Dikush e votoi Erdoganin për president të SHBA-së [Foto]

Bota November 09, 2016 - 01:39

Tash kur vendvotimet në SHBA po mbyllen, në Twitter po qarkullon një fotografi interesante e një vote, ku në listën e kandidatëve për presidentë të SHBA-së është shtuar edhe presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan.

Nuk dihet se kush ka qenë votuesi kreativ që e ka shtuar Erdoganin si opsion për kandidat, mirëpo fotografia po qarkullon në rrjete sociale dhe njerëzit po argëtohen me të. /Periskopi

Image