit të publikuar nga mirror.co.uk, republikani Donald Trump është duke prirë në një prej shteteve vendimtare që mund edhe ta përcaktojë fituesin e zgjedhjeve në SHBA.

Ohio është shteti ku Trump është duke kryesuar me 3.5 për qind më shumë vota se demokratja, Hillary Clinton, transmeton Periskopi.

Siç shkruan tabolidi britanik, papunësia e lartë ka ndikuar që Trump të fitojë epërsi karshi rivales së tij, Clinton.

Asnjë president amerikan, përveç Abraham Lincoln para 150 viteve, deri më sot, nuk ka arritur në Shtëpinë e Bardhë pa e mbështetur shteti i Ohios.